Kështu do të dukej harta etnike e Shqipërisë, nëse do të copëtohej Ballkani

"The Economist" ka paralajmëruar sot se nëse Serbia dhe Kosova do të shkëmbenin territore, do të shpërthente i gjithë Ballkani. Revista prestigjioze ka publikuar një hartë, që tregon se si do të dukej, sipas saj, Shqipëria etnike, nëse do të copëtohej Ballkani.

"Nëse Kosova dhe Serbia fillojnë bisedime serioze rreth një rivendosje të kufijve të tyre, ndikimi në komunitetet e Ballkanit përveç atyre në pjesët e prekura të Kosovës dhe Serbisë mund të jetë i thellë. Krerët serbë boshnjakë do të mbajnë një referendum mbi të ardhmen e Republikës Serbe; Kroatët e Bosnjës do të ndiqnin shembullin; dhe boshnjakët pastaj do të luftonin për të parandaluar ndarjen e vendit të tyre të përbashkët", shkruan "The Economist".

"Përtej kufirit Serbia do të shtypte nacionalistët boshnjakë në Sanxhak, të cilët ëndërrojnë të përfshijnë atë rajon në një Bosnje të Madhe. Ndërkohë shqiptarët në Maqedoninë perëndimore dhe Malin e Zi do të kërkonin të bashkoheshin me një Shqipëri të Madhe. Përkrahësit e kësaj ideje do të dëshironin gjithashtu të përfshijnë pjesë të Greqisë veriore, ndërsa nacionalistët grekë do të kërkonin një pjesë të Shqipërisë së Jugut", thuhet më tej në shkrimin e revistës londineze.

"The Economist" ka publikuar një hartë, që tregon se si do të dukej, sipas saj, Shqipëria etnike, nëse do të copëtohej Ballkani.

Harta paralajmëron se Serbia do të merrte më shumë prej shqiptarëve, sesa e kundërta. Shqiptarët do të mund ta merrnin Preshevën, por jo edhe Bujanovcin e Medvegjën.

Sipas hartës, shqiptarët në Maqedoni do të merrnin pjesë të vogla, ndërkaq, në fund të fundit, do të humbnin më shumë.

Sipas "The Economist", ndarja është një projekt i Serbisë. Ky projekt ka gjetur përkrahje në heshtje nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kështu do të dukej harta etnike e Shqipërisë, nëse do të copëtohej Ballkani
Kështu do të dukej harta etnike e Shqipërisë, nëse do të copëtohej Ballkani
https://3.bp.blogspot.com/-EqFmNnBxeXg/WotnvQT7j0I/AAAAAAAACPI/znbP8jrcFPQFnvFy27Wc9vSe-iet3WHXQCLcBGAs/s640/auto_flam_1519078275-34238261519078435.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-EqFmNnBxeXg/WotnvQT7j0I/AAAAAAAACPI/znbP8jrcFPQFnvFy27Wc9vSe-iet3WHXQCLcBGAs/s72-c/auto_flam_1519078275-34238261519078435.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/keshtu-do-te-dukej-harta-etnike-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/keshtu-do-te-dukej-harta-etnike-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy