Nënë Tereza, gruaja e vetme në “top dhjetëshen” e njerëzve më të guximshëm në histori

E vetmja grua në dhjetëshen e parë të kësaj liste është Nënë Tereza, shqiptarja nga Shkupi, e shpallur vitin e kaluar nga Vatikani si shenjtëreshë. Ajo zë vendin e shtatë.

Më shumë se 12 mijë zviceranë janë pyetur në kuadrin e një hulumtimi për të gjetur se cilin personalitet gjatë historisë e konsiderojnë si më të guximshmin. Sondazhin e ka realizuar Instituti për Hulumtimin e Opinionit “Sotomo” i mandatuar nga kompania e sigurimeve “Allianz Versicherung”, shkruan blick.ch.

Njeriu më i guximshëm në histori sipas shumicës së të anketuarve është Nelson Mandela i ndjerë, luftëtari kundër apartheidit në Republikën e Afrikës së Jugut, transmeton albinfo.ch. Menjëherë pas Mandelës vjen Wilhelm Tell, por meqë ai konsiderohet më shumë personalitet fiktiv se historik, Tell “abstrahohet” nga kjo radhitje. Kështu, i dyti njeri më i guximshëm në histori konsiderohet Mahatma Gandhi, luftëtari për pavarësinë e Indisë, i cili pati fituar edhe çmimin Nobel për Paqe. Alpinisti i ndjerë ekstrem zviceran Ueli Steck vjen i treti në këtë renditje.

Është interesante se e vetmja grua në mesin e dhjetëshes së parë të kësaj liste që dallon më të guximshmit, është Nënë Tereza, shqiptarja nga Shkupi, e shpallur vitin e kaluar nga Vatikani si shenjtëreshë e Kishës Katolike ose Shën Tereza. Ajo zë vendin e shtatë në listë, përcjell albinfo.ch.

Realizuesit e hulumtimit kanë konstatuar se meshkujt kanë zgjedhur pothuaj pa përjashtim vetëm meshkuj, ndërsa gratë, nuk kanë bërë “diskriminim” të kësaj natyre./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7959,Camëri,108,Editorial,1708,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2372,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1777,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Nënë Tereza, gruaja e vetme në “top dhjetëshen” e njerëzve më të guximshëm në histori
Nënë Tereza, gruaja e vetme në “top dhjetëshen” e njerëzve më të guximshëm në histori
Nënë Tereza, gruaja e vetme në “top dhjetëshen” e njerëzve më të guximshëm në histori
https://4.bp.blogspot.com/-S7aY3hG4bGc/Wnsp200D1hI/AAAAAAAAR0Y/GZyH5Imt2TYfbEvMyaqz6lJs9cmhJUDrgCLcBGAs/s640/Nene-tereza-1.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-S7aY3hG4bGc/Wnsp200D1hI/AAAAAAAAR0Y/GZyH5Imt2TYfbEvMyaqz6lJs9cmhJUDrgCLcBGAs/s72-c/Nene-tereza-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/nene-tereza-gruaja-e-vetme-ne-top.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/nene-tereza-gruaja-e-vetme-ne-top.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy