Një mundësi për të kuptuar ku i kanë fshehur paratë politikanët shqiptarë

Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy vendet kryesore për sekretin financiar në botë. Tax Justice Network ka publikuar së fundmi Indeksin e Sekretit Financiar për vitin 2018, i cili përfshin 112 vende dhe në krye qëndrojnë edhe vende si Ishujt Kajman, Hong Kongu, Singapori, Luksemburgu, Gjermania, Tajvani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me sekret financiar, ky indeks konsideron nivelin e sekreti dhe përqindjen e shërbimeve financiare që u ofrohet jorezidentëve.

Zvicra mbetet në krye, një vend që bashkë me listën pasuese hyn në kategorinë e parajsave fiskale, apo që i lejon ato, ndërkohë që për SHBA-në, vlerësohet se “ka refuzuar të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të reduktuar sekretin financiar, ndërkohë që i jep të drejtë vetes të kërkojë informacion për qytetarët amerikanë jashtë, por refuzon të ofrojë të dhëna shteteve të huaja”.

Drejtuesi i rrjetit që ka pëgatitur indeksin, Alex Cobham, ka deklaruar se panorama globale është e qartë: “Vendet më të fuqishme dhe më të pasura janë edhe përçuesit e rreziqeve më të mëdha globale me Zvicrën dhe SHBA si lehtësuesit kryesorë të flukseve financiare të paligjshme”.

Në kriteret e përgatitura për hartimin e indeksit janë edhe mungesa e regjistrave publikë, rregulla të dëmshme taksimi për rezidentët dhe tolerim të anonimatit për aksionerët. Në vitin 2018 synohet që të vihet në zbatim shkëmbimi automatik i informacionit e që përfshin disa vende që kanë qenë në të ashtuquajturën listë të zezë të BE-së.

Duart e pista të gjithë këtij qarkullimi janë në ato vende prej nga ku buron edhe morali për transprarencë dhe qeverisje të drejtë, ndërkohë që financimet e paligjshme qa mbulohen me këto kalime financiare janë asgjë më shumë sesa thelbi i fuqisë së vërtetë të vendeve në Perëndim që zyrtarisht promovojnë të tjera vlera.

Sa për Shqipërinë dhe betejën e saj për drejtësi dhe kundër korrupsionit do të mjaftonte të shikohej renditja për të intuitizuar se ku janë paratë e politikanëve shqiptarë, ku mund të jenë ato hipotetikisht dhe nëse dikur do të vinte ndonjë goditje për ndonjërin në këtë drejtim, ajo me siguri do kërkuar në ato vende që administrojnë të dhëna kaq të ndjeshme e që janë pushteti i vërtetë – shkruan portali ResPublica./ZgjohuShqiptar.info

Për indeksin e plotë, klikoni KËTU.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7014,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2077,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1580,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,416,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Një mundësi për të kuptuar ku i kanë fshehur paratë politikanët shqiptarë
Një mundësi për të kuptuar ku i kanë fshehur paratë politikanët shqiptarë
Një mundësi për të kuptuar ku i kanë fshehur paratë politikanët shqiptarë
https://1.bp.blogspot.com/-DQ5HHufxY9s/WnXTmiQX7lI/AAAAAAAARQY/nJy_wsL2esUZnNMfaCkM5hSwYZeUg6R0ACLcBGAs/s640/tab-905x395.png
https://1.bp.blogspot.com/-DQ5HHufxY9s/WnXTmiQX7lI/AAAAAAAARQY/nJy_wsL2esUZnNMfaCkM5hSwYZeUg6R0ACLcBGAs/s72-c/tab-905x395.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/nje-mundesi-per-te-kuptuar-ku-i-kane.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/nje-mundesi-per-te-kuptuar-ku-i-kane.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy