Jeremiç: Kosova së shpejti anëtare e OKB-së, Vuçiç po bën gati terrenin në Serbi

, Jeremiç: Kosova së shpejti anëtare e OKB-së, Vuçiç po bën gati terrenin në Serbi

Se Kosova ka gjasa të mëdha të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, tashmë po e pranojnë edhe në Serbi.

Një gjë të tillë së fundi e tha kryetari i Partisë Popullore atje, Vuk Jeremiq i cili akuzoi presidenti serb që po bën marrëveshje jo të duhura me Kosovën.“Arritja e një kompromisi me Kosovën është një situatë shumë e komplikuar dhe kjo nuk është e mjaftueshme vetëm me bisedime me shqiptarët. Vetëm negociatat me modelin e Vuçiqit, kur shqiptarët marrin gjithçka që kërkojnë”, ka thënë Jeremiq.“Ky proces është në fund, dhe Vuçiqi po e përgatit publikun se Kosova do të marr karrigen në OKB”, ka thënë politikani serb.Ish-ministri i Jashtëmn serb ka folur edhe për Strategjinë e Zgjerimit të BE-së që do të publikohet të martën.“Edhe çështja e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor është vënë në pikëpyetje me një letër të Spanjës, e cila relativizoi plotësisht pozicionin e Kosovës për anëtarësim në BE”, thekson Jeremiq.Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në OKB do të jetë vështirë të ndalet./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button