Në ditën e rrëzimit të bustit, Patozi: Dy gënjeshtrat që na largojnë 27 vjet larg Evropës

, Në ditën e rrëzimit të bustit, Patozi: Dy gënjeshtrat që na largojnë 27 vjet larg Evropës

Ish deputeti i PD-së Astrit Patozi ka ndarë me publikun një foto të tij gjatë kohës së grevës së urisë kryer nga studentët në vitin e largët 91’ si dhe një të vërtetë të hidhur për ditët e sotme. Përmes një postimi në rrjetin social, Patozi shkruan se plot 27 vjet më vonë, askujt nuk do t’ja merrte mendja se do të ishim në mëshirën e “Rilindjes” së të majtëve të Ramës e “Republikës së Re” të Bashës. Këto dy epitema, Patozi i cilëson si dy prej gënjeshtrave më të mëdha që e largojnë Shqipërinë 27 vjet larg nga Evropa, që dikur ëndërrohej nga studentët.ATËHERË KUR NUK MUND TA DINIM…Një kujtim i bukur në vitin e largët 1991. Me një grup studentësh dhe pedagogësh nga Kavaja, pjesëmarrës të grevës së urisë, që kulmoi më 20 shkurt me rrëzimin dhe heqjen zvarrë të bustit të diktatorit.Atëherë, kur askush nuk mund ta dinte dhe as nuk mund ta merrte dot me mend se pas 27 vjetësh do të ishim në mëshirën e “Rilindjes” dhe të “Republikës së Re”, dy gënjeshtrave të mëdha, që të marra së bashku, e largojnë sot pothuajse po aq sa në atë kohë Shqipërinë nga Europa./ZgjohuShqiptar.info, Në ditën e rrëzimit të bustit, Patozi: Dy gënjeshtrat që na largojnë 27 vjet larg Evropës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button