Koloneli i Detit kundërshton mediat greke: S’ka marrëveshje për zonat ekskluzive

Koloneli i Detit, Myslim Pashaj, i cili ndodhet në Washington DC, i nxitur nga një shkrim i prestigjiozes “Huffingtonpost” reagon për gazetën “Panorama”, duke i cilësuar si lajthitje dhe të pavërteta argumentet e sjella në të.

Për përcaktimin e Hapësirës Ekskluzive Ekonomike, Pashaj shprehet se ajo ndodhet në kanalin e Otrantos, në kufirin që bashkon tri shtetet, Greqinë, Italinë dhe Shqipërinë dhe jo në pjesën veriore të ishullit të Korfuzit.

Por sipas tij, interesat e kompanive greke për naftën, duket se kanë nxitur shkrimet në mediat greke për ndarjen e shelfit kontinental.

MYSLIM PASHAJ

Prej mediumeve greke, prestigjiozja “Huffingtonpost” kumton se marrëveshja midis dy vendeve është realizuar. Sipas saj, është arritur një marrëveshje e re. Vetëm kaq do të duhet që të mos besosh asnjë informacion tjetër që vjen më poshtë. Marrëveshjet kanë standardet e tyre ligjore, shtetërore, diplomatike dhe të kornizave të së Drejtës Detare Ndërkombëtare.

Brenda tyre funksionojnë. Në Shqipëri nuk ka një vendim të qeverisë, nuk ka një Plotfuqi të Presidentit, nuk ka një grup negociator të miratuar. Askund!

Opinioni është njohur dhe ka pasur ndjeshmëri të ndryshme për këto arritje diplomatike, por që në përgjithësi emëruesi i përbashkët i arritur në Kretë dhe Korçë është, se ka një pranim që negociatat do të fillojnë. Ka një konfirmim se është folur për parime, metoda, standarde të Ligjit të Detit, për një rinisje në rindarje të këtyre hapësirave.

Artikulli i cituar duket se i është përafruar asaj çështjeje nga më të ndjeshmet dhe nga më të debatueshmet që lidhet me Hapësirat Ekonomike Ekskluzive të të dy vendeve. Kjo hapësirë është në Otranto dhe mediumi i cituar më sipër, i specializuar për probleme energjetike shtrin interesin e tij në blloqet e hulumtimeve detare të hidrokarbureve, të cilat ndodhen në Veriperëndim të Arkipelagut të Korfuzit.

Të bën përshtypje një siguri informative që përcillet nga kjo revistë, që të dy palët kanë rënë në përkim me njëratjetrën se “është përdorur një teknologji e gabuar”.

Sipas një hulumtimi ligjor fare të përciptë, e gjithë kjo që është thënë, nuk qëndron, duket se ka një panjohje të këtillë, shumë larg njohurive për Ligjin e Detit, sa i përket argumentit gati të sajuar lidhur me llogaritjen “e distancave nga Gjiret Detare”, çka është i pavërtetë nga realiteti hapësinor detar në fjalë.

E gjithë hapësira detare, që i është nënshtruar ndarjes nga qendra e Ngushticës së Otrantos e deri në gjirin e Ftelias, nuk e ka defektin nga distancat prej gjireve detare, mbasi Shqipëria në Paktin e rrëzuar tanimë e ka pasur humbjen fatale të saj në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive në Otranto. Sa i përket “gjireve”, të dy palët kanë rënë në përkim me njëra-tjetrën se Gjiri i Sarandës “përjashtohet nga termi ‘Gji i Mbyllur’”, sepse nuk i plotëson kushtet gjeometrike.

Me ato çka janë përcjellë nga të dy palët, nga ministri i Jashtëm grek, Kotzias dhe Kryeministri i Shqipërisë nuk është thënë kurrkund se është arritur një marrëveshje përfundimtare.

Përcaktimi i HEE është në fakt Nyja Gordiane… që nuk është zgjidhur e që do të dojë shumë përgatitje për negociata të reja. HEE ndodhet vetëm në Otranto, midis tri shteteve; Itali, Greqi, Shqipëri. Kjo zonë duhet të përfytyrohet tej Deteve Territorialë, të cilët janë pranuar tanimë nga Greqia dhe Shqipëria, duke u mbështetur në (UNCLOS-Montago Bay). Për të sqaruar gjithë opinionin shqiptar, sipas Ligjit të Detit, të dy vendet kanë pranuar, tanimë (12 milje detare = 22,22 km ) si Det Territorial, i cili ka të njëjtin status ashtu si dhe Hapësira Tokësore në Integritetin Territorial. Pra, aq det sa merr Karaburuni Kontinetal aq merr edhe Othonoi ishullor.

Ky Det Territorial është pranuar i barabartë për hapësira tokësore aq shumë të ndryshme në sipërfaqe. Kësisoj, kemi mbërritur te HEE që përkon me: “Contingnues Zone = Det i Zonës Vijimore, 12 milje = 22, 22 km). Për këtë zonë bëhet fjalë që duhet ndarë sipas parimit “Equitable Solution = Zgjidhje e Dejtë dhe e Ndershme”

Në Kretë dhe Korçë, palët diplomatike siç duket kanë bërë qasjet parimore dhe për këto është folur. Kjo është një arritje. Nëse pala greke ka pranuar se “përcaktimi i HEE ka qenë i gabuar” kjo sërish përcillet tek opinioni i të dy palëve si një rezultat tjetër me shumë rëndësi.

Në artikullin e cituar më sipër, kumtohet edhe një panjohje e madhe terminologjike e ligjore e së Drejtës Detare, të cilën ne po e quajmë edhe “nonsense” se “gjiret e brendshme duhet të konsiderohen si të mbyllura, për të aplikuar dispozitat e Ligjit të Detit”. Një terminologji e tillë nuk është dëgjuar nga zëdhënësit e gjersotëm diplomatikë, e kjo është vetëm një lajthitje e tymnajë, së cilës nuk duhet t’i kushtohet rëndësi, sepse del nga sajesat e gazetës në fjalë.

I po të njëjtës natyrë të pasaktë e të pambështetur në standarde ligjore është po ashtu informacioni i rremë, sipas të cilit “Shqipëria ka hequr dorë nga pretendimet dhe ankesat në lidhje me shelfin kontinental të Othonoit dhe Erikoussas”.

(Shelf Kontinental është masa dhe shtresa e Dheut Kontinental që shtrihet poshtë ujërave detarë, e vijon prej buzës së ujit në fillim me cektësi… Ky është një shtratdet). Çka kuptohet se është shtrati i Detit në HEE të Otrantos.

Ja dhe lajthitja tjetër: Erikoussa nuk ka HEE, sepse Kanali i Korfuzit është i tëri Det Territorial midis të dy vendeve dhe largësia është më e vogël se 24 milje detare…

Nëse pala shqiptare paska hequr dorë nga Shtrat Deti i këtushëm, kuptohet se ka hequr dorë edhe nga pretendimet e HEE, gjë e cila nuk është thënë nga askush.

Revista “Huffingtonpost”, pas kësaj vjen tek kryefjala e hulumtimeve të saj: Energjia dhe hidrokarburet që gjenden në këtë HEE, e për këto ajo sjell pozicionimet e blloqeve Gjeologjikë naftë/gazmbajtës, “1’ dhe “2” në veri të detit Jon, të tenderuara nga qeveria greke që në korrik të vitit 2015. Blloku ‘2’ është tenderuar nga TOTAL-HEP-EDISON. Këtu pra është interesi.

Fundmbyllja e mediumit të cituar më sipër është përcjellja e një “happy end” mrekullues se çështja detare midis Shqipërisë dhe Greqisë qenka mbyllur një herë e përgjithmonë. Që është e pavërtetë!

Titulli origjinal i autorit: Marrëveshja e delimitimit të hapësirave detare… vijojnë dezinformimet./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Koloneli i Detit kundërshton mediat greke: S’ka marrëveshje për zonat ekskluzive
Koloneli i Detit kundërshton mediat greke: S’ka marrëveshje për zonat ekskluzive
https://3.bp.blogspot.com/-PdTNo5y0RPA/WoDStN1OJ6I/AAAAAAAABgE/N2sLGqRETYk0zr4wlfBLVstvB3mBRMGHACLcBGAs/s640/Myslim-Pasha-300x300.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-PdTNo5y0RPA/WoDStN1OJ6I/AAAAAAAABgE/N2sLGqRETYk0zr4wlfBLVstvB3mBRMGHACLcBGAs/s72-c/Myslim-Pasha-300x300.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/koloneli-i-detit-kundershton-mediat.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/koloneli-i-detit-kundershton-mediat.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy