“Pashai” i Hidrocentralit të Valbonës merr edhe 2 HEC-e me koncesion bashkë me këshilltarin e LSI-së

Një shprehje e urtë popullore thotë: Oreksi vjen duke ngrënë! Kështu duket se po ndodh edhe me njërën prej kompanive gjigante në Shqipëri “Gener 2”, e cila pasi “po gëlltit” Valbonën, ku po ndërtohet një hidrocentral në zonën e Dragobisë, tashmë ka marrë me koncesion ndërtimin e dy hidrocentraleve të tjerë.

Në shënjestër të kompanisë, kësaj radhe nuk ka qenë veriu, por zonat e thella jugore.

Ministria e Energjetikës i ka dhënë me koncesion për 35 vjet bashkimit të kompanive “GENER 2” dhe “Favina” shfrytëzimin e hidrocentraleve që do të ndërtohen në lumin e Suhës. Hidrocentralet do të ndërtohen njëri pas tjetrit përgjatë të njëjtit pellg ujëmbledhës.

1

Koncesioni i Suhës së Sipërme do ndërtohet në kuotën 520 metra deri 374 metra mbi nivelin e detit, kurse hidrocentrali tjetër, ai i Suhës do të ndërtohet në kuotën 369 metra deri në 253 metra mbi nivelin e detit.

Për hidrocentralin e Suhës së Sipërme është planifikuar një investim prej me shumë se 684 milion lekësh të reja (pa TVSH), ndërsa për atë të Suhës vlera e parashikuar e projektit është gati 678 milion lekë të reja (pa TVSH).

Dy hidrocentralet do të kenë fuqi të instaluar 5.423 kW dhe 5.162kW. Nga hidrocentrali i Suhës pritet të prodhohen mbi 20 mijë MWh energji elektrike, prej nga ku tarifa koncesionare do të jetë 2% e kësaj energjie, ndërsa nga ai i Suhës së Sipërme prodhimi i energjisë llogaritet në vlerën e 21 mijë MWh.

2

Dy koncensionet i janë dhënë në të njëjtën ditë, kompanisë së njohur “Gener 2” të drejtuar nga biznesmeni Bashkim Ulaj dhe kompanisë “Favina” të biznesmenit korçar Viktor Qylafi, përfaqësues i LSI-së në këshillit bashkiak të Korçës.

Dy veprat e reja hidrike pritet të mbarojnë pas 24 muajsh dhe më pas për 35 vite do të shfrytëzohen nga ndërtuesit që nuk do të hedhin pak, por mbi 13 miliard lekë të vjetra në ndërtimin e këtyre dy hidrocentraleve, ose thënë ndryshe, pak më shumë se 10 milion euro.

3

Kompania “Gener 2” ka investuar në HEC-in e Qarrishtës, në Librazhd, si dhe ka koncensionin e hidrocentralit të Dragobisë në lumin e Valbonës, në veriun e Shqipërisë. Projekti përbëhet nga dy HEC-e të vegjël. Një prej tyre ndodhet në Çerem, përrua i lumit të Valbonës dhe tjetri në lumin e Valbonës, pranë fshatit të Dragobisë.

Bashkim-Ulaj-1024x598

Edhe ortaku i Ulajt në këtë koncesion, Viktor Qylafi, nuk e ka punën e parë me HEC. Kompanisë së tij i janë dhënë dy herë leje ndërtimi për vepra hidrike; e para për hidrocentralin e Cangonjit dhe e dyta për atë të Kamenicës të Korçës.

viktor2

Lumi i Suhës përshkon peisazhe të rralla natyrore, kanione dhe burime ujore, duke ofruar mundësi për shfrytëzimin e turizmit natyror.

ujevara-suhe

Mbetet për të parë nëse ndërtimi i këtyre dy veprave hidrike do të shkaktojë të njëjtat reagime tek qytetarët dhe ambientalistët si ndërtimi i HEC në Valbonë, apo dhe si ndërtimi i kompleksit që kompania e Bashkim Ulajt kishte planifikuar për të ndërtuar në afërsi të Digës së Liqenit Artificial, që më shumë se ambientalistët “tërboi” Bashkinë dhe kreun e saj që e çoi çështjen në Gjykatë./JOQ.al/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Pashai” i Hidrocentralit të Valbonës merr edhe 2 HEC-e me koncesion bashkë me këshilltarin e LSI-së
“Pashai” i Hidrocentralit të Valbonës merr edhe 2 HEC-e me koncesion bashkë me këshilltarin e LSI-së
“Pashai” i Hidrocentralit të Valbonës merr edhe 2 HEC-e me koncesion bashkë me këshilltarin e LSI-së
https://3.bp.blogspot.com/-kCHcAq2XNW8/Wn3irBzsVbI/AAAAAAAASHU/GbhAXpYt2s45keZCOuScG6kLqGcBPOpRwCLcBGAs/s640/K-1024x537-640x336.png
https://3.bp.blogspot.com/-kCHcAq2XNW8/Wn3irBzsVbI/AAAAAAAASHU/GbhAXpYt2s45keZCOuScG6kLqGcBPOpRwCLcBGAs/s72-c/K-1024x537-640x336.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/pashai-i-hidrocentralit-te-valbones.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/pashai-i-hidrocentralit-te-valbones.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy