Izet Haxhia pyet Klosin: Çfarë lidhje ke me “treshen e UÇK”, vrasësit e Hajdarit?

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, teksa pret ekstradimin nga Turqia drejt vendit tonë, vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale, madje duke lëshuar akuza të forta, këtë herë ndaj ish-kreut të SHISH, Fatos Klosi.

Haxhia e akuzon Klosin se ka bashkëpunuar me “grupin e Rognerit” dhe “treshen e UÇK” që sipas tij, janë vrasësit e Azem Hajdarit.

Haxhia e akuzon se ka kryer tregti armësh, si agjent të shumëfishtë dhe se ka urdhëruar një sërë vrasjesh.

Reagimi i Izet Haxhisë erdhi pasi Klosi në një intervistë për “Albanian Free Press” i pyetur për ekstradimin e ish-truprojës së Berishës dhe fakteve që ky i fundit do të sjellë rreth vrasjes së Azem Hajdarit, u përgjigj kështu: “Kjo çështje për mendimin tim është mbyllur. Izeti me deklaratat e herë pas hershme në shtyp do që të duket, do që të evidentohet, do që të jetë në qendër të vëmendjes. Por tashmë është shumë vonë. Izeti kur duhej të tregonte, kur duhej të dëshmonte, kur duhej të jepte fakte, u struk, u tremb. Izeti më shumë flet broçkulla, sesa fakte. Shumë gjëra që ai mendon se janë fakte, i sjell tani dhe jo në kohën e duhur. Ky është problemi më i madh i tij. Historia e tij ka marrë fund, pasi është treguar burracak. I friguar dhe pa ekuilibër në momentet e duhura”.

Mesazhi i plotë i Izet Haxhisë

“Analisti” i kudogjendur, Klosi në një intervistë të serialit të tij të intervistave, më bënte shumë akuza duke më quajtur edhe burracak, se koha ime kishte marrë fund, se çështja Hajdari ishte mbyllur njëherë e përgjithmonë, se ato që kam rrëfyer, duhet ti kisha rrëfyer me kohë se tani nuk kanë vlerë etj.

E prisja një reagim të këtij ish-spiuni, që mbi kurrizin e tij rendojnë me dhjetëra vrasje të pazbuluara akoma, të kryera me urdhrin e tij. Po përse ky spiun i shumëfishtë, pervers e bastard kërkon të mbjellë në opinionin publik idenë, se rrëfimet e mia nuk kane me vlerë?

Desha ta pyes, çfarë lidhje ka ky me treshen e UÇK të grupit të Rognerit që janë organizatorët e vrasjes së Hajdarit? Po me vrasjen Ahmet Krasniqit, çfarë e lidh këtë ‘veteran’ të UÇK që merita e tij është që ka përçarë shqiptaret e Kosovës dhe u ka shitur arme me çmime marramendëse. Pse trembesh o bandill nga hapja e çështjes Hajdari. Të njëjtën frikë ka edhe ‘armiku ‘jot Berisha si nxjerrës në prite i Hajdarit. A të kujtohet kur prokurorët e kësaj çështje me në krye Haxhi Giun, shkonin një ditë në zyrën tënde, takoheshit në darke tek Kartodromi i Mirit të Xhikes, dhe te nesërmen po këta prokurore shkonin në zyrën e Berishës. Nga njëra ane, ti u hiqeshe si mik Haklajve, ndërsa nga ana tjetër u shisje me anë të njerëzve te tu, bombat e telekomanduara të ardhura nga Austria, të porositura nga miqtë e tu të Rognerit, për të vrarë Rugovën, dhe kur nuk ju zbriti Rugova nga avioni në Rinas, bombat ju dhanë komandos që vrau Haklajt. Desha të kujtoj, se ndoshta e ke harruar ngaqë ke urdhëruar shume vrasje, përse e vrave Milan Vason? Për llogari të kujt? Ata tre personat që erdhën e të takuan te cilit shërbim sekret të huaj ishin? Kam shumë gjera për të thënë zoti 007, por mos harro se ke bërë shumë krime, dhe do vije dita qe do mbytesh në gjakun e atyre që ke urdhëruar për të vrarë, se me gjakun tonë nuk arriti dot ta derdhje edhe pse thure shumë plane për vrasjen time dhe të vëllezërve te mi. As pallati ku banon me 14 kafe nuk të shpëton dot o Fatos Klosi./a.s/dita/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Izet Haxhia pyet Klosin: Çfarë lidhje ke me “treshen e UÇK”, vrasësit e Hajdarit?
Izet Haxhia pyet Klosin: Çfarë lidhje ke me “treshen e UÇK”, vrasësit e Hajdarit?
https://1.bp.blogspot.com/-Wrq7ffPOfHs/WpUcczW8qwI/AAAAAAAAToc/FY_CE5wtBME2_ZRsx0ARg2TQWIWkEWHPQCLcBGAs/s640/haxhia-klosi-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Wrq7ffPOfHs/WpUcczW8qwI/AAAAAAAAToc/FY_CE5wtBME2_ZRsx0ARg2TQWIWkEWHPQCLcBGAs/s72-c/haxhia-klosi-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/izet-haxhia-pyet-klosin-cfare-lidhje-ke.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/izet-haxhia-pyet-klosin-cfare-lidhje-ke.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy