Pjetër Budi – Enciklopedia kombëtare e mbytur në Drin

“Katër shekuj më parë ndodhi një skenë tmerri, si në filmat më horror: mbytja në Drin, një mbytje e pakuptimtë dhe krejt e dyshimtë e nje Heroi të veprimit dhe mendimit kombëtar, Pjetër Budit. Kapërcehet kështu rasti alibik i aksidentit, po të kemi parasysh hetimet e pasvdekjes së Vatikanit si dhe faktin ngulmues dhe gati kryengritës të Budit, i cili fare pak kohë para vdekjes kishte bërë Kuvendin e Tri Dioqezave (Shkodrës, Lezhës, Zadrimës), për mospranimin e klerikëve që nuk ishin etnikisht shqiptarë, pikërisht në trojet shqiptare. ( Dr. Moikom Zeqo )

Në përzgjedhjen time të figurave të ndritshme shqiptare jam nisur nga një shikim shumë kritik i veprimtarisë së tyre. Mua më interesojnë posaçërisht figurat fetare gjatë shekujve që krahas predikimit nuk e harruan rrugën e kombit, gjuhën dhe historinë e tij. Pjetër Budi është një nga vullnetet më të mëdha, një figurë e fuqishme e kulturës kombëtare shqiptare. Ai përjeton një shkëlqim të ri të përtej vdekjes. Na dallgëzon Drinin e gjakut ne trupin e kombit. Na dritëson që nga brenda.

Si mos ta kujtosh një njeri të madh si Pjetër Budi, kur figura e të cilit ngrihet si shembull heroizmi e vetëmohimi për vendin dhe popullin e vet, duke u bërë në disa drejtime pararendës i rilindësve.

Si mundesh që mos ta kujtosh Pjetër Budin “një njeri pa varr, fantazma e tij e shenjtë është mes një katafalku ujerash te kobshme të Drinit, mbase një metaforë e përmbytjes se përbotshme të Noes, veçse në ketë rast, Budi nuk arriti të shikonte pëllumbin me gjethen e ullirit në sqep, ndonëse e tejkalon shembullin biblik të shpëtimit nëpërmjet librave te tij.” (M.Z.)

“Kur u nisa prej këtyre vendeve, fort m’u lutën ata kryetarë fisesh, si dhe disa kryetarë myslimanë, që t’ia shfaqja Papës ose ndonjë princi tjetër këtë dëshirë të tyre e t’u lutesha që të na sigurojnë mbrojtje e ndihmë… për t’u çliruar. Dhe jo vetëm të krishterët, por edhe të parët e myslimanëve… Të gjithë duan të dalin një herë e mirë prej kësaj gjendjeje të mjeruar ose të vdesin me armë në dorë“. Pjetër Budi kërkonte shpëtim kombëtar.

Si mundesh e të mos e kujtosh Pjetër Budin, i cili pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cenonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t’i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri. Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Rrjedhimet e këtij vendimi të guximshëm u dukën shpejt. Forcat kundërshtare u bashkuan në një front të përbashkët, duke përdorur si mjet valët e rrëmbyeshme të Drinit, për ta eliminuar Budin në një ditë të dhjetorit të vitit 1622″.

Pra të heshtim për një njeri, jeta e të cilit i është kushtuar fund e krye çështjes shqiptare. Programi fisnik i gjithë kësaj veprimtarie atdhetare mund të përmblidhen në këto fjalë që shkroi me dorën e tij: “…aqë sa munda luftova me gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë për ndihmë atdheut e të gjuhës sonë”.

Sikur ne sot që ballafaqohemi me fenë e cila po mundohet me çdo kusht të marrë ndër kontroll jetën tonë ashtu ishte edhe kur Pjetër Budi (1566 – 1622) jetoi në një periudhë lëvizjesh të mëdha të botës së krishterë: reformës dhe kundërreformës. Në kohën kur ai i botoi tri veprat e përkthyera “Doktrina e krishterë” (1618), “Pasqyra e të rrëfyemit” (1621) dhe “Rituali roman” (1621), poezitë, parathëniet dhe pasthëniet origjinale, kisha në Evropë kishte një ndikim të gjerë e të thellë në çdo aspekt të jetës së njeriut. Kjo ndodhi sidomos pas Koncilit të Trentos (1554 – 1563) kur ajo mori nën kontroll dhe në mbrojtje artet në përgjithësi, brenda tyre dhe artin e fjalës, letërsinë”.

Si mundesh që sot të mos flasësh për Veprat e Budit, që janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të tyre është, në radhë të parë, qëllim kombëtar. Pra kombi!

Secila kohë i ka vuajtjet e saja; deri na sot në shkollat tona kemi mësimdhënës të papërgatitur, të paaftë, qëllimkëqij, ashtu edhe Budi e shihte të njëjtën gjë tek klerikët e kohës; dhe mundohej që krijimtaria e tij t’u shërbente klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale në shërbesat fetare, por më tepër do t’i shërbenin ruajtjes së gjuhës shqipe, që shprehte në atë kohë shtyllën kryesore të kombësisë, do t’u shërbenin përpjekjeve për çlirimin e vendit, zhvillimit e përparimit të arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar, që ky të mos mbetej më prapa se popujt e tjerë.

Pjetër Budi, para katër shekujsh e kishte qëllimin e pastër kombëtar kur thotë se librat shqip do t’i shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të përgatitur kryengritjen e përgjithshme dhe për të fshehur në sy të pushtueseve këtë veprimtari të lartë kombëtare

Studiuesit e Budit na thonë: “Po të studiohen me kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë tekstit origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat janë krijime origjinale në prozë. Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën “Pasqyra e të rrëfyemit”, që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë. “

Si ta harrojmë Budin, i cili “në faqet e fundit të veprës ka vendosur një letër të gjatë, afro 70 faqe, ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe ankohet për mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t’u hapte sytë bashkatdhetarëve”.

Deri më sot letra është konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë shqiptare, që buron drejtpërdrejt nga zemra e një atdhetari. Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale. Në këtë letër pasqyrohen elemente të jetës shqiptare të kohës dhe ndihet shqetësimi i klerikut patriot për fatet e popullit e të gjuhës së tij amtare. Budi përshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet. Për këtë gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet “djesitë” e “leterotetë” (dijetarët e letrarët), që u vjen doresh ta ndihmojnë popullin për të dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë… Edhe në atë kohë, po sikur sot kishte “djesitë” e “leterotetë” (dijetarë e letrarë),

Zef Skiroi, duke analizuar poezinë e Budit dhe përngjasur me “Parajsën e humbur” të Miltonit, shpreh mendim se ashtu si Miltoni stigmatizon figurën e urryer të Stjuartëve, ashtu dhe Budi urren dhe godet figurën e pushtuesve osmanë pa asnjë kompromis, duke kaluar nga teologjia në historinë konkrete.

Edhe një gjë: Budi i frymëzuar nga Ekleziasti, që thotë “Vanitas Vanitatum et Omnia Vanitas” (“Kotësi e Kotësive çdo gjë është e kotë”), tallet me pompozitetin e perandorëve, emrave të mëdhenj të historisë, personazhet e famshëm, të cilët nuk e kuptojnë se vdekja do t’i marrë një dite, sepse vdekja i pret që të gjithë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7003,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2072,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,412,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pjetër Budi – Enciklopedia kombëtare e mbytur në Drin
Pjetër Budi – Enciklopedia kombëtare e mbytur në Drin
https://3.bp.blogspot.com/-WXCQxjkqcxs/Wos_qmH6dfI/AAAAAAAATIo/lw-3AMqOMeAvrFjKCWHP4VKEYsWcB7eJACLcBGAs/s640/received_1766552640044995.png
https://3.bp.blogspot.com/-WXCQxjkqcxs/Wos_qmH6dfI/AAAAAAAATIo/lw-3AMqOMeAvrFjKCWHP4VKEYsWcB7eJACLcBGAs/s72-c/received_1766552640044995.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/pjeter-budi-enciklopedia-kombetare-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/pjeter-budi-enciklopedia-kombetare-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy