Kosova bashkon politikën shqiptare, Rama: Duhet president gjithëkombëtar

Kuvendi i Kosovës zhvilloi sot një seancë solemne, në kuadër të 10-vjetorit të Pavarësisë, ku ishin të pranishëm si të ftuar nderi liderët më të lartë të politikës shqiptare.

Rama, Meta, Basha dhe Berisha ishin ulur përkrah njëri tjetrit, ndërsa një fjalim të shkurtër mbajti vetëm kryeministri shqiptar.

Kreu i qeverisë theksoi se një dekadë më parë, pas thuajse një shekulli përpjekjesh, Kosova realizoi një aspiratë të madhe historike, duke u bërë shteti më i ri në hartën e Europës dhe të botës.

“Vetëm dy dekada më parë, premtimi i Pavarësisë së Kosovës ishte më shumë utopi sesa një objektiv i realizueshëm, por heronjtë e dalë nga gjiri i këtij populli bënë të pamundurën realitet. Kosova dhe Shqipëria janë dy vende formalisht të ndara, por tani më si pjesë e përbashkët e një rrëfimi historik dhe me një interes të përbashkët politik”, tha Rama.

Kryeministri u përqëndrua tek dialogu i vështirë i Prishtinës me Beogradin, duke thënë se edhe ky proces tashmë i domosdoshëm për t’u finalizuar, pas disa vitesh do të jetë thjesht një histori.

Por, ndër të tjera Rama propozoi edhe “bashkimin” me një President gjithëkombëtar dhe një politikë të përbashkët të sigurisë.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një President simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, deklaroi Rama.(gazeta-Shqip.com)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kosova bashkon politikën shqiptare, Rama: Duhet president gjithëkombëtar
Kosova bashkon politikën shqiptare, Rama: Duhet president gjithëkombëtar
https://2.bp.blogspot.com/-fbZQt3JCQGo/WooPfTeebWI/AAAAAAAACD8/SkIbNoIxCMI-08ZFeiocncrdVinnVMgAACLcBGAs/s640/mushi-640x413.png
https://2.bp.blogspot.com/-fbZQt3JCQGo/WooPfTeebWI/AAAAAAAACD8/SkIbNoIxCMI-08ZFeiocncrdVinnVMgAACLcBGAs/s72-c/mushi-640x413.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kosova-bashkon-politiken-shqiptare-rama.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kosova-bashkon-politiken-shqiptare-rama.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy