Hasan Prishtina – Kryeminstër i Shqipërisë

Të dhënat personale

Lindi më: 27 Prill 1873

Lindi në: Vushtrri, Shqipëri

Vdiq më: 13 Gusht, 1933

Vdiq në: Selanik, Greqi

Kombësia: Shqiptarë

Profesioni: Politikan, Jurist

Hasan Prishtina (lindi më 1873, Vushtrri – 13 gusht 1933, Selanik), deputet[1], aktivist shqiptar nga Kosova (Perandoria Osmane). Ishte patriot e demokrat revolucionar i shquar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Prejardhja

Më 1771, një plak me emrin Haxhi Ali Berisha, kapërceu kodrat e Galicës dhe zbriti në Vushtrri. Ishte Ali Berisha nga Polanci i Drenicës, i biri i Abdullah Aliut, njeriut të fundit të kësaj familje që vdiq dhe u varros në Polac. Haxhi Ali Berisha kishte me vete edhe të tre djemtë: Mehmetin, Mahmutin dhe Ahmetin. Mehmeti la pas vetes Sylejman agën, i cili më 1898 arriti të fitojë titullin pashë. Mamuti la një djalë, Zejnullah bej Vuçiternën. Ahmeti pati dy djem: Hasanin dhe Ymerin. I ati, Ahmeti, në ortakëri me Ismail pashë Dibrën duke kontraktuar nozullimin e ushtrisë otomane, grumbulloi pasuri tepër të madhe në pak vjet. Hasan Prishtina u lind në Vushtrri, më 27 Prill 1873, por ka edhe mendime se ai ka lindur në vitin 1878. Deri në vitin 1908 është quajtur Hasan Berisha – Polanci, gjegjësisht Hasan Vuçitërni, kurse nga ky vit, kur zgjedhet deputet i Prishtinës në parlamentin turk, nënshkruhet Hassan Prishtina. Fëmijëria e tij dallonte nga ajo e fshatarëve të vet.[2]

Arsimimi

Mësimet e para (mejtepin) dhe disa klasë të progjimnazit (iptida) i mbaroi në Vushtrri, me sukses të shkëlqyeshëm. Qysh si nxënës u tregua i vrullshëm dhe i guximshëm, duke kundërshtuar disa herë hoxhën. Ai pati fat që mësues letërsie ta kishte profesorin nga Prekazi, Hafëz Arifin, nga i cili edhe u frymëzua me ide atdhedashurie. Meqë ishte nxënës i mirë dhe kishte mundësi materiale, ai vazhdoi shkollimin në gjimnazin grek të Selanikut ku mësoi edhe gjuhën frënge e u njoh me veprat e iluministëve francezë, Volterit, Monteskie, Zhan Zhak Rusos, etj[3]; dhe në Stamboll, ku u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike. Gjatë shkollimit fitoi kulturë të gjerë dhe u brumos me ide revolucionare e përparimtare evropiane, sidomos sa ishte në Selanik. Ishte ithtar i ideve të Revolucionit Francez (1789-1794). Të gjitha këto u gërshetuan harmonishëm me edukatën e tij të lartë e të thellë familjare, me shumë tipare atdhetare duke formuar kështu një personalitet liridashës. Ai njihte shumë gjuhë: anglishten, arabishten, çerkezishten, frëngjishten, greqishten, gjermanishten, italishten, serbishten e turqishten. Brenda një kohe të shkurtër zuri pozita të rëndësishme në administratën turke dhe arriti të bëhet edhe kryekonsull në shtetin e Turqisë. Në kryeqytetin otoman krijoi lidhje të ngushta me bashkatdhetarë të dalluar dhe lexonte veprat e vëllezërve Frashëri, Pashko Vasës, Hoxhë Tahsinit, etj.

Veprimtaria politike në Mexhlisin Osman, 1908-1912

Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në Parlamentin osman si përfaqësues i Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Kjo periudhë, për atdhetarin e madh Hasan Prishtina, do ishte vendimtare në kthesat historike kombëtare të popullit shqiptar. Ai u bë njëri ndër protagonistët kryesorë që do të godiste fuqishëm themelet e Perandorisë Osmane në tokat shqiptare, por edhe ta largonte atë përfundimisht nga Shqipëria./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Hasan Prishtina – Kryeminstër i Shqipërisë
Hasan Prishtina – Kryeminstër i Shqipërisë
Hasan Prishtina – Kryeminstër i Shqipërisë
https://1.bp.blogspot.com/-Bw708fadhu4/Wny-zzakJ4I/AAAAAAAASAg/iQJkM5W0EC4fnILAINBqw34qId8JuXnCwCLcBGAs/s640/img_9050-660x330-640x320.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Bw708fadhu4/Wny-zzakJ4I/AAAAAAAASAg/iQJkM5W0EC4fnILAINBqw34qId8JuXnCwCLcBGAs/s72-c/img_9050-660x330-640x320.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/hasan-prishtina-kryeminster-i-shqiperise.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/hasan-prishtina-kryeminster-i-shqiperise.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy