Kosova dhe Mali i Zi arrijnë marrëveshje për Demarkacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviç kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Thaçi, përmes një konference për shtyp.

“Në këtë 10-vjetor të Pavarësisë, Kosova po shënon progres të rëndësishëm, që po përshëndetet nga të gjithë. Duke vlerësuar edhe vullnetin e mirë të shtetit të Malit të Zi dhe udhëheqjes kosovare në 48 orët e fundit, por edhe përpjekjet tona për dy vite e gjysmë, unë si President i Kosovës dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç nxorëm një deklaratë të përbashkët, që të inkurajojmë Kuvendin e Kosovës të ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit”, ka thënë Thaçi.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës për marrëveshjen mbi Demarkacionin.

“Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, shkruan kryeministri i Kosovës.

“Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në formën e marrëveshjes si instrument ligjor detyrues ndërkombëtar, i jep fund një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë detyrimin e fundit për liberalizimin e vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Deklarata e dy presidentëve erdhi fill pas vizitës dyditore të kryeministrit malazez, Dusko Markoviç./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kosova dhe Mali i Zi arrijnë marrëveshje për Demarkacionin
Kosova dhe Mali i Zi arrijnë marrëveshje për Demarkacionin
Kosova dhe Mali i Zi arrijnë marrëveshje për Demarkacionin
https://3.bp.blogspot.com/-aW4rWKHLiec/WofwRAy2OxI/AAAAAAAAS6I/7nmJiOJA9HI22A2KhRRxP6GA71N0SsFnQCLcBGAs/s640/demarkacioni-me-malin-e-zi-web1440342677-780x439-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-aW4rWKHLiec/WofwRAy2OxI/AAAAAAAAS6I/7nmJiOJA9HI22A2KhRRxP6GA71N0SsFnQCLcBGAs/s72-c/demarkacioni-me-malin-e-zi-web1440342677-780x439-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kosova-dhe-mali-i-zi-arrijne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kosova-dhe-mali-i-zi-arrijne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy