Kush i trembet Iliriusit mitologjik dhe popullit tij ?

, Kush i trembet Iliriusit mitologjik dhe popullit tij ?

Përgatiti Fahri Xharra -Shtrembërimi i historisë së shqiptarëve i ka fillesat e tij që me përhapjen e fesë kristiane. Kjo fe e re e Perandorisë Romake u njoh zyrtarisht dhe u tolerua nëpërmjet Ediktit të Mediolanum në vitin 313 të erës sonë nga Perandori ilir Kostandini i Madh themelues i Kostandinopolit (Stambollit të sotëm). Si fe e re në këtë kohë kishte nevojë të huazonte figura mitologjike dhe ti përshtaste ato sipas versionit të saj, kështu Artemisi perëndesha e gjuetisë u shndërrua në Shën Artemisi, Dhimitra perëndeshë e Tokës u shndërrua në Shën Dhimitër, Deukalioni i cili ndërtoi anijen e tij ku futi kafshët dhe familjen e tij për ti shpëtuar përmbytjes së botës që bëri Zeusi u shndërrua në Noe dhe Arka e tij. Këto i themi sa për të marrë një ide sepse shembujt janë të pafund dhe cdokush do të kuptojë falsifikimin e Mitologjisë Pellazgjike nga Kristianizmi.Ndonëse Kostandini i Madh e pati Kishën e Krishterë nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë dhe vetë vdiq si një pagan (për gjithë jetën e tij adhuronte perëndinë Diell) perandorët e mëvonshëm e panë Kristianizmin si një ideologji që duhej përhapur në territorin e Perandorisë me qëllim bashkimin e saj jo vetëm territorial ,por edhe fetar e ideologjik. Për pasojë adhurimi i perëndive të deriatëhershme u ndalua me urdhëresa perandorake dhe shumë tempuj antikë ose u transformuan në kisha ose u rrafshuan. Adhurimi i Zotave si Poseidoni, Dhimitra e Athinaja u ndalua me ligj dhe dënimi mund të shkonte deri me vdekje. Gjatë mbretërimit të Perandorit Justinian (emri i tij i vërtetë ishte Pjetër Sabati) në vitet 527-565 të erës sonë i cili sipas historianit Prokopios ishte dardan dhe vinte nga një qytezë që quhej Taurision, ata që nuk ishin të krishterë ishin tashmë shumë pak . Justiniani ama ishte mjaft i dhënë pas Kristianizmit dhe pasi ndërtoi Shën Sofinë kishën më të madhe të ortodoksisë që sot është shndërruar në xhami në Stamboll mori masa shumë të rrepta që edhe pak qytetarë bizantinë që kishin mbetur jashtë fesë kristiane të përfshiheshin prej saj.Deri këtu dua tu them lexuesve se huazimi i elementëve të Mitologjisë Pellazgjike prej Kristianizmit përbën një kërcënim për këtë të fundit nëse mitologjisë i jepet interpretimi që ajo meriton. Interpretimi i saktë i mitologjisë do të nxjerrë në shesh të gjitha falsifikimet dhe huazimet krishtere.Në shek e 19 me shfaqjen e fenomenit të nacionalizmit dhe krijimit të shteteve të ndryshme shqiptarët do të ishin të pafat për disa arsye. Pikë së pari vendet fqinje ishin krijuar si shtete të pavarura më shpejt se Shqipëria dhe kjo u dha mundësinë që të organizohen. Ndonëse ato e dinin mirë prejardhjen e shqiptarëve nëpërmjet historiografisë së tyre u munduan dhe ende mundohen që ta deformojnë historinë shqiptare me qëllim që të tregojnë se shqiptarët nuk janë autoktonë në Ballkan.
Në librin e Athanasios Agjelopulos psh Popujt e Lashtë , botimet Nea Thesis, Athinë 2002 ilirët përmenden shkarazi dhe nuk bëhet asnjë referencë e lidhjes se tyre me shqiptarët.Nga mitologjia mësojmë ama sipas një versoni se Iliriusi nga i cili mori emrin populli ilir ishte djali i Kadmusit dhe i Harmonisë. Kadmusi ishte një princ finikas djalë i Agjinorit dhe themeloi qytetin e Thivës në Greqi. Ai ishte në kërkim të motrës së tij Europës të cilën rrëmbeu Zeusi, por nuk arriti ta gjente atë dhe përfundimisht u vendos në Iliri ku lindi dhe djalin e tij Iliriusin i cili më vonë u bë mbret i ilirëve dhe i dha këtë emër popullit të tij. Këtë informacion mund ta gjejë dikush kudo, por këtu është marrë nga libri i Jacques Richepin Mitologjia Greke , botimet Vivlos 1953.
Çudia e madhe është se në botimet që vijnë në lidhje me mitologjinë greke më vonë emri i Iliriusit për arsye të paditur zhduket nga këto libra. Dhe ajo që nuk kuptojmë është pse kjo frikë ? Pse Iliriusi nuk përmendet më ? Kush i trembet atij ?Le të shohim disa shembuj së bashku :Libri i parë, Mitologjia Greke, autor rus Voitek Zamarofski, botimet Iliadhi. Tek ky libër ndonëse historia e Kadmusit preket dhe shtjellohet gjatë nuk përmendet asgjëkund se Kadmusi kishte një djalë me emrin Ilirius dhe se prej tij morën emrin ilirët.Libri i dytë, Mitologjia Greke, autor J Korojiani, botimet Alma, Flitet e stërflitet për historinë e Kadmusit por nuk përmendet fare vajtja e tij në Iliri dhe aq më tepër që ai lind aty një djalë me emrin Ilirius nga i cili marin emrin ilirët.Libri i tretë, Zotat dhe Heronjtë e Grekëve të Lashtë, autor Kosta Papadhimitriu, botimet Smirniotaki. Zoti Papadhimitriu tregohet disi më zemërgjerë se autorët e mëparshëm dhe pasi flet për Kadmusin na informon se kur ky i fundit shkoi në Iliri aty lindi edhe një djalë, por nuk na përmend emrin e tij. Djali i Kadmusit në Iliri sipas zotit Papadhimitriu është anonim.
Libri i katërt, autor rus Nikolai Kun, Mite dhe Trille të Greqisë së Lashtë, botimet Niqitopulos. Përsëri përmendet Kadmusi dhe gjithë historia e tij , por nuk përmendet fare që ai shkoi në Iliri dhe aty lindi një djalë të cilit iu vu emri Ilirius. Përvec kësaj botuesi grek në hyrje të librit na shkruan se u detyrua që të hiqte disa pjesë të këtij libri me qëllim që të ruante madhësinë standarte të librit. Sipas tij u hoqën disa gjëra të vogla që ishin “ të panevojshme“.Libri i pestë, Mitologjia Greke, Eleni Koreanthi, botimet Zaharopulos. Në këtë libër përveç emrit të Illiriusit i cili nuk përmendet në librat e mësipërm mungon komplet historia e Kadmusit. Ndonëse pra libri është mjaft voluminoz historia e Kadmusit harrohet dhe nuk paraqitet fare.Duke përfunduar mund të themi se Mitologjia Pellazgjike e cila nuk është thjesht përrallë për fëmijë , por një histori e gjallë, një kulturë e një filozofi më vete e një populli të stërlashtë filloi të ndrydhet që me ngritjen e Krishterimit dhe të shtrembërohet së tepërmi gjatë shek të 19-të dhe në vijim si pasojë e shfaqjes së Nacionalizmit. Tashmë e kemi më se të qartë se kjo mitologji u shtrembërua nga autorë grekë e rusë dhe se është në interesin e Serbisë që shqiptarët të mos identifikohen me ilirët e lashtë. Izolimi i Shqipërisë nga regjimi komunist e bëri gjithashtu të vështirë punën e studiuesve të huaj në lidhje me të tilla kërkime. Fakti që Shqipëria në periudhën e pasluftës ishte një vend komunist pro-rus nuk nxiste gjithashtu studiuesit perëndimorë që të analizonin gjenezën e këtij populli dhe kjo sepse historia nuk është thjesht një disiplinë që merret me zbulimin e të kaluarës, por mësimdhënia e saj është edhe një problem politik. Shqipëria ndodhej në këtë kohë në kampin e gabuar. I ftoj studiuesit e rinj që të studiojnë më tepër këtë mitologji, këtë traditë të përçimit gojë më gojë të historive të ndryshme nga të moshuarit tek të rinjtë që ndodhte në lashtësi. Mitologjia përkthehet Gojëdhënë në shqipen e sotme. Sipas gjuhëtarit më të madh grek Gjeorgjios Babiniotis fjala Mit do të thotë të thuash ose ta themi gegërisht Me thon !/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button