Historia e Ermal Metës, djalit nga Fieri që realizoi ëndrrën e tij dhe triumfoi në ‘Sanremo 2018’

Kantautori shqiptar Ermal Meta triumfoi në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali. Dueti i shqiptarit me Fabrizio Moro i titulluar “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) triumfoi pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut. Ata u shpallen fitues me 52% të votave në vendin e parë, me një diferencë të madhe ndaj vendit të dytë që mori 22%.

Meta u rikthye në Sanremo 2018 në duet me Fabrizio Moro, por nuk u shpëtuan polemikave. Meta dhe Moro kanë arritur të lënë gjithçka pas krahëve dhe me performancat e tyre të jashtëzakonshme fituan zemrat e italianëve duke i bërë më të votuarit në këtë festival.
Kënga e tyre u pezullua pas akuzave se ishte e vjedhur. Në fakt bashkautori i këngës Andrea Febo pranoi se kishte marrë një pjesë nga refreni i një kënge të prezantuar në Festival 2 vjet më parë e cila nuk ishte pranuar dhe që nuk ishte publikuar. Sipas tij kjo ishte një këngë krejt tjetër me një përmbajtje dhe fabul tjetër. Tashmë kënga është një himn kundër akteve terroriste. Pas 36 orësh drejtuesit e festivalit e kthyen këngën në garë dhe ajo arriti të triumfojë.
  • Por kush është Ermal Meta?
Ai lindi në Fier dhe që prej moshës 13 vjeçare jeton në Bari, Itali me familjen e tij. Karrierën e tij e nisi si kitarist i grupit Ameba 4. Grupi konkurroi në kategorinë e të rinjve në Sanremo të vitit 2006 me këngën “Rido… forse mi sbaglio”.

Në vitin 2009, Meta formoi një tjetër grup, La Fame di Camilla, me të cilët realizoi tre albume. Në 2010, ai mori pjesë përsëri në Sanremo në kategorinë e artistëve të rinj. Përveçse këngëtar, ai është dhe një kantautor mjaft i talentuar. Ermal Meta ka shkruar këngë për emra të njohur të muzikës italiane si Patty Pravo, Marco Mengoni, Emma, Giusy Ferreri etj. Gjithashtu, ai ka shkruar dy këngë “Tutto si muove” dhe “Volevo perdonarti, almeno” për serialin televiziv Braccialetti rossi.

Në vitin 2017 ai konkurroi për herë të tretë në Sanremo, por për herë të parë si solist. Kënga e tij “E ndaluar të vdesësh” u konsiderua si një nga krijimet me tekstin që përcillte mesazhin më të fortë në këtë festival ku ai zuri vendin e tretë./Përgatiti: ZgjohuShqiptar.info
(Me poshte do te gjeni dy video, momentin e dhenies se cmimit te madh dhe tjetra kenga fituese pas cmimit)

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6999,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2070,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,410,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Historia e Ermal Metës, djalit nga Fieri që realizoi ëndrrën e tij dhe triumfoi në ‘Sanremo 2018’
Historia e Ermal Metës, djalit nga Fieri që realizoi ëndrrën e tij dhe triumfoi në ‘Sanremo 2018’
https://2.bp.blogspot.com/-TBVL8rF0dGk/WoAcHAwVvBI/AAAAAAAASUA/iHD5M-Kw26k8mvYsQLkesZVwry0Aj0fSwCLcBGAs/s640/dc0a340de0fe0c4ff2093dba15ecc46f-2.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-TBVL8rF0dGk/WoAcHAwVvBI/AAAAAAAASUA/iHD5M-Kw26k8mvYsQLkesZVwry0Aj0fSwCLcBGAs/s72-c/dc0a340de0fe0c4ff2093dba15ecc46f-2.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/historia-e-ermal-metes-djalit-nga-fieri.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/historia-e-ermal-metes-djalit-nga-fieri.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy