New York Times, për Kadarenë: Lexuesit habiten se si nuk e merr Nobelin

Gazeta e njohur amerikane New York Times i ka kushtuar dje një shkrim shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare.

Kritikja e letërsisë Cynthia Haven i kushton një analizë romanit “Vajza në ekzil, Requiem për Linda B” ose siç është titulli në gjuhën shqipe “E penguara”, përkthyer në anglisht nga John Hodgson.

“Lexuesit e Ismail Kadaresë habiten çdo vit kur komiteti i çmimeve të Nobelit shpall fituesin. Shkrimtari më i madh shqiptar, fitues i çmimit Man Booker International, Çmimit të Jeruzalemit dhe shumë çmimeve e nderimeve të tjera tashmë është 82 vjeç.

Romani “Vajza në ekzil” botuar në shqip në vitin 2009 mund të rindezë shpresat për një vlerësim tjetër. Ajo çfarë veçon kritikja Haven është gjuha shqipe, e bërë ndërkombëtare përmes librave të këtij shkrimtari, ndërsa ndalet dhe tek jeta e tij nën regjimin komunist. “E penguara” është një roman ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. “Kafe Flora”, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel “Dajtit”.

Kjo nostalgji epokash të përziera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është “e penguara”, vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit. Fundi i saj, është tepër tragjik, përfundon me vetëvrasje. Kryedramaturgu Rudia Stafa , është, bartësi kryesor i kësaj ngjarjeje, i cili padjallëzisht i nënshkruan një libër një vajze të panjohur.

Shkas për nënshkrimin e këtij libri , bëhet shoqja e Lindës, Migena. Migena krijon një marrëdhënie me dramaturgun , të cilën e mban te fshehur nga shoqja e saj e ngushtë. Në të njëjtën kohë, ky veprim i Migenës i pafalshëm, ishte tradhti ndaj shoqes së saj , por edhe fillimi i problemeve të mëdha për Rudianin. Rudiani thërritet në komitetin e partisë, pa e ditur përse-në.

Atje ai përballet me një sprovë të dyfishtë, ku nga njëra anë mundohej të kuptonte vështirësitë ku ndodhej dhe nga ana tjetër përpiqet te kuptojë të vërtetën që ka të bëjë me Linda B. Kapërcimi i zonave të rrezikshme , është një kapërcim i ankthshëm e tronditës por dhe hulumtues e ndërgjegjes. Në këtë mënyrë ai arrin të kuptojë shumë gjëra rreth fatit të tij dhe fatit të të tjerëve. Vetëvrasja e Lindës ka motive konkrete , por dhe të panjohura. Duke mbyllur jetën tragjikisht, Linda na jep të kuptojmë iluzionin jetësor që tingëllon si një metaforë e zezë ekzistenciale.

Figura e Lindës është një realitet i zymtë e rrëqethës. Ajo përnjëmend është një qenie njerëzore , por pa të drejta jetësore. Fati tragjik i Lindës, lidhur me dramën e Rudianit është një gërshetim tepër i ndërlikuar, një dramë me thelb të dyfishtë, një rrëshqitje e padukshme nga rrafshi i zhvillimit të gjallëruar në përzierje të gjërave me prejardhje të kundërt. Kjo vepër merr përmasa të gjera dramatike në brendinë e vet, si një strukturë që ngrihet mbi vetë zhanrin e dramës artistike dhe mbi vetë dramën reale që zhvillohet para syve të njeriut gjatë regjimit totalitar.

Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”. Ky libër ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare që pas përkthimit të tij në gjuhën angleze. e.r./dita



NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: New York Times, për Kadarenë: Lexuesit habiten se si nuk e merr Nobelin
New York Times, për Kadarenë: Lexuesit habiten se si nuk e merr Nobelin
https://3.bp.blogspot.com/-R9sVSpbYCXU/WpMQHzNAKwI/AAAAAAAATfA/Jrz4CG9LBDYwuUTsf2_UEH0ygjOFbmUqACLcBGAs/s640/xxx_1464356446-9628641-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-R9sVSpbYCXU/WpMQHzNAKwI/AAAAAAAATfA/Jrz4CG9LBDYwuUTsf2_UEH0ygjOFbmUqACLcBGAs/s72-c/xxx_1464356446-9628641-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/new-york-times-per-kadarene-lexuesit.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/new-york-times-per-kadarene-lexuesit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy