Racizmi ndaj Kaçes, sulmuesi tërbon grekët: Ergysi është shqiptari im!

Sulmuesi i Kombëtares greke, Stefanos Athanasiadhis, u jep një “shkelm” sjelljes raciste të tifozëve të APOEL-it për mesfushorin shqiptar, Ergys Kaçe. Një urim, i bërë nga 29-vjeçari në faqen zyrtare të mesfushori kuqezi në “Instagram”, ka bërë dje bujë në mediat greke.

Kaçe kishte postuar një fotografi me fanellën e ekipit të ri, Panathinaikos, ndërsa greku Athanasiadhis, shok skuadre me korçarin te PAOK-u deri gjashtë muaj më parë, bënte një koment epik: “Fillim të mbarë shqiptari im”.

Sulmuesi dhe Kaçe njihen prej 13 vitesh, pasi të dy kanë dalë nga akademia e PAOK-ut dhe për më tepër deri në 2017-ën kanë qenë pjesë e selanikasve. Mirëpo, fraza “shqiptari im” ka habitur jo pak mediat greke, të cilat i kanë bërë një jehonë të madhe asaj çfarë shkruante Athanasiadhis.

Ky i fundit, që prej fillimit të këtij sezoni, është pjesë e klubit izraelit, Makabi Haifa, ndërsa në dekadën e fundit ka qenë një prej sulmuesve më të mirë të kampionatit grek, e për më tepër pjesë e Kombëtares helene. Fakti që në ditën e fundit të merkatos pati një skandal në Qipro me tifozët e APOELit, që nuk pranuan transferimin e Kaçes për shkak se ky i fundit pak vite më parë kishte veshur fanellën e UÇK-së, bëri që Athanasiadhis të solidarizohej me shqiptarin duke e konsideruar atë si vëlla.

MEDIAT GREKE

Në fakt, mediat greke e kanë interpretuar këtë reagim në mënyra të ndryshme. Portali i njohur, “sport24.gr”, ishte befasuar nga fakti që Athanasiadhis i thotë në këtë moment Kaçes “shqiptari im”. Në shkrimin kushtuar e publikuar dje, ndër të tjera citohej: “Athanasiadhis dhe Kaçe bashkëpunuan te PAOK-u për 13 vite duke filluar nga akademia dhe në ekipin e parë.

Ata krijuan një marrëdhënie shumë të mirë brenda dhe jashtë fushës. Për herë të parë që nga viti 2004, të dy nuk do të veshin më fanellën e PAOK-ut, pasi Athanasiadhis ka zgjedhur Makabi Haifa në Izrael, ndërsa Kaçe është huazuar te Panathinaikosi.

Në foton e publikuar nuk mungoi komenti i mikut të tij, Athanasiadhis, por gjithashtu edhe portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Të dy Kaçe i quan vëllezër. Në mesin e pëlqimeve të fotos me fanellën e Panathinaikosit kanë qenë edhe lojtarë të njohur të PAOK-ut ndër vite, në një kohë që komenti më pikant ishte ai i sulmuesit”. Ajo që ndodhi me Kaçen te APOEL Nikosia u dënua nga disa ish-futbollistë, por natyrisht mbështetja më e madhe erdhi pikërisht nga një grek si Athanasiadhis që i tërboi bashkëkombësit e tij me faktin që e cilëson Kaçen: “shqiptari im”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Racizmi ndaj Kaçes, sulmuesi tërbon grekët: Ergysi është shqiptari im!
Racizmi ndaj Kaçes, sulmuesi tërbon grekët: Ergysi është shqiptari im!
Racizmi ndaj Kaçes, sulmuesi tërbon grekët: Ergysi është shqiptari im!
https://3.bp.blogspot.com/-BCBWYCttVYs/WnX4Wg23qFI/AAAAAAAARTc/uA_1u8s6wRgEu3xOPB4P9L8iv7R-ypW9wCLcBGAs/s640/athanasiadhis-kace-470x265.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-BCBWYCttVYs/WnX4Wg23qFI/AAAAAAAARTc/uA_1u8s6wRgEu3xOPB4P9L8iv7R-ypW9wCLcBGAs/s72-c/athanasiadhis-kace-470x265.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/racizmi-ndaj-kaces-sulmuesi-terbon.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/racizmi-ndaj-kaces-sulmuesi-terbon.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy