Kosova i paraqet kusht BE’së: Na jepni vizat, e vazhdojmë dialogun me Serbinë

Kosova i ka paraqitur kushte Bashkimit Evropian. Ndonëse jo diçka e zakonshme, Enver Hoxhaj, në vizitën e tij në Strasbourg të Francës, nuk ka hezituar t’ua thotë zyrtarëve të BE-së se dialogu me Serbinë varet vetëm nga liberalizimi i vizave. Hoxhaj e ka quajtur të pakuptimtë vazhdimin e dialogut me Serbinë nëse nuk ka heqje të vizave.


Enver Hoxhaj po qëndron për vizitë në Strasbourg të Francës, ku ka zhvilluar takime të shumta me deputetë të Parlamentit Evropian.

Në takimet me eurodeputetë, Hoxhaj ka deklaruar se dialogu me Serbinë varet nga liberalizimi i vizave për Kosovën.

Ai ka takuar kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme (AFET), David McAllister, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës, sa i përket liberalizimit të vizave, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e tij që pasi që Kosova t’i kryejë detyrat e saj të brendshme të krijohet një momentum brenda Parlamentit Evropian, që liberalizimi i vizave t’u jepet qytetarëve të Kosovës brenda vitit 2018.

Për këtë temë, Hoxhaj ka diskutuar edhe me mbështetësen e madhe të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, eurodeputeten Tanja Fajon, si dhe eurodeputetin sllovak Eduard Kukan.

...

“Kam takuar mbështetësin e madh të Kosovës në Parlamentin Evropian, kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, eurodeputeten Tania Fajon si dhe eurodeputetin sllovak Eduard Kukan. U kam kërkuar mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi që një gjë e tillë nënkupton integrimin individual të çdo qytetari të Kosovës në Bashkimin Evropian, dhe është e drejtë fondamentale e qytetarëve të lëvizin lirshëm në Evropë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se nëse nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, vazhdimi i dialogut me Serbinë nuk do të ketë më kuptim.

“Nëse Serbia është shpërblyer shumëfish për shkak të dialogut me Kosovën, edhe Kosova duhet të shpërblehet në mënyrë të balancuar në këtë drejtim. Prandaj, nëse Kosova nuk merr liberalizimin pasi që t’i kryejë detyrat e saj brenda vitit 2018, këtij dialogu do t’i humbasë kuptimi, madje jo vetëm në planin politik, por edhe në atë të mbështetjes së qytetarëve”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj ka zhvilluar takim edhe me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, dhe sekretarin e përgjithshëm të këtij Komisioni, me të cilët kanë diskutuar për bashkëpunimin e Kosovës me këtë komision./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kosova i paraqet kusht BE’së: Na jepni vizat, e vazhdojmë dialogun me Serbinë
Kosova i paraqet kusht BE’së: Na jepni vizat, e vazhdojmë dialogun me Serbinë
Kosova i paraqet kusht BE’së: Na jepni vizat, e vazhdojmë dialogun me Serbinë
https://3.bp.blogspot.com/-7ovp1oSmzhE/Wn2puFSIGGI/AAAAAAAASFo/KKgxBrl7COMNzZHpypt08tqF9HNGTjhowCLcBGAs/s640/27950418_968267236662272_912615266_o-e1518102553847-780x439-640x360.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-7ovp1oSmzhE/Wn2puFSIGGI/AAAAAAAASFo/KKgxBrl7COMNzZHpypt08tqF9HNGTjhowCLcBGAs/s72-c/27950418_968267236662272_912615266_o-e1518102553847-780x439-640x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kosova-i-paraqet-kusht-bese-na-jepni_9.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kosova-i-paraqet-kusht-bese-na-jepni_9.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy