Ngjela Vucic’it: Shpresove që me një grusht të korruptuarish shqiptarë do të mundje politikën amerikane?

Avokat i mirënjohur nga Tirana, Spartak Ngjela, ka reaguar reagon me mesazh te forte pas deklaratave te presidentit serb, Vuçic, që një ditë më parë tha se “Kosovën e mbron Uashingtoni dhe Londra”.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Ngjela i ka shtruar një seri pyetjesh për presidentin serb, pyet se “pse, kaq të lehtë jeni, zoti Vuçiç, ju serbët që vërtet mendoni se mund të bleni shqiptarët ashtu siç i keni blerë në këta 200 vjet”

“Pse, zoti Vuçiç, vërtet mendoni se me korrupsionin aktual shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë do të vazhdoni eskalimin në pushtim të tokave shqiptateë?” ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Pse, vërtet nuk e kishe kuptuar, zoti Vuçiç, që Dardania ishte guri themelor i shkatërrimit të Jugosllavisë, kurse vetë Milosheviçi ishtë krijim tragjik i dëshpërimit dhe jo i shpresës.

Postimi i Ngjeles Presidenti i Serbisë, Vuçiç, deklaroi dje kapitullimin e Serbisë, me pretendimin që “Kosovën e mbron Uashingtoni dhe Londra”. Ai e pa këto ditë me ngashërim dhe tërbim që elita e forcës botërore ishte me pavarësinë e Kosovës.

Ishte i mërzitur. Po pse, nuk e di ky nacionalist steril serb se Shqipërinë e ka gjymtuar Rusia dhe Franca dhe heshtja e Londrës.

Nuk e di ky hero milosheviçinan që shqiptarët janë masakruar nga serbët dhe osmanët bashkë, se i ka përkrahur Rusia.
Tani e kuptoi Presidenti serb se në analet e politikës anglosaksone është quajtur gabim i Londrës politike shkatërrimi i Austro-Hungarisë dhe krijimi i Jugosllavisë.

Tani e mësoi Presidenti serb se politika anglodaksone është kthyer te politika realiste dhe e thellë austro-hungareze me shqiptarët dhe për shqiptarët në Ballkanin Perëndimorë.

Pse, nuk e di histriografia shqiptare që emri Kòsovo është emër sllav i vendosur me dhunë nga Stambolli dhe Moska në shekullin e XIX- të, për të larguar shqiptarët dardanë me dhunë nga trojet e tyre tre mijë vjeçare.
Pse, kaq të lehtë jeni, zoti Vuçiç, ju serbët që vërtet mendoni se mund të bleni shqiptarët ashtu siç i keni blerë në këta 200 vjetë.

Pse, zoti Vuçiç, vërtet mendoni se me korrupsionin aktual shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë do të vazhdoni eskalimin në pushtim të tokave shqiptateë Pse, zoti Vuçiç, tani e kuptove që aleanca amerikano -shqiptare sapo ka nisur dhe ka në qëndër të saj unifikimin shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Pse, zoti Vuçiç, tani e kuptove që aleanca shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor, ka pushtetin real sot në Shqipëri dhe nuk i përfill fare ca të korruptuar kryeministrorë në Tiranë.

Pse, zoti Vuçiç, më gjithë mend shpresove që me një grusht të korruptuarish shqiptarë do të mundje ti politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor.

Pse, zoti Vuçiç, tani u binde që korrupsioni kryeministror shqiptar është “një njëri i vdekur tashmë” në Tiranëë Pse, vërtet nuk e kishe kuptuar, zoti Vuçiç, që Dardania ishte guri themelor i shkatërrimit të Jugosllavisë, kurse vetë Milosheviçi ishtë krijim tragjik i dëshpërimit dhe jo i shpresës.

Pse, tani, pas njëzetë vjetësh, e kuptuat ju, zoti Vuçiç, që, jo ju, por shqiptarët janë aleatë natyrorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pse, zoti Vuçiç, vërtet menduat ju serbet se të ardhurit do t’i shuanin nga faqja e dheut arbërit autoktonë të Ballkanitë Pse, ende nuk e dini ju, zoti Vuçiç, që ky yni quhet Gadishulli Ilirik, se Ballkan ka rreth 100 vjet që e kanë quajtur rusët dhe turqit për hatrin tuaj si pushtuesë.

Dhe më në fund, përsëri nuk jeni të humbur me gjithësej. Dhe, gjithashtu:

Nuk ka rëndësi, se ne shqiptarët kemi një shprehje të mënçur e të bukur që e keni në favor:

Më mirë vonë se kurrë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ngjela Vucic’it: Shpresove që me një grusht të korruptuarish shqiptarë do të mundje politikën amerikane?
Ngjela Vucic’it: Shpresove që me një grusht të korruptuarish shqiptarë do të mundje politikën amerikane?
Ngjela Vucic’it: Shpresove që me një grusht të korruptuarish shqiptarë do të mundje politikën amerikane?
https://1.bp.blogspot.com/-F_3ICNBYzMo/WosDsVUSCTI/AAAAAAAATHY/RQiSH1_pnMMjMkcQpzmtcvLGWdAxAA5aACLcBGAs/s640/ngjel-640x450-1200x630-640x336.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-F_3ICNBYzMo/WosDsVUSCTI/AAAAAAAATHY/RQiSH1_pnMMjMkcQpzmtcvLGWdAxAA5aACLcBGAs/s72-c/ngjel-640x450-1200x630-640x336.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ngjela-vucicit-shpresove-qe-me-nje.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ngjela-vucicit-shpresove-qe-me-nje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy