HEC-i në Osum – Nuk duhet t’i vëmë asnjë minë Shqipërisë…

, HEC-i në Osum – Nuk duhet t’i vëmë asnjë minë Shqipërisë…

Nga Berati ku u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po përballet me probleme për kontratat e HEC-eve të trashëguara.
Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Kryeministri bëri me dije se pas diskutimit për HEC-in mbi Kanionet e Osumit, do të shikohen më me kujdes projekte të tilla.
“Jemi të vendosur që në rrugën tonë të përballemi me të gjitha minat e së shkuarës. Nuk do t’i vëmë asnjë minë Shqipërisë në asnjë sektor. Që do të thotë se me HEC-et e trashëguara, siç ndodhi me Valbonën, që ne e minimizuam, por nuk arritëm dot ta neutralizonim plotësisht se do të përballeshim me gjyqe në Arbitrazh që mund të na ndëshkonin rëndë, nuk do të lejojmë asnjë vepër aty ku cenohet turizmi”, u shpreh ai.
Kryeministri Edi Rama komentoi edhe vendimin për bllokimin e guroreve.
“Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, që udhëheq programin tonë ambicioz të rigjelbërimit të të gjitha territoreve të kafshuara dhe masakruara ndër vite, me shumë prioritet po ndjek gurore për gurore, jo vetëm në Qarkun e Beratit, por në gjithë Shqipërinë. Do të vazhdojmë të bllokojmë gurore dhe çdo kompani dhe sipërmarrje që kërkon të shfrytëzojë malet e kodrat për të nxjerrë gurë duhet të zbatojë të gjitha standardet e kontratave, sepse kontratat janë të qarta dhe standardi është i qartë. Kemi gati planin e rehabilitimit për Krujën e Skënderbeut, të kafshuar nga barbaria e tranzicionit. Gjithë ajo pllajë do të rigjelbërohet. Nuk do të lejojmë me shfrytëzimin e asaj faqeje të malit duke u propozuar kompanive që plotësojnë kriteret të tjera zgjidhje”, tha ai./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button