Mbi 200 gjyqtarë dhe politikanë në listën e zezë të DASH, SHBA plan për të shkuar drejt skenarit kroat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u përgatitur për të zbatuar skenarin kroat dhe rumun në Shqipëri. Politika po e zvarrit reformën në drejtësi, por ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion është e pashmangshme. Dhe kur të ndodhë kjo, me qindra persona rrezikojnë të shkojnë pas hekurave, njësoj si në Kroaci dhe në Rumani. Të enjten ambasadori amerikan e tregoi hapur se SHBA është e pakënaqur dhe nuk ka shumë besim te politika dhe autoritetet shqiptare e për këtë arsye po punohet që të ngrihet SAPK dhe Byroja e Hetimit. Por paralelisht me këtë, amerikanët janë vënë në lëvizje për të grumbulluar sa më shumë të dhëna mbi pushtetarët shqiptarë. Pak ditë më parë gazeta deklaroi se pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave kanë mbërritur një sërë shkresash, ku kërkohen informacione mbi pasuritë dhe transfertat bankare të gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë ministra, ish-ministra e deputetë. Por gazeta ka arritur të mësojë më shumë detaje nga këto kërkesa. Sipas burimeve, përfaqësuesit e SHBA në Tiranë të gjitha të dhënat që kanë marrë i kanë dërguar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Bëhet fjalë për një listë me rreth 200 persona, ku përfshihen njerëz të drejtësisë dhe të politikës, si dhe familjarë të tyre. Lista në fjalë është hartuar ndër vite dhe aty ka emra funksionarësh që kanë shërbyer dikur, por jo tani, por më të shumtit janë funksionarë aktualë. Për të gjithë këta, ndërkombëtarët kanë grumbulluar të dhëna brenda dhe jashtë vendit dhe dosjet po bëhen gati. Pak ditë më parë pranë DPPP njësia e inteligjencës financiare amerikane ka sjellë një dosje voluminoze me të gjithë njerëzit që kanë fshehur para në kontinentin amerikan. Por këta janë vetëm emrat e parë, pasi dosja e plotë pritet të mbërrijë pas ngritjes së SPAK. Një burim i tha gazetës se në DPPPP kanë mbërritur të dhëna kryesisht për gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë, të cilët do të arrestohen pa nisur SPAK. Pas ngritjes së saj do të mbërrijnë dosje me emra akoma më të rëndësishëm, që në total arrijnë deri në 200. Për secilin prej tyre do kërkohen hetime.

Zbulimi i parave

Synimi i SHBA është që deri në qershor, kur do të merret dhe vendimi nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave, të ketë nisur vetingu dhe Brukselit t’i jepen rezultate në goditjen e pushtetarëve të korruptuar. Për këtë arsye, këto ditë po punohet fort nga prokuroria, Drejtoria e Pastrimit të Parave dhe shërbimet partnere. Por me ngritjen e SPAK do ketë metoda akoma dhe më speciale për të zbuluar paratë e korrupsionit. Në SPAK do të jetë një drejtori të posaçme që do merret me bashkëpunimin ndërkombëtar, ku do japë dhe marrë informacione për çdo zyrtar, prokuror a gjyqtar. “Sektori për bashkëpunimin ndërkombëtar, bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare; cakton anëtarë në strukturat e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshje për një rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale apo përfaqësimin në gjyq të veprave penale të korrupsionit; mbikëqyr hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, zbatimin e legjislacionit të brendshëm, si dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe informon në lidhje me problemet e identifikuara apo çështjet e debatuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër apo përfaqësuesve të tij, informon pa vonesë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente”, thuhet në ligj./Kliti Topalli Sot Sews/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mbi 200 gjyqtarë dhe politikanë në listën e zezë të DASH, SHBA plan për të shkuar drejt skenarit kroat
Mbi 200 gjyqtarë dhe politikanë në listën e zezë të DASH, SHBA plan për të shkuar drejt skenarit kroat
https://3.bp.blogspot.com/-BYVsZntUkY0/WoDeboT-0PI/AAAAAAAABjk/uHzGUNPm2ton9YRRxSsFAvEtw0VgjExmQCLcBGAs/s640/20090309-Harry-S-Truman-building-1200x630-640x336.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-BYVsZntUkY0/WoDeboT-0PI/AAAAAAAABjk/uHzGUNPm2ton9YRRxSsFAvEtw0VgjExmQCLcBGAs/s72-c/20090309-Harry-S-Truman-building-1200x630-640x336.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/mbi-200-gjyqtare-dhe-politikane-ne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/mbi-200-gjyqtare-dhe-politikane-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy