“Hiqet ligji i luftës”, mediat greke: Shqiptarët do marrin pasuritë e humbura në 1940

Greqia do të bëjë tërheqjen e madhe për ligjin e luftës me Shqipërinë të vendosur më 10 nëntor 1940 kur u shpall dekreti mbretëror grek.

Kështu shkruan sot media nacionaliste greke “voria.gr”.

Sipas këtij siti qeveria greke nuk jep informacione për shkak se çështja është diplomatike, ndërsa theksohet se kjo media i referohet edhe deklaratve të politikanëve shqiptarë.

Por nuk do të kalojë shumë kohë para se gjithçka të zbulohet, thuhet në këtë shkrim.

Sipas artikullit, me heqjen e ligjit të luftës, shqiptarët do të kërkojnë pronat e tyre në Greqi. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka përmendur rreth 1800 raste shqiptarësh që kanë humbur pasurinë në vitin 1940, por jo çamët, pasi për këta të fundit ndiqet tjetër formulë diskutimi.

Për sa i përket marrëveshjes detare, Greqia do shtrihet në 12 milje, duke përcaktuar “vijën e mesme” që e favorizon përkundrejt Turqisë. Mbetet për t’u parë se si do jetë përcaktimi i zonave “Joni 1” dhe “Joni 2” ku qeveria greke ka thirrur tashmë kompani të huaja për kërkim hidrokarburesh.

Pra Shqipëria do i falë 12 milje det Greqisë dhe në këmbim do të hiqet ligji i luftës, por jo vetëm kaq.

Në marrëveshje është folur edhe për tekstet shkollore për pakicat përkatëse në shtetin fqinj, si dhe njohja e patentave të makinave.

Megjithatë në artikull thuhet se nga pala greke ka rezerva lidhur me këto informacione dhe se do të ketë reagime siç pati për emrin e Maqedonisë.

Në përfundim, thuhet se shqiptarët nuk do të eliminojnë tensionet edhe pas lëshimeve që grekët po ju bëjnë, dhe se politikanët e tyre po injorojnë realitetin./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Hiqet ligji i luftës”, mediat greke: Shqiptarët do marrin pasuritë e humbura në 1940
“Hiqet ligji i luftës”, mediat greke: Shqiptarët do marrin pasuritë e humbura në 1940
“Hiqet ligji i luftës”, mediat greke: Shqiptarët do marrin pasuritë e humbura në 1940
https://2.bp.blogspot.com/--wu5GfmeB_g/WoMc9Exv9kI/AAAAAAAASnI/ph4R2wpxDgERdXFhDI-y9fylmwSx-7GJQCLcBGAs/s320/dghrj-640x577.jpg
https://2.bp.blogspot.com/--wu5GfmeB_g/WoMc9Exv9kI/AAAAAAAASnI/ph4R2wpxDgERdXFhDI-y9fylmwSx-7GJQCLcBGAs/s72-c/dghrj-640x577.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/hiqet-ligji-i-luftes-mediat-greke.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/hiqet-ligji-i-luftes-mediat-greke.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy