Kthimi i pronave shqiptare, nga heqja e “ligjit të luftës” nuk përfitojnë çamët

Athina dhe Tirana kanë akord për heqjen e ligjit të luftës. Rrëzimi i ligjit do të heqë edhe pengesat për rimarrjen e pronave, që shtetasve shqiptarë iu sekuestruan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel mëson se marrëveshja nuk do të ketë efekt prapaveprues, që do të thotë se ish-pronarët s’do të mund të marrin dëmshpërblim për pronat, të cilat janë shfrytëzuar prej 78 vitesh nga të tretët.

Dy ministrat Kotzias dhe Bushati kanë rakorduar një formulë ligjore për heqjen e ligjit të luftës, e cila është propozuar më herët nga Presidenca e Republikës së Greqisë.

Sipas burimeve të sigurta në Ministrinë e Jashtme greke, Presidenca greke ka propozuar abrogimin e ligjit të luftës nëpërmjet një dekreti presidencial, fuqia juridike e të cilit njehësohet me dekretin mbretëror “2636” të datës 8 nëntor të vitit 1940.

Ky dekret solli edhe sekuestrimin e të gjitha pronave, që shtetasit e Shqipërisë kishin në territorin grek. Ndërsa për dekretin numër “4560” të vitit 1966, i cili rikonfirmoi dekretin mbretëror të 1940-s, në Athinë do të ndërmerret një nismë ligjore që do të votohet në Parlament.

Top Channel ka mësuar se, me shfuqizimin e këtyre dekreteve hapet menjëherë rruga për kthimin e pronave të sekuestruara nga shteti grek, te pronarët e tyre të para luftës, pra shtetasit shqiptarë të cilëve iu janë sekuestruar.

Përfitues nuk do të jenë shtetasit grekë me origjinë shqiptare, të njohur si çamë, që u dëbuan dhunshëm në fund të Luftës së Dytë Botërore. Pronat e tyre janë konfiskuar me argumentimin si ish-bashkëpunëtorë të fashistëve dhe nazistëve gjatë luftës.

Bëhet fjalë për disa qindra prona fizike, kryesisht shtëpi, dyqane, por edhe toka bujqësore, vlera e të cilave sipas shtetit grek llogaritet në 13 milionë euro me çmimet e sotme.

Përfitues janë edhe pronat e vet shtetit shqiptar. Sipas të dhënave, këto prona ndodhen kryesisht në Athinë, Selanik, Larisa dhe Patra. Këto prona, gjatë viteve që janë sekuestruar prej shtetit grek, janë dhënë në përdorim në formë qiraje shumë të ulët shtetasve grekë.

Në sekuestro nga shteti grek u vendosën edhe qindra kilogramë bizhuteri, gurë të çmuar, ar, vepra arti, bono thesari, të cilat në momentin e sekuestrimit ishin në formë depozitash në bankat greke, për të cilat shtetasit shqiptarë pasardhës të pronarëve të tyre duhet të ndjekin rrugët ligjore, të cilat në raste të ngjashme zgjasin me vite. /TCH/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kthimi i pronave shqiptare, nga heqja e “ligjit të luftës” nuk përfitojnë çamët
Kthimi i pronave shqiptare, nga heqja e “ligjit të luftës” nuk përfitojnë çamët
Kthimi i pronave shqiptare, nga heqja e “ligjit të luftës” nuk përfitojnë çamët
https://2.bp.blogspot.com/-c625oRixQOs/WnLfssQIXcI/AAAAAAAARAc/NsBmMk927PIpZQKa7N5f_32xkiNmdFiPgCLcBGAs/s640/BI-696x419.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-c625oRixQOs/WnLfssQIXcI/AAAAAAAARAc/NsBmMk927PIpZQKa7N5f_32xkiNmdFiPgCLcBGAs/s72-c/BI-696x419.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kthimi-i-pronave-shqiptare-nga-heqja-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kthimi-i-pronave-shqiptare-nga-heqja-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy