Hapet “kasaforta” plot lluks e FSHF-së, 2.3 mln € vetëm për shpenzime administrative

Federatës Shqiptare të Futbollit i kushton plot 303 milionë lekë të reja aparati i saj burokratik. Këto janë shifrat që bëhen të ditura nga vetë FSHF në raportin vjetor të saj. “Shqiptarja.com” zbardh Raportin financiar të vitit 2017 që do të paraqitet në Asamblenë e Durrësit më 7 shkurt. Sipas asaj që shkruhet në këtë raport të hartuar nga vetë FSHF-ja për vitin 2017 ajo ka pasur 13.3 milionë euro të ardhura dhe 10.3 milionë euro shpenzime.

“Federata Shqiptare e Futbollit e mbylli vitin 2017 me të ardhurat 1,813,838 mijë lekë (dmth 1,813,838,000 lekë të reja) dhe shpenzime prej 1,421,519 mijë lekë. Rezultati në fund të vitit 2017 llogaritet në tejkalim të të ardhurave mbi shpenzimet për shumën 392,319 mijë lekë”, thuhet në kërë raport. Pra siç shihet FSHF-ja në fund të këtij viti ka dalë me fitim nga aktiviteti i saj me plot 392,319,000 lekë të reja, pra rreth 3 milionë euro.

TE ARDHURAT

Nga të ardhurat e federatës shihet se zërin më të madh e ka të ardhurat nga grante. Këtu hyjnë grante që jepen nga shteti shqiptar, nga FIFA dhe UEFA.

Nga shitja e të drejtave të imazhit televiziv për kombëtaren ekipin kombetar dhe për kampionatin shqiptar FSHF siguron më pak se gjysmën nga të ardhurat që merr nga grantet 409 milionë lekët të reja në total, nga të cilat 349 milionë lekë për kombëtaren dhe për të drejtat e kampionatit shqiptar merr vetëm 60 milionë lekë, çka tregon disnivelin shumë të madh që ka kombëtarja me futbollin e luajtur në Shqipëri.

Kjo është edhe një nga kritikat më të shpeshta që i bëjnë presidentit aktual të FSHF-së Armand Duka kundërshtarët e tij. FSHF ka të ardhura relativisht të mira nga sponsorizimet me 222 milionë lekë, por vetëm 91 milionë lekë mbledh nga shitja e biletave dhe fanellave e suvenireve të tjera të kombëtares.

SHPENZIMET

Të shpenzimet FSHF lë shumë vend për kritikët e saj. Federata harxhon 1/5 e fondit të saj për shpenzime vetëm për nëpunësit e saj. 303 milionë lekë të reja, pra rreth 2.3 milionë euro shpenzohen për administratën e FSHF, përfshirë këtu paga, pagesa telefonash, kosto e zyrave etj. Bie në sy se për investime në sport FSHF harxhon vetëm 180 milionë lekë të reja, pra shumë më pak se sa ky institucion harxhon për të mbajtur administratën e tij.

Po kështu klubeve shqiptare u jepen për të drejtën televizive vetëm 80 milionë lekë. Pra federata ndan gjithë shumën që ajo merr për të të drejtën televizive të kampionatit, që është 60 milionë dhe jep plus edhe 20 milionë nga 349 milionë lekë të reja që merr për të drejtën televizive të kombëtares. Ndërsa për përmirësimin e cilësisë së sportit paguhen rreth 75 milionë lekë.

Investimet

Për investime në sport FSHF harxhon vetëm 180 milionë lekë të reja, pra shumë më pak se sa ky institucion harxhon për të mbajtur administratën e tij që i kushton 303 milionë lekë.

13 milionë euro

Sipas asaj që shkruhet në raportin financiar të hartuar nga vetë FSHF-ja për vitin 2017 ajo ka pasur 13.3 milionë euro të ardhura dhe 10.3 milionë euro shpenzime./shqiptarja.com//ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Hapet “kasaforta” plot lluks e FSHF-së, 2.3 mln € vetëm për shpenzime administrative
Hapet “kasaforta” plot lluks e FSHF-së, 2.3 mln € vetëm për shpenzime administrative
Hapet “kasaforta” plot lluks e FSHF-së, 2.3 mln € vetëm për shpenzime administrative
https://2.bp.blogspot.com/-6qb78H25whg/Wnbln5QdMmI/AAAAAAAARZk/UAJgHsSyRFkrjzWur9xJH6EayslKswH-wCLcBGAs/s640/duka.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-6qb78H25whg/Wnbln5QdMmI/AAAAAAAARZk/UAJgHsSyRFkrjzWur9xJH6EayslKswH-wCLcBGAs/s72-c/duka.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/hapet-kasaforta-plot-lluks-e-fshf-se-23.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/hapet-kasaforta-plot-lluks-e-fshf-se-23.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy