Mbrapshtia e liderëve zbeh festën e pavarësisë së Kosovës

Kur Kosovën e ndajnë edhe vetëm dhjetë ditë nga festimi i jubileut të dhjetë të shtetësisë, institucionet zyratre të vendit deri tani nuk kanë bërë të ditur nëse ndonjë prej liderëve të shteteve të fuqishme apo figurave të rëndësishme ndërkombëtare të ketë konfirmuar pjesëmarrjen në festën e 17 shkurtit.

Kështu raporton “Zeri.Info”, që duke ju referuar njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare citon se probabiliteti për pjesëmarrjen e delegacioneve nga shtetet e fuqishme është shumë i vogël.

Sipas tyre, kjo po ndodh pasi krerët e shtetit, momentalisht, janë të refuzuar nëpër botë për shkak të acarimit të marrëdhënieve të krijuara nga situatat e fundit në vend.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi, ka thënë për “Zërin” se në 10-vjetorin e Pavarësisë nuk pret pjesëmarrje të madhe të delegacioneve të huaja, pasi në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë Kosova vazhdon të jetë një shtet me probleme serioze të shtetësisë.

Ai tha se procesi i shtetndërtimit si sprovë e kapaciteteve të brendshme është sfiduar nga dështimet e vazhdueshme të klasës politike, pra edhe të pushtetit edhe të opozitës.

“Saga e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi për gati tre vjet dhe tentimi për zhbërjen e Gjykatës Speciale që dështoi me tërheqje janë treguesit më të qartë të paaftësisë, të papërgjegjshmërisë dhe të meskinitetit të kësaj politike. Për pasojë Kosova ka mbetur e izoluar, krerët e saj janë pothuaj tërësisht të refuzuar në botë”, ka përfunduar Fetoshi.

Edhe Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu”, nuk pret që të ketë pjesëmarrje të personaliteteve të huaja pikërisht për shkak të tentimit të zhbërjes së Gjykatës Speciale dhe të ngecjes me demarkacionin./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mbrapshtia e liderëve zbeh festën e pavarësisë së Kosovës
Mbrapshtia e liderëve zbeh festën e pavarësisë së Kosovës
https://3.bp.blogspot.com/-mYynmKwufBM/Wnze695QWOI/AAAAAAAABK4/KHitz9wHzs8ntzoL7-fjTqk6Mv1fZZw-wCLcBGAs/s640/MBRAPSHTIA-2-3-4.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-mYynmKwufBM/Wnze695QWOI/AAAAAAAABK4/KHitz9wHzs8ntzoL7-fjTqk6Mv1fZZw-wCLcBGAs/s72-c/MBRAPSHTIA-2-3-4.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/mbrapshtia-e-lidereve-zbeh-festen-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/mbrapshtia-e-lidereve-zbeh-festen-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy