Lexojini këto reagime: Mos i njollosni të gjithë shqiptarët si trafikantë droge

Tabloidët britanikë janë plot me lajme për kriminelët shqiptarë, që trafikojnë njerëz dhe drogë. Edhe mediat shqiptare janë tabloidizuar të gjitha, pasi janë mbushur me lajme kronike. Por lexuesit duket se mendojnë ndryshe. Gazeta londineze “Evening Standard” ka publikuar tre mesazhe nga lexuesit e saj, ku u kërkohet që të mos njollosen të gjithë shqiptarët si trafikantë. Reagimi i tyre vjen pasi gazetat publikuan fotot e një trafikanti të dënuar shqiptar, i quajtur Tristen Asllani, teksa ekspozon jetën e tij brenda burgut. Lexoni më poshtë reagimet:

David Reed

Imagjinoj se shumë lexuesve u ka ardhur të pështirë kur kanë parë trafikantin shqiptar të drogës, Tristen Asllani, i dënuar me 25 vite burg, teksa mburret nga qelia e tij e burgut. Për mua kjo tregon vetëm se lufta kundër drogës e dekadave të fundit ka dështuar plotësisht.

Kjo nuk i ka ndaluar trafikantët që të marrin miliona paund nga të varurit prej drogës, po ashtu as nuk i ka ndaluar njerëzit që të bëhen të varur ndaj drogës.

Një qasje më e mirë do të ishte ajo e dekriminalizimit të drogës dhe ndihma intensive për të varurit, përfshi furnizimin e tyre me drogë cilësore të kontrolluar. Kjo do na kursente miliarda paund të shpenzuara për policimin e skenave të drogës.

Është koha që të përdorim logjikën më shumë se emocionet për të përballuar këtë çështje. Varësia ndaj drogës është një problem mjekësor, i furnizuar nga çështje sociale, jo një mëkat që duhet të tentojmë ta ndalojmë.

Paul Garvey

Është normale që të ndërgjegjësosh njerëzit për rrezikun e baronëve të drogës, që veprojnë edhe kur janë pas hekurave, por do ishte naive që të mendojmë se janë vetëm kriminelët e huaj të përfshirë në këto aktivitete.

Krimi i drogës është i shumëpërhapur në Britani dhe ishte problem shumë përpara se vendi ynë të mirëpriste më shumë emigrantë nga vendet e BE gjatë dy dekadave të fundit: të sugjerosh se është një çështje që lidhet me emigracionin, është një përgjigje dembele.

Ndërkohë që persona si Tristen Asllani kanë sjellë vetëm telashe për shoqërinë tonë, ka miliona emigrantë nga vende si Shqipëria që kontribuojnë për Londrën dhe Britaninë. Këta janë njerëz që duhet të bëhen publik.

Laura Smith

Faqja juaj e parë dje i portretizonte shqiptarët në Londër në një dritë shumë negative, duke supozuar se e vetmja gjë për të cilën njihen, është dhuna dhe trafiku i drogës. Do ishte mirë që të kishim më shumë gjëra pozitive në shtyp për shqiptarët.

Fakti që ata përbëjnë një pjesë të madhe të forcës punëtore në ndërtim, duke ngritur shtëpitë tona për të zgjidhur krizën e strehimit, teksa jetojnë në kushte të tmerrshme.

Është interesante që ju përmendni kombësinë e një trafikanti, por nuk bëni asnjë referencë në faqen tjetër për këngëtaret Bebe Rexha dhe Rita Ora, me origjinë shqiptare. A nuk është kjo një çështje e standardeve të dyfishta?/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Lexojini këto reagime: Mos i njollosni të gjithë shqiptarët si trafikantë droge
Lexojini këto reagime: Mos i njollosni të gjithë shqiptarët si trafikantë droge
Lexojini këto reagime: Mos i njollosni të gjithë shqiptarët si trafikantë droge
https://4.bp.blogspot.com/-WbQ9q_801Sc/WnSZzKcf8HI/AAAAAAAARKU/5cCXx7ZTeXgugg29ta5M1nfl8e6yFnniACLcBGAs/s640/_48456953_009846660-1.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-WbQ9q_801Sc/WnSZzKcf8HI/AAAAAAAARKU/5cCXx7ZTeXgugg29ta5M1nfl8e6yFnniACLcBGAs/s72-c/_48456953_009846660-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/lexojini-keto-reagime-mos-i-njollosni.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/lexojini-keto-reagime-mos-i-njollosni.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy