Marrëveshja e detit, Meta takohet me Moisiun, Meidanin e Berishën

, Marrëveshja e detit, Meta takohet me Moisiun, Meidanin e Berishën

Kreu i shtetit Ilir Meta vijon konsultimet për marrëveshjen e detit me ish-presidentët, Alfred Moisiu, e më pas Rexhep Mejdani dhe Sali Berisha.
Konsultimet e presidentit vijnë pasi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati hedh hapin zyrtar tek Meta, për të marrë leje për ndarjen e re të detit me Greqinë.
Një ditë më parë, Meta u takua me dy ish presidentët Bujar Nishani dhe Bamir Topi.
Ministria e Jashtme theksoi një ditë më parë se kjo kërkesë bëhet përpara se ekspertët të ulen në tryezën me harta për të piketuar kufijtë detarë.
Në prononcimet e tij publike Bushati ka deklaruar se vendimi i Gjykatës sonë Kushtetuese do të respektohet pikë për pikë për një marrëveshje më të mirë se në 2009-ën./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button