Negociatat, Macovei: Momenti që politika të bashkohet për BE

Në kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, përgjatë dy ditëve do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë “Takimi i 12-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian- Shqipëri.

Në ditën e parë të këtij komiteti, Kryetarja e Delegacionit të Parlamentin Evropian, Monica Macovei u shpreh se PE mbështet kursin e integrimit të Shqipërisë në BE, ndërsa theksoi si të domosdoshëm për çeljen e negociatave rezultatet e reformave dhe dialogun politik. Ajo bëri thirrje për bashkim të faktorit politik.

“Parlamenti Europian është shumë mbështetës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Dialogu politik është vital për këtë. Është momenti që ju duhet të bashkoheni. Të shpresojmë që takimi i sotëm dhe nesër, do jetë një hap konstruktiv. Ne kemi dëgjuar nga Komisioni Europian që Shqipëria është në udhën e mbarë në përpjekjet e saj për reformat dhe shpresojmë që të kemi rezultate të prekshme.

Nuk është mirë që partitë në Parlament gjatë gjithë kohës të luftojnë. Ne mirëpresim prezencën e të dy anëve dhe të kemi rekomandime të popullit shqiptar”, u shpreh Macovei.

Për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, Tirana zyrtare do mirëpresë vlerësimin e Komisionit Europian sa i takon çeljes së negociatave, ndërsa theksoi se po shkohet drejt zgjidhjes së problemeve me fqinjët jugorë, Greqinë. “Ne mirëpresim vlerësimin e Komisionit Europian. Shqipëria po përparon me reformat që e afrojnë Shqipërinë me BE-në. Periudha në vijim do të jetë vendimtare për Shqipërinë. Fillimi i bisedimeve është vetëm fillimi i një pune të madhe. Me Greqinë jemi përfshirë në një proces intensiv dialogu. Po forcojmë marrëdhënie me vendet e rajonit", u shpreh Bushati. “Çdo politikan shqiptar duhet të vendosë interesin e Shqipërisë në radhë të parë”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Vlahutin: Shqipëria mundësi reale për çeljen e negociatave
"Javën që shkoi Komisioni ka miratuar strategjinë e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Dera është e hapur, rruga është pa pengesa. Është e domosdoshme që Shqipëria të punojë edhe më fort në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është e domosdoshme që kjo do të çojë në investime më të shumta. Sot Shqipëria ka një mundësi reale dhe imediate sa i përket hapjes së negociatave.

Është e domosdoshme që kjo do të çojë në investime më të shumta. Sot, Shqipëria ka një mundësi reale dhe imediate sa i përket hapjes së negociatave.
Ka një gjë që mund ta bëjnë vetëm shqiptarët. Integrimi kërkon që i gjithë vendi të jetë në një dialog konstruktiv. Është detyrë e qeverisë që ta përfshijë opozitën në angazhimin për integrimin. Ne kemi filluar të shohim rezultatet e para të reformës në drejtësi. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë rezultate
".

Jorida Tabaku: A është përjashtuar Tahiri nga Komiteti?
"Opozita ka përshëndetur strategjinë javën e kaluar në parlament, duke patur parasysh që thekson edhe konsensusin mes partive. Duam të sigurohemi që kryetari i kuvendit ka përjashtuar Tahirin nga komiteti".

Eduard Kukan: Shmangni bojkotin e Parlamentit
"Do të ishte arritur shumë më tepër nëse do kishte dialog politik. Ka disa arsye pse dialog. Shpresojmë që Shqipëria do të celë negociatat. Kjo do të thotë që do të ketë shumë mbikëqyrje nga Shqipëria nga BE. Të menjanohet abandonimi i Parlamentit. Përpara anëtarësimit Shqipëria do të duhet të miratojë shumë ligje që do të duan shumicë votash"./Shqiptarja/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Negociatat, Macovei: Momenti që politika të bashkohet për BE
Negociatat, Macovei: Momenti që politika të bashkohet për BE
Negociatat, Macovei: Momenti që politika të bashkohet për BE
https://1.bp.blogspot.com/-Vr-biMQuKcQ/WoI9Batnd3I/AAAAAAAASjU/gkSLsq9vVMAOfm3JhcVby79J0wlI8e4MACLcBGAs/s640/macovei.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Vr-biMQuKcQ/WoI9Batnd3I/AAAAAAAASjU/gkSLsq9vVMAOfm3JhcVby79J0wlI8e4MACLcBGAs/s72-c/macovei.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/negociatat-macovei-momenti-qe-politika.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/negociatat-macovei-momenti-qe-politika.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy