Majko në SHBA: Ta ndihmojmë diasporën për ruajtjen e identitetit

Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko, thotë se institucioni që ai drejton përpiqet për organizimin e diasporës, por pa iu imponuar komunitetit të shqiptarëve jashtë vendit. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai tha se pavarësisht se pjesëtarët e diasporës kanë pikëpamje të ndryshme politike, synohet që të nxiten veprime në ndihmë të interesave të komunitetit.

“Qëllimi im – tha ai, – është që ta ndihmojmë diasporën për ruajtjen e identitetit, edukimin e fëmijëve dhe mësimin e gjuhës shqipe”.

Ministri Majko tha se në Nju Jork, falë interesimit të pushtetit lokal dhe lobingut të diasporës, në shkolla do të hyjë mësimi i dy-gjuhësisë: gjuha shqipe do të mësohet krahas me anglishten dhe se ka shpresa që ky shërbim të hyjë edhe në shtete të tjera amerikane.

Ministri Majko tha se në Shtetet e Bashkuara kanë filluar të ngrihen qendra kulturore të shqiptarëve, falë kontributit financiar të diasporës, por shtoi se në këto projekte do të kontribuojnë edhe qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës. Ai tha se ngritja e këtyre qendrave do të vazhdojë, sipas modelit të qendrës së ngritur nga biznesmeni Richard Lukaj në Nju Jork.

Ministri shqiptar i diasporës tha se në Shqipëri qeveria ka miratuar së fundi ligjin për Agjencinë Kombëtare të Diasporës, që do të jetë një agjenci në funksion të interesave të diasporës. Ligj pritet t’i kalojë së shpejti Parlamentit.

Majko shtoi se qeveria shqiptare ka filluar punën për një projektligj që do të lidhet me një fond për zhvillimin e diasporës. Ai tha se në diasporë ka një pasuri të jashtëzakonshme njerëzore dhe intelektuale, por sekreti në punën me të, qëndron tek mënyra e komunikimit. Ministri Majko tha se po përpiqet të krijojë në administratën shqiptare një atmosferë të mirë për investitorët nga diaspora, pasi kjo administratë është mësuar të punojë vetëm me investitorë nga Shqipëria./voa/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7000,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2070,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,410,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Majko në SHBA: Ta ndihmojmë diasporën për ruajtjen e identitetit
Majko në SHBA: Ta ndihmojmë diasporën për ruajtjen e identitetit
https://3.bp.blogspot.com/-OksO6SfuHZA/Wn499o1TFcI/AAAAAAAABbE/zYiXSRD17QYYoCf2LGQp0QgsoTJ5H6YTQCLcBGAs/s640/MAJKO-696x391.png
https://3.bp.blogspot.com/-OksO6SfuHZA/Wn499o1TFcI/AAAAAAAABbE/zYiXSRD17QYYoCf2LGQp0QgsoTJ5H6YTQCLcBGAs/s72-c/MAJKO-696x391.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/majko-ne-shba-ta-ndihmojme-diasporen.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/majko-ne-shba-ta-ndihmojme-diasporen.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy