Kufiri i Kosovës me Malin e Zi në dorë të Lista serbe

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka caktuar ndonjë datë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Një seancë e tillë ishte paralajmëruar për tu mbajtur ditën e diel, por ajo është shtyrë për një ditë tjetër.

Aktualisht, për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, vullnetin e kanë shprehur partitë shqiptare në pushtet: Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Lista Serbe, si partner i koalicionit qeverisës, citon “Zeri.info”, ende nuk e ka bërë zyrtarisht të ditur qëndrimin e saj, pavarësisht se deputeti i këtij subjekti parlamentar, Igor Simiq, u ka thënë mediave në Serbi, se: “së pari duhet të zgjidhet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e pastaj të tjerat”.

Nga partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, por kundër saj mbetet Lëvizja Vetëvendosje.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se paralajmërimi i seancës së jashtëzakonshme për të dielën ka qenë rezultat i vullnetit të mirë, pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet dy presidentëve, të Kosovës dhe të Malit të Zi, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq. Por, sipas tij, përgatitja e seancës së jashtëzakonshme do më tepër kohë dhe konsulta me grupet parlamentare.

“Duhet një konsultë me të gjithë deputetët. Pra, nuk është vetëm Lista Serbe, duhet konsultuar me të gjitha grupet parlamentare me kujdes. Do t’i ndërmarrim të gjitha procedurat dhe përgatitjet. Kemi humbur gati tri vjet kohë. Nëse na shkon edhe një javë, pra duhet të kemi kujdes në përgatitjen e seancës, por nuk ka kthim prapa. Kemi hyrë në drejtim të mirë, jemi përgjegjës, mund të na duhet edhe ndonjë ditë dhe shpresojmë që do ta kemi mirëkuptimin e të gjithëve, të Listës Serbe, Vetëvendosjes, e çdo deputeti të Kuvendit sepse është një moment që të jemi të gjithë bashkë”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Slavko Simiq, nuk ka sqaruar se cili është pozicioni i këtij subjekti parlamentar lidhur me çështjen e Demarkacionit.

“Nesër do të shohim se çfarë dhe si do të jetë. Nuk e di”, tha Simiq.

Për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, nevojiten së paku 80 vota nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike, politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrë parasysh qëndrimin kundër kësaj marrëveshjeje të Lëvizjes Vetëvendosje, për arritjen e këtij numri të votave, nevojiten ato të deputetëve të Listës Serbe.

“Varet prej Listës Serbe edhe prej udhëzimeve të Beogradit. Unë mendoj që presidentit (Aleksandar) Vuçiq do t’i bëhet presion ndërkombëtar që Lista Serbe të jetë konstruktive, që është partner i koalicionit dhe Demarkacioni të kalojë. Me kalimin e Demarkacionit hapet rruga që në institucionet evropiane në mars të kalojë çështja e liberalizimit të vizave sepse raporti është pozitiv dhe që kosovarët, këtë vit, nëse jo në qershor, atëherë në shtator, të udhëtojnë pa viza”, tha politologu Tahiri…/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kufiri i Kosovës me Malin e Zi në dorë të Lista serbe
Kufiri i Kosovës me Malin e Zi në dorë të Lista serbe
https://2.bp.blogspot.com/-iDaRbDfNUr8/WotX3OnZ4fI/AAAAAAAACLA/Ovp0Jj92hzod8PjBzS2ioeOdxzYjsQSfQCLcBGAs/s640/demarkacioni-compressor.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-iDaRbDfNUr8/WotX3OnZ4fI/AAAAAAAACLA/Ovp0Jj92hzod8PjBzS2ioeOdxzYjsQSfQCLcBGAs/s72-c/demarkacioni-compressor.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kufiri-i-kosoves-me-malin-e-zi-ne-dore.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kufiri-i-kosoves-me-malin-e-zi-ne-dore.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy