Kotzias: Më akuzojnë se i kam dorëzuar gjithë Jonin shqiptarëve

, Kotzias: Më akuzojnë se i kam dorëzuar gjithë Jonin shqiptarëve

Ish-kryediplomatja greke Dora Bakoyannis dy ditë më parë tha se do të thërrasë në interpelancë urgjente ministrin grek Nikos Kotzias për marrëveshjen me Shqipërinë.
Vetë Kotzias i është përgjigjur kësaj kërkese në një intervistë për ERT-në, raporton TCH.
Kotzias: Do të thoja që është një periudhë që e bën politikën e jashtme interesante sërish, dhe pse shoqërohemi nga shtrembërime dhe lajme të rreme.
Gazetari: Ç’doni të thoni me këtë? Lajme të rreme…
Kotzias: Kam lexuar disa fakte inekzistente, për të cilat akuzohem…
Gazetari: Si për shembull?
Kotzias: Që i kam dorëzuar gjithë Jonin shqiptarëve…
Gazetari: Ah, a ia dorëzuat?
Kotzias: … për zonën gri, thonë Demokracia e Re. Për një marrëveshje që nuk ka përfunduar, dhe nuk e keni parë. Nga ana tjetër, ata më akuzojnë se nuk janë në dijeni të asaj që po ndodh në këtë proces, dhe nga ana tjetër më akuzojnë për përmbajtjen e këtij procesi. Shpresoj që në një moment të zgjedhin vërtetë se për çfarë duan të më akuzojnë.
Gazetari: Ta bëjmë të qartë për botën që na dëgjon se po flisni për marrëveshjen me Shqipërinë, apo jo?
Kotzias: Po. Siç e dini, dhe veçanërisht për çështjen e zonave detare, ku jemi në fazën që Presidenti i Shqipërisë duhet të japë autorizimin për skuadrën e negociatave të ministrisë së Jashtme Shqiptare për të negociuar me ne. Dhe përderisa ka ende një proces institucional në Shqipëri, unë po akuzohem për përmbajtjen e kësaj marrëveshje që ne do e negociojmë me detaje pas lejes së Presidentit të Shqipërisë. Sigurisht që ne kemi diskutuar tashmë dhe ajo që po flasim për humbjen është në imagjinatën dhe shpresën për të gjetur një shkak për të akuzuar politikën e jashtme dhe jo realitetin. Por, kjo është tipike. Mendoj se ka njerëz që nuk e kanë idenë e politikës së jashtme dhe si negociohet./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button