Nuk i duam vetë investimet e huaja?!

Nga Ben Andoni - Shqiptarët duket sikur nuk i duan investimet e huaja. Kjo nuk do shumë për t’u kuptuar dhe as për t’u vënë re. Është e vërtetë që shteti që ne kemi bërë dhe Ekzekutivët që na drejtojnë kanë gabimet pa fund, që lidhen me titujt e pazgjidhur të pronësisë dhe Legjislacionin “fleksibël” që ndërron orë e çast, por në thelb, ne, shqiptarët (e përsërisim) nuk i duan investimet e huaja. Këtë e shpjegon klima e pafavorshme e biznesit që krijohet nga vetë ne dhe nuk është aspak e favorshme; pronat që i kemi manipuluar në masë; por edhe mungesa e nervit të punës, që vërehet masivisht ndër shqiptarë. Kërkesa e drejtë e kryeministrave Rama e Berisha dhe e shumë oratorëve para tyre në vitet e fundit për shkollat profesionale bie në vesh të shurdhër, pasi mungojnë realisht vendet ku mund të punojnë dhe përshtatja e këtyre zanateve me drejtimet ekonomike të vendit. Për fat të keq, Shqipëria nuk ka ende asnjë model ekonomik, paçka se ka ndërruar gati 10 qeveri në 25 vitet e fundit!!!

Ndërkohë që orientimi i gabuar i tregut shqiptar dhe çoroditja politike e 27 viteve të fundit ka bërë që Shqipëria të ketë superprodhim juristësh, që sot nuk e gjejnë dot veten në asgjë, ashtu si sociologë e ekonomistë pafund.

Me pak fjalë: Investimet e huaja kanë dështuar në masë të madhe prej mundësive të pakta që u ofron vendi ynë. Dështimi vazhdon edhe prej kësaj klase të madhe intelektualësh inkubatori që nuk e bëjnë dot të funksionojë si duhet Shqipëria, që shpesh e provojnë se vendi ynë nuk e ka infrastrukturën e duhur administrative të dijë t’i thithë si duhet këto investime. Dhe, këtyre u shtohet përtacia e njerëzve që i është bashkuar kaotizimit të shtetit tonë gjithnjë e më shumë konfuz.

Jo thjesht vitet e stërgjata të Socializmit dhe mungesa pak nga pak e edukatës së punës, por vitet e zdërhalljes nën Fajde dhe sidomos mungesa e punës, në vitet e fundit, i ka bërë shqiptarët ta neveritin realisht punën. Kjo e bën një pjesë të madhe të njerëzve të moshave të reja, që janë të etur për punë, të pranojnë më mirë të shtegtojnë ndër vende të huaja dhe nën autoritetin e punëdhënësve të huaj, sesa në Shqipëri.

Kapitalizmi i ri shqiptar nuk është thjesht i egër por pa asnjë rregull loje. Kasta e re e pronarëve të pasuruar rrufeshëm në Shqipëri krijon një klimë që është gjithnjë e më shumë negative ndaj çdo investimi të huaj. Falë lidhjes së saj edhe me strukturat e gjyqësorit, por edhe vetë ineficensën e administratës, të gjitha e kanë bërë biznesin e huaj të jetë i kujdesshëm me atë që e pret në vendin tonë. Kur u rrah deri në gjendje të rëndë biznesmeni arab, kujdesi i Ekzekutivit tonë ishte për të thënë se nuk kishte vdekur, por aspak për të gjetur fajtorët! Po pak vite më parë, nuk harrohet ankesa deri në klithmë aspak diplomatike e ambasadorit gjerman për të gjetur drejtësinë e munguar për ankesat e bizneseve gjermane por asgjë! Këto janë pak nga shembujt negativë…

Klima e duhur për të thithur investimet nuk bëhet vetëm me fjalë, por me angazhim kombëtar për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave, arritjen e mirëbesimit në publik dhe dashamirësinë për t’i mirëpritur, e mbi të gjitha përgatitjen e njerëzve të administratës në mënyrën e duhur për një ekonomi me të cilën do të konkurrojë Shqipëria. Anipse këto mungojnë, ashtu si mungon modeli i vërtetë ekonomik i vendit tonë, sepse jemi ne vetë që nuk i duam investimet e huaja në vend. (Javanews)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Nuk i duam vetë investimet e huaja?!
Nuk i duam vetë investimet e huaja?!
https://4.bp.blogspot.com/-jJnTE2zyqmo/WotUz7bvkfI/AAAAAAAACKA/zQ4BZoFgKa87NdoGAirLcA7cCB8x9GPGACLcBGAs/s640/Ben-Andoni2-1.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-jJnTE2zyqmo/WotUz7bvkfI/AAAAAAAACKA/zQ4BZoFgKa87NdoGAirLcA7cCB8x9GPGACLcBGAs/s72-c/Ben-Andoni2-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/nuk-i-duam-vete-investimet-e-huaja.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/nuk-i-duam-vete-investimet-e-huaja.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy