Performanca e buxhetit shqiptar 1996-2016

Nga Eduart Gjokutaj - Në analizën e treguesve kryesorë buxhetorë të të ardhurave dhe shpenzimeve për gjithë periudhën 1996-2016 zgjerimi i PBB-së është me 3.3 herë. Inflacioni për gjithë periudhën është brenda normës së pranuar nga Banka e Shqipërisë (nën 3 %). Ndërsa, të ardhurat buxhetore janë rritur 6.9 herë, shpenzimet buxhetore janë rritur me 4.95 herë. Në krahasimin e tendencave të tyre rritjen më të madhe e kanë të ardhurat buxhetore. Peshën dhe ndikimin më të madh në të ardhurat buxhetore e kanë të ardhurat nga tatimet dhe doganat me 70 për qind. Rritja për periudhën 1996 – 2016 është me 7.6 herë. Peshën dhe ndikimin më të madh në shpenzimet buxhetore e kanë shpenzimet administrative dhe operative me 54 për qind. Rritja për periudhën 1996-2016 është me 4.9 herë. Nga krahasimi i vitit 2016 me vitin 2006, pesha e shpenzimeve operative në strukturë është ulur me 11.2% dhe rritur shpenzimet sociale me 42%. Ndërsa, nga krahasimi i vitit 2005 me vitin 1996, shpenzimet operative në strukturë janë rritur me 6.7% dhe ulur shpenzimet sociale me 4%.

Politika fiskale e shprehur në masë të madhe nëpërmjet miratimit të shkallëve tatimore është për çdo qeveri “leva e Arkimedit” për të lëvizur ekonominë e vendit dhe stimuluar zhvillimin e saj nëpërmjet thithjes së investimeve nga vendësit dhe investitorët e huaj. Nëse e komentojmë këtë pjesë të politikës fiskale nëpërmjet efektit në peshën që kanë mbajtur tatimet në vend shikohet se këto paketa fiskale kanë tregues që nuk kanë arritur objektivat buxhetorë dhe socialë.

Në vitin 1998 shkalla e TVSH-së u rrit me 7.5 për qind. Pesha e tatimeve mbi konsumin në PBB u rrit me 3.6 për qind. Kjo rritje nuk u shoqërua me të njëjtin nivel në vitet më pas, pavarësisht se efekti pritej të ishte me një rritje të paktën 1 për qind çdo vit. Në vitin 2007 shkalla e kontributeve të sigurimeve u ul me 9 për qind dhe në vitin 2010 u ul më tej edhe me 5 për qind, në total 14 për qind. Kësaj politike i bashkëlidhim edhe uljen e shkallës së tatimit mbi të ardhurat duke unifikuar shkallët e ulëta (0.5, 1, 2, 3, 5) me shkallët e larta (15, 20) në vitin 2008. Nga ballafaqimi i peshës që mbajnë tatimet e punës në PBB rritja në vitin 2007 është 0.2 për qind dhe në vitin 2008 rritja është me 0.5 për qind.

Në këtë analizë, ku përballen treguesit buxhetorë me politikën fiskale rezulton se një politikë fiskale e lidhur me shkallët e taksimit nuk duhet parë si një politikë e vetmuar në funksion të ekonomisë dhe politikave sociale. Politika fiskale duhet ndërlidhur ngushtësisht me zbatimin korrekt të parimeve të administrimit publik dhe fiskal, si dhe të jetë një garanci në zbatimin e kontratave sociale dhe rritjen e indeksit të besueshmërisë të qytetarëve te qeveria dhe politika.

Niveli i shpenzimeve të administrimit publik ka ardhur në kurbë rënie nga viti 1996 deri në vitin 2016 duke u shprehur në një kosto të administrimit publik në rënie, ku në vitin 2016 është sa 48.8 për qind e të ardhurave buxhetore. Kjo kosto tregon se në vitin 2016 shpenzohen 48.8 lekë për administrimin dhe shpenzime operative për 100 lekë të ardhura buxhetore. Ky nivel i kostos konsiderohet i lartë dhe duhet të ulet me të paktën 20 për qind në 5 vitet në vijim, duke (a) rritur cilësinë e kapaciteteve administrative, (b) reduktimin e strukturave joefektive dhe rudimentare, si dhe (c) duke orientuar shpenzimet nga prioritetet e ekonomisë së vendit për rritje të shpenzimeve për investime dhe shpenzime për politikat sociale.

Pavarësisht se rritja e të ardhurave buxhetore e krahasuar me rritjen e shpenzimeve publike është 2.9 herë më shumë, shihet se bilanci buxhetor nuk ka arritur ende të rezultojë me tregues pozitiv. Viti më i fundit i analizës është përsëri me një rezultat negativ prej 26.7 miliardë lekë. Kjo përkon me konkluzionin e kësaj analize për një ulje të shpenzimeve të administrimit dhe operative, por edhe për një rritje të të ardhurave buxhetore nga tatimet dhe doganat me më shumë se 7 për qind çdo vit. Nga ana tjetër, të ardhurat buxhetore të planifikuara në buxhet duhet të kenë destinacione krejtësisht transparente dhe të orientohen në mbulimin e shpenzimeve sipas emërtimit të tatimit apo taksës, si një politikë e natyrës vetë financuese dhe me sa më pak hua. Pesha e shpenzimeve publike është sa 28.9 për qind e PBB-së. Ndërkohë, në vitin e fundit të shqyrtuar pesha e shpenzimeve për investime në veprat dhe shërbimet publike është sa 4 për qind e PBB-së, që është ndër nivelet më të ulëta në historikun 20 vjeçar (ka ndodhur vetëm në 1997). Ndërkohë pesha e investimeve të huaja direkte për vitin 2016 është sa 8.7 për qind e PBB-së. Të dyja fondet e investimeve, publike dhe private zënë afër 12.7 për qind të PBB-së. Kjo peshë duhet të jetë mbi ¼ e PBB-së për të optimalizuar zhvillimin ekonomik afatgjatë.

Duke u bazuar te raporti i Bankës Botërore lidhur me nivelet optimale të investimeve në raport me PBB, duket se niveli aktual i investimeve është larg efektit ndikues në gjallërimin e ekonomisë shqiptare për periudha afatgjata.

Një diskutim tjetër është i lidhur me cilësinë e investimeve dhe nivelin e korrupsionit në vend, që kanë po aq vlerë në orientimet e strategjive të zhvillimit ekonomik. Nëse efektit të shpenzimeve publike do ti shtojmë edhe efektet që vijnë prej rolit rregullator të qeverisë, si edhe përcaktues të barrës fiskale për sektorin privat, atëherë ekonomia është e varur ende prej administrimit publik dhe mbajtjes së stabilitetit makroekonomik dhe fiskal afatgjatë për të përballuar sfidat e hapjes së ekonomisë me jashtë. Kjo ndërvarësi ndikohet nga simbioza e nevojës për realizim të investimeve, publike dhe private, si ofertë ndaj kërkesës së sektorit privat, si dhe nga shpërndarja e barrës fiskale sipas gjeografisë dhe historisë të të ardhurave të gjeneruara në vend. Nga ana tjetër, në këtë bashkëjetesë të sektorit publik me atë privat, sinqeriteti dhe transparenca publike në monitorimin e industrive strategjike të ekonomisë është një tjetër garanci për këtë simbiozë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Performanca e buxhetit shqiptar 1996-2016
Performanca e buxhetit shqiptar 1996-2016
Performanca e buxhetit shqiptar 1996-2016
https://4.bp.blogspot.com/-Qq0AG4b4A0E/Wo2r4Aolj0I/AAAAAAAATRs/PgPQkmOiwwUCZnegIN1E9bGjsmc3tYUXQCLcBGAs/s640/buxhet.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Qq0AG4b4A0E/Wo2r4Aolj0I/AAAAAAAATRs/PgPQkmOiwwUCZnegIN1E9bGjsmc3tYUXQCLcBGAs/s72-c/buxhet.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/performanca-e-buxhetit-shqiptar-1996_21.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/performanca-e-buxhetit-shqiptar-1996_21.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy