Kur do të vijnë bijtë e shekullit të ri ?

Nga Fahri Xharra - Nëno moj , po na kërcënohen . Në moj hallemadhja që nuk të mbaruan « dertet “ nuk të përfunduan brengat. E di moj nënë që ishe në zor , e di moj nënë që ishim një milion ata që ikëm e të lamë` gati të vetmuar në mëshirën e djegëjeve ,rrënimeve dhe dhunimeve , Donin t`a ndërronin faqen e dheut tënd , donin që t`i mos të flasësh më gjuhën e të parëve , atyre të parëve që na i ke lindur ti dhe që na kishin mësuar brez pas brez se si të rrojmë.

Kosova e jonë halle madhe !

“Kemi armiq. Për atë, të gjithë bashkohen në nji zë. Vetëm për këtë ndahen, që të gjithë nuk tregojnë një armik. Ca zgjatin gjishtin drejt dhelpëris’ së dikujt, ca dëftojnë gjarpërimin e të tjerëve, ca të tjerë emërojnë, me zë të unjtë, trashërin’ e Halldupëve.” Kur dëgjojmë të tilla, neve na vjen nji i pambajtur gas. Armiqt’ e Shqipërisë janë Shqiptarët, jo të tjerë "

Faik Konica na këshillonte ;“E ashpër dhe e sertë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hir, si pemët dhe lulet e maleve ku flitet, gjuha shqipe – edhe pse e varfëruar nga një mungesë lëvrimi shumëshekullore – është e aftë të shprehë, me një ndjesi të mrekullueshme të ngjyrimeve, konceptet më të holla të mendjes njerëzore, dridhjet më të pakapshme të nervozizmit, përballë të folmeve serbe, bullgare e greqishte të re, ku përpjekjet për ngjyrime shpesh herë shpien vetëm në disa përafrime trashanike… “

Nëno moj ,ç`janë këto vranësina që na kanë msye , janë të tokës sate e mos qofshin !

Nëno moj e di këte : “Në një intervistë të dhënë për RTK, rreth tri javë më parë, Myftiu i Kosovës ka thënë se “ndoshta” do ta organizojë një protestë për ndërtimin e xhamisë në Dardani të Prishtinës.Tërrnava ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të flijohet për këtë xhami. “Ndoshta shumë shpejtë do të vijë dita që të dalim dhe ta nisim xhaminë pa leje dhe atëherë ju bëjë me dije që ai që organizon jam unë. Ai që do marrë përgjegjësinë jam unë. Nëse dikush do duhet të flijohet për xhami jam unë. Nëse dikush duhet të sakrifikohet jam unë. Por, nuk kam dëshirë të shkojë punën deri aty”, kishte thënë Tërrnava.”

Nëno moj të birt e shkekullit të ri e kanë rifilluar këngën e tyre :

“S’duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis –
të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.”

Nëno moj , unë iu kam besën , ata po i shoh në të gjitha anët , ata po lëvizin, ata po kërkojnë dritë; dritën e ardhmërisë europiane . Po na ishim Europa , nëno moj.

Sa më vjen vështirë që po të hidhëroj oj nëna e jonë . Ti nuk ke faj . I kemi do kuçedra që janë dhjamosur dhe mundin e zemërnikëve të UÇK-së dhe të dërguarve të perëndisë ,atyre të perëndimit po duan t`iu kthejnë shpinën .

E di moj nëno ,këtë këngë që para 20 viteve e këndonim “S’duem me humbë ,në lojë të përgjaktë të historis njerzore, jo! jo! s’i duem humbjet prore -duem ngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe jetë të lirë!” disa “ kalbsina të vjetra, po kërkojnë “shejtnim”, të zhytemi prap në pellgun e mjerimit “ ?

Nëno moj, “Të gjithë armiqtë po dehen n’epopea të veta, flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta.”

Nëno moj iu kam besën birve të ri të kombit që nuk po i duan që për hirë të kalbsinave të vjetra të rikëndojmë këngën e mjerimit “kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis – "

“Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.”……E thënë para njëqind viteve nga aristokrati i mendimit shqiptar i madhi Faik Konica: Nëno , të birt e shekullit të ri po vijnë , po iu ndie zhurmën e hapave të ngutshëm !/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7003,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2072,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,412,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kur do të vijnë bijtë e shekullit të ri ?
Kur do të vijnë bijtë e shekullit të ri ?
Kur do të vijnë bijtë e shekullit të ri ?
https://3.bp.blogspot.com/-ckTElsmzOf0/Wncab6SXVoI/AAAAAAAARak/jj1x8qM6Bco8C2kGkoUNockIy8wPZv6HwCLcBGAs/s640/Untitled.png
https://3.bp.blogspot.com/-ckTElsmzOf0/Wncab6SXVoI/AAAAAAAARak/jj1x8qM6Bco8C2kGkoUNockIy8wPZv6HwCLcBGAs/s72-c/Untitled.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kur-do-te-vijne-bijte-e-shekullit-te-ri.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kur-do-te-vijne-bijte-e-shekullit-te-ri.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy