Intrapidtravel: Shqipëria, diamanti i paprekur natyral i Evropës

, Intrapidtravel: Shqipëria, diamanti i paprekur natyral i Evropës

E shtrirë mes Greqisë veriore dhe ujërave të kaltra të Italisë, Shqipëria duhet të jetë një “Mekë” e turistëve, shkruan Intrapidtravel, kompania më e madhe në botë e aventurës për grupet e vogla turistike.
Me një histori mbresëlënëse, bukuri magjepsëse natyrore, kuzhinë mesdhetare të parezistueshme dhe një dozë ekscentrizmi, Shqipëria, siç vendi quhet në gjuhën vendase, është diamanti i paprekur natyral i Evropës.
Kultura
Shqipëria është ndryshe nga çdo vend tjetër në glob. Pas 500 vitesh nën sundimin otoman, në shekullin XX, Shqipëria u shndërrua në një nga vendet më të izoluara të botës, pasi diktatori komunist Enver Hoxha shkëputi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe Jugosllavinë.
Historia politike dhe gjeografike e vendit, së bashku me gjuhën e saj të papërsëritshme, u kanë lejuar shqiptarëve të ruajnë disa prej veçantive më të mrekullueshme kulturore.
Gjëja e parë që do të vënë re jo shqipfolësit është se shqiptarët tundin kokën poshtë e lart kur duan të thonë “jo” dhe majtas-djathtas kur duan të thonë “po”, që shumëkujt i duken përpjekje gazmore për të kapërcyer pengesat gjuhësore.
Furgonët, i vetmi mjet transporti, nuk kanë orar; ato kanë tendencën të nisen kur mbushen me pasagjerë. Vonesat harrohen lehtë nga mikpritja, pasi në kulturën shqiptare miku duhet nderuar: vendasit do të bëjnë gjithçka sipas mënyrës së tyre për ta mirëpritur një vizitor në vendin e tyre.
Në disa disa qyteza, jeta ndalon plotësisht që herët në mbrëmje, pasi të gjithë dalin për “xhiro”. Një ecje tradicionale, ku grupe njerëzish të veshur mirë shëtisin në fund të ditës për t’u kënaqur nën shoqërinë e miqve dhe folur për ato që kanë kaluar gjatë ditës. Nëse i bashkohesh xhiros, mos harro t’u hedhësh një sy dordolecëve të ngjitur nëpër shtëpi, sipas një besëtytnie të lashtë për të mbajtur larg syrin e keq ziliqar.
Ushqimi
Me gjithë këto ecejake lart e poshtë dhe me tundjet e çuditshme të kokës, padyshim që do t’ju marrë uria, por, fatmirësisht ju jeni në vendin e duhur të globit për një banket. Gjëja më e mirë për të përshkruar kuzhinën shqiptare është patjetër shkrirja me gjeografinë e saj: tavë kosi, mish qengji, vezë dhe kos, byrekë të këndshëm të stilit ballkanik dhe fërgesë, një pjatë me perime, copa djathi dhe erëza nga epoka otomane. Ka një theks të rëndë italian, kështu që një picë e shkëlqyer nuk është kurrë e vështirë të gjendet, së bashku me karkalecat dhe ushqimet e detit përgjatë gjithë bregut shqiptar.
Zakonisht, vetëm disa sekonda pasi keni ngulur pirunin për herë të parë në pjatë, ju do të përballeni me rakinë, një pije e fortë për të cilën thuhet se ndihmon tretjen. Për diçka tjetër më të butë, zona të ndryshme të vendit prodhojnë një koleksion verërash lokale që të mbeten në kujtesë, ashtu si edhe birrat lokale si Korça dhe Tirana.
Qytetet:
Tirana
Një birrë shumë e mirë ka marrë emrin e Tiranës, një qytet plot ngjyra, hapësira të gjelbra dhe një personalitet të fuqishëm. Fillo të zbulosh bunkerët e saj – Hoxha ishte paranojak për luftën dhe mendohet se janë 750 mijë në të gjithë vendin – duke filluar nga Bunk’Art, një strehim bërthamor gjigant jashtë qytetit, që është tranformuar në një muze bashkëkohor arti. Bunkerë të tjerë më të vegjël janë transformuar në klube nate, muze, kafene, madje edhe shtëpi!
Piramida e mbushur me grafiti në qendër të qytetit është dizenjuar nga vajza e Hoxhës si një muze kushtuar atij. U ndërtua në vitin 1988, por autoritetet lokale kanë vendosur ta lënë ashtu të prishur për të kujtuar Hoxhën, ashtu siç i ka hije. Të rinjtë e Tiranës po e përdorin si një rrëshqitëse gjigante. Pasi dielli perëndon, merrni ndonjë copë karton, vëreni poshtë vetes dhe rrëshkisni duke u argëtuar pa mbarim.
Kruja
Në veri të Tiranës është Kruja, vendlindja e heroit kombëtar, Skënderbeut. Qyteti mesjetar pranë malit të Krujës ka qenë dikur kryeqytet, por sot është një qytet i vogël, pjesë e historisë së Shqipërisë. Merrni një dozë historie në muzeun etnografik, eksploroni kështjellën, hyni në xhaminë qindravjeçare, shikoni artizanët lokalë përgjatë rrugëve dhe ”gjuani” sende shtëpiake dhe antike në pazarin otoman të qytetit – një ditë perfekte udhëtimi larg kryeqytetit.
Berati
Berati, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s , i ashtuquajtur “Qyteti i një mbi një dritareve”, është i njohur për shtëpitë e tij karakteristike të bardha otomane dhe rrugët e pjerrëta me kalldrëm që të kthejnë pas në shekullin XIII. Lumi i Osumit, është bërë pjesë e aventurave të ndryshme të rafting përmes kanioneve të tij apo e shëtitjeve të mrekullueshme gjatë pasditeve, për ata që nuk guxojnë të provojnë të tilla sporte.
Shkodra
Qyteti i Shkodrës mendohet të jetë një nga qytetet më të vjetra në Evropë dhe thuhet se është qëndra kulturore e vendit. Ju mund të shihni statujën e Nënë Terezës, të shëtisni nëpër rrugët e ngushta dhe vizitoni urën më të vjetër otomane mbi lumin e Kirit. Gjithashtu, Shkodra është vendi kyç për të zhvilluar ecjet më mbresëlënëse në një qyetet me një bukuri të pacënuar natyrore.
Natyra
Shqipëria krenohet me 30% të florës së Evropës, shumica e saj gjendet në 15 parqet kombëtare të vendit.
Në veri të Shkodrës shtrihen “Bjeshkët e Namuna”, majat e të cilave, të mbuluara me dëborë shfrytëzohen për shëtitje ose thjesht për vizitorët që adhurojnë pamjet malore. Në mënyrë të ngjashme, Liqeni i Ohrit përshkon Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe është një ekosistem i ujërave të ëmbla që mendohet të jetë formuar nga liqenet më të vjetra në botë. Gjithashtu, i popullarizuar me pushuesit vendas, ky liqen ofron sporte të ujit dhe të notit me çmime të përballueshme.
Bregdeti jugor është një nga zonat më të mrekullueshme të sportit të zhytjes në Evropë, ku mund të eksploroni anijet e mbytura të kohës romake dhe shpellat e paprekura. Ju mund të përfitoni shumë, pasi sporti i zhytjes ishte i ndaluar nën regjimin e Enver Hoxhës si një mënyrë për të shmangur arratisjen e individëve, prandaj kjo aventurë është një gjë e re për shqiptarët. Dhe nëse vendosni të ecni nëpër rrugët e përgjumura të liqenit të Ohrit ose në rrugët plot jetë të Tiranës, hidhini një sy edhe deleve, dhive dhe kafshëve të tjera. Nuk është e zakonshme të shkëmbehesh në një rrugë të pluhurosur me një bari tradicional dhe kopenë e tij!/ZgjohuShqiptar.info

, Intrapidtravel: Shqipëria, diamanti i paprekur natyral i Evropës

, Intrapidtravel: Shqipëria, diamanti i paprekur natyral i Evropës

, Intrapidtravel: Shqipëria, diamanti i paprekur natyral i Evropës
, Intrapidtravel: Shqipëria, diamanti i paprekur natyral i Evropës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button