Ndalimi i makinave me timon në krahë të djathtë, BE mund të rrëzojë vendimin e Shqipërisë

Në vitin 2014, parlamenti shqiptar vendosi t’i shtonte një pikë Kodit të Qarkullimit Rrugor, ku ndalohet regjistrimi i makinave me timon në krahë të djathtë në vendin tonë.

Vendimi, i cili hyri në fuqi gjatë vitit 2015, ndalon importimin e këtyre automjeteve, ndërsa lejon qarkullimin e atyre makinave të regjistruara më përpara.

Por kjo masë duket se po kundërshtohet nga një anëtar i Parlamentit Europian, i cili i ka bërë një kërkesë zyrtare Komisionit Europian, mbi ligjshmërinë e këtij kufizimi të vendosur në Shqipëri.

Eurodeputeti Daniel Dalton, nga radhët e Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar shtron këtë pyetje: “A mundet Komisioni të konfirmojë që kjo përbën një barrierë jotarifore diskriminuese, e cila ka një impakt negativ në tre shtete anëtare ku timoni në krahë të djathtë është norma, në kontradiktë me direktivat dhe rrugolloret e BE dhe që nuk është në përputhje me parimin e proporcionalitetit?”

Krahas Mbretërisë së Bashkuar, qarkullimi në krahë të majtë zbatohet edhe në Qipro, Irlandë dhe Maltë.

Megjithatë, vendimi i Shqipërisë prek drejtpërdrejt vetëm industrinë e prodhimit të automjeteve në Britaninë e Madhe, nga e cila nuk mund të zhdoganohen automjete me timon në krah të kundërt.

Dalton i bën KE edhe pyetjet e mëposhtme, ku kërkon sqarime mbi rrugën që do të ndiqet.

“A mundet Komisioni të konfirmojë nëse ky kufizim bie ndesh me kushtet e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, të firmosur në 2006-ën? A do të duhet Shqipëria t’i japë fund këtij kufizimi si pjesë e negociatave për aderim që do të përputhin legjislacionin shqiptar me atë të BE?”

Pyetja e eurodeputetit britanik do të duhet të marrë një përgjigje brenda 6 javësh, raport SCAN./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ndalimi i makinave me timon në krahë të djathtë, BE mund të rrëzojë vendimin e Shqipërisë
Ndalimi i makinave me timon në krahë të djathtë, BE mund të rrëzojë vendimin e Shqipërisë
Ndalimi i makinave me timon në krahë të djathtë, BE mund të rrëzojë vendimin e Shqipërisë
https://2.bp.blogspot.com/-sgpaUTWIEx8/WoI8L8Gx_YI/AAAAAAAASjI/A0DeVtlXsMsEXi_EH4ga3sNjvsmoczTCwCLcBGAs/s640/krahu-i-djathte-765x383-1-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-sgpaUTWIEx8/WoI8L8Gx_YI/AAAAAAAASjI/A0DeVtlXsMsEXi_EH4ga3sNjvsmoczTCwCLcBGAs/s72-c/krahu-i-djathte-765x383-1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ndalimi-i-makinave-me-timon-ne-krahe-te.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ndalimi-i-makinave-me-timon-ne-krahe-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy