Ilir Meta: Të kthehen mbrapsht negociatat me Greqinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk do t’i japë plotfuqishmërinë Ministrisë së Jashtme për të negociuar një marrëveshje të re me Greqinë, nëse nuk përmirësohen disa nga problematikat e konstatuara në shkresën që një javë më parë iu drejtua kreut të shtetit. Presidenti Meta pasi u konsultua me gjithë ish-presidentit e shtetit shqiptar si Berisha, Mejdani, Moisiu, Topi dhe Nishani, si dhe me kryetaren e komisionit të politikës së jashtme Mimi Kodheli dhe zv/kryetarin Tritan Shehu me sa duket ka vendosur t’ia kthejë kerkesën ministrisë së jashtme për plotësime.

Presidenti Ilir Meta i drejtohet me një shkresë ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatit, për t’i shprehur gjithë problematikat e konstatuara në kërkesën e bërë një javë më parë për dhënien e plotfuqishmërisë, mësohet nga burime pranë presidencës, por edhe nga vetë ministria e jashtme e cila ka kontaktuar me stafin e presidentit. Bile një burim pranë ministrit të jashtëm Bushati ka thënë për “Koha Jone” se Presidenti ka shumë të drejtë ta kthejë, sepse nuk mund të firmosë një kërkesë të tillë, pasi edhe vetë ministri Bushati i ka thënë kryeministrit se letra nuk ka sens dhe mund të na kthejë Kryetari i Shtetit. Por ka qenë kryeministri Rama, flet burimi në ministrinë e jashtme, që ka vendosur për atë formë kërkese e cila tashmë pritet të kthejë nga zyra e presidencës.

Në këtë shkresë, kreu i shtetit do t’i kërkojë ministrit Bushati që të saktësojë emrat e negociatorëve që do të negociojnë për marrëveshjen e re me Greqinë. Dhe është krejt normale, pasi Presidenti i Republikës nuk mund të firmosë një shkresë dhe emrat të plotësohen nga qeveria. Emrat duhet parë, seleksionuar, kaluar në skaner dhe me pas vendoset.

Konsultimet e zhvilluara me paraardhësit e tij e kanë shtyrë Presidentin e Republikës që në shkresën, që do t’i dërgojë Ministrisë së Jashtme, të kërkojë edhe transparencë për të gjithë negociatat që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen me palën greke.

Burime nga Presidenca, saktësojnë se në të gjithë takimet konsultuese që Meta zhvilloi me paraardhësit e tij, Nishani, Topi, Moisiu, Mejdani dhe Berisha iu kërkua që qeveria të bëjë transparente negociatat me palën greke. Kjo transparencë do të konsiderohet e nevojshme për kreun e shtetit, në një kohë që në median greke, përfaqësues të lartë të qeverisë kanë deklaruar se kanë përmbyllur marrëveshjen e detit me Shqipërinë. Nëse sipas medias greke marrëveshja është mbyllur atëhere pse e duan firmën e Presidentit, apo që të mbyllin aferat me palën greke. Kryetari i Shtetit ka përgjegjsinë kushtetuese që të mos firmosë asgjë që prek interesat e kufinjtë e shtetit shqiptar.

Do të duhet përmbushja e këtyre kërkesave nga qeveria shqiptare që Presidenti Meta të firmosë dhënien e plotfuqishmërisë për grupin negociator shqiptar që do të punojë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me Greqinë.

Por duket se do vonojë kjo Plotfuqishmeri për fajin e qeverisë, e cila e ka menduar gjestin e Presidentit si gjest noterizues të gjithçkaje ka bërë qeveria, por nuk është kështu. Kryetari i Shtetit përgjigjet vetëm para Kushtetutës dhe popullit shqiptar./Kohajone//ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ilir Meta: Të kthehen mbrapsht negociatat me Greqinë
Ilir Meta: Të kthehen mbrapsht negociatat me Greqinë
https://1.bp.blogspot.com/-H0xsb1wh1wo/Wotj-q_fUxI/AAAAAAAACNM/Jc0m9_z0BW8jkRK7zr1JJ_JvSw3zJFZogCLcBGAs/s640/Meta-7.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-H0xsb1wh1wo/Wotj-q_fUxI/AAAAAAAACNM/Jc0m9_z0BW8jkRK7zr1JJ_JvSw3zJFZogCLcBGAs/s72-c/Meta-7.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ilir-meta-te-kthehen-mbrapsht.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ilir-meta-te-kthehen-mbrapsht.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy