Kosova pa “perspektivë evropiane” në strategjinë e BE-së

Në strategjinë që do ta publikojë nesër Komisioni Europian, e cila ka të bëjë me anëtarësimn e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, për Kosovën në fakt nuk ka ndonjë strategji.

Komisioni Europian është fokusuar kryesisht për t’ia siguruar anëtarësimin në BE Serbisë dhe Malit të Zi, deri në vitin 2025. Sipas, draft-strategjisë që e ka siguruar Gazeta Express, Kosova përmendet vetëm në kontekst të dialogut me Serbinë.

Beogradit i kërkohet normalizimi i raporteve me Kosovën më së largu deri në fund të vitit 2019, në mënyrë që të sigurojë anëtarësim pa pengesa në BEpër anëtarësim në BE”. Për shkak të mosunitetit në BE rreth pavarësisë së Kosovës (pesë vendet anëtare nuk e njohin Republikën e Kosovës), dhe për shkak të mungesës së progresit në shumë fusha, raporteve të përkeqësuara kohëve të fundit me institucionet e BE’së, Kosovës nuk i është kushtuar fare vëmendje në strategjinë që Komisioni Europian.

Edhe ajo që njihet si “perspektivë europiane” prej samitit të Selanikut në vitin 2003, është zbehur edhe më shumë në këtë dokument të vitit 2018. Kosova përmendet vetëm në kontekst të raporteve me Serbinë, të cilën BE po synon ta marrë në gjirin e saj deri në vitin 2025, shkruan Gazeta

Autoritetet kosovare kanë deklaruar kohëve të fundit se do të aplikojnë për statusin e vendit kandidat deri në fund të këtij viti.

Javën e kaluar, Spanja, një nga vendet e BE’së që nuk e njeh Kosovën, ka sinjalizuar bllokada, duke thënë se Kosova mundet të anëtarësohet në BE vetëm si pjesë e Serbisë?

Por, cfarë thuhet në dokumetin e KE’së

Në një nga paragrafët e dokumentit, ku flitet për Bosnjë e Hercegovinën thuhet se BE do të vendos në fund të 2019’ës, nëse do t’ia japë statusin e vendit kandidat.

Pikërisht, kjo periudhë përmendet si afat kur Serbia dhe Kosova duhet t’i normalizojnë raportet me njëra-tjetrën.

“Serbia dhe Kosova më së voni në këtë fazë do duhej të kenë arritur normalizimin gjithëpërfshirës së raporteve, që do të duhej të hapte rrugë për një progres të mëtejmë substancial të Kosovës në rrugën për integrim në BE – të dhënat do të rifreskohen pasi të bëhet më i qartë afati i dialogut” thuhet në paragrafin që i referohet të dhënave për dialogun Kosovë –Serbi.

Ndryshe Komisioni Europian është kujdesur që për Malin e Zi dhe Serbinë të jetë sa më preciz duke ua qartësuar rrugën e anëtarësimit në BE, që është viti 2025.

Aty madje thuhet anëtarësimi do të kryhet deri në fund të viti 2025. Ndërkohë në strategji përmenden edhe Shqipëria dhe Maqedonia. Tiranës i kërkohet përfundimi i reformës në gjyqësor ndërkohë Maqedonisë të cilës dokumenti i referohet si IRJM i kërkohen reforma dhe zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kosova pa “perspektivë evropiane” në strategjinë e BE-së
Kosova pa “perspektivë evropiane” në strategjinë e BE-së
https://3.bp.blogspot.com/-a3LiuZBEjWI/WnhlcgKmjdI/AAAAAAAARi8/3-LOFh65WqEiU8cim54Y6pKnYjHkJ-dcQCLcBGAs/s640/mogherini-juncker_1517826763-4566230.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-a3LiuZBEjWI/WnhlcgKmjdI/AAAAAAAARi8/3-LOFh65WqEiU8cim54Y6pKnYjHkJ-dcQCLcBGAs/s72-c/mogherini-juncker_1517826763-4566230.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kosova-pa-perspektive-evropiane-ne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kosova-pa-perspektive-evropiane-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy