Ish ambasadori i Shqipërisë: Betejen me flamurin kanë për ta humbur edhe Ramushi me Matoshin

Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, nuk ka hezitur të shpreh edhe ai keqëardhjen për atë që po ndodh në Kosovë me flamurin kombëtar.

Diplomati shumëvjeçar u ka dërguar një mesazh Haradinajt dhe Matoshit duke u thënë se “Betejën me flamurin kuqezi e kanë humbur shtete e perandori, në historinë e largët, por edhe në atë më të renë” dhe duke shtuar më tej se do ta humbin këtë betejë edhe Ramush Haradinaj me Halil Matoshin.

Më poshtë mund të gjeni reagimin e plotë zotit Islam Lauka :

Kam menduar që Ramush Haradinaj e ka afruar pranë vetes “babain” e kombit kosovar, Halil Matoshin, per t’i dhënë mend, pas lajthitjeve ideore, pa mbarim, të këtij të fundit, por duket se ka ndodhur e kundërta: Halili i ka dhënë mend Ramushit dhe me ato mend, në terr, Kryeministri iu turr flamurit kombëtar te sheshi “Idriz Seferi”, me polici e forca speciale, për të ngritur në vend të tij, flamurin shtetëror të Kosovës.

E vërteta është se pa flamurin kombëtar nuk do të kishte as flamur Kosovar. Flamuri kuqezi nuk e përjashton simbolin shtetëror të Kosovës dhe, në këtë logjikë, të dy flamujt mund dhe duhet të qëndrojnë krah për krah njëri tjetrit. Sheshi “Idriz Seferi” del e tepron për vendosjen e dy flamujve – kombëtar dhe shtetëror, pa qenë nevoja për të shpikur beteja artificiale flamujsh.

Betejën me flamurin kuqezi e kanë humbur shtete e perandori, në historinë e largët, por edhe në atë më të renë. Do ta humbin këtë betejë edhe Ramush Haradinaj me Halil Matoshin./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ish ambasadori i Shqipërisë: Betejen me flamurin kanë për ta humbur edhe Ramushi me Matoshin
Ish ambasadori i Shqipërisë: Betejen me flamurin kanë për ta humbur edhe Ramushi me Matoshin
https://4.bp.blogspot.com/-IxHa5ve_so0/WocCK3ZnLTI/AAAAAAAAS2Y/FTnfOKIUxVUW5GtzRP_Zkjg_bqTG6P3fwCLcBGAs/s640/auto_auto_lauka15187281581518772047-640x371.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-IxHa5ve_so0/WocCK3ZnLTI/AAAAAAAAS2Y/FTnfOKIUxVUW5GtzRP_Zkjg_bqTG6P3fwCLcBGAs/s72-c/auto_auto_lauka15187281581518772047-640x371.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ish-ambasadori-i-shqiperise-betejen-me.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ish-ambasadori-i-shqiperise-betejen-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy