Rama: Ne nuk mundemi kurrë të bëhemi një Zvicër. Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël dhe efikase

Për kryeministrin Rama, kthimi i Shqipërisë në Zvicër apo Gjermani të vogël është jo vetëm e pamundur, por edhe e mërzitshme, ndërsa objektivi sipas tij mbetet Italia e jugut.

“Ne sigurisht duam të jemi anëtar të BE, por për mua do të ishte një objektiv i arritur nëse do të arrinim të ishim një pjesë e efektshme e Jugut të Italisë. Ne nuk mundemi kurrë të bëhemi një Zvicër apo gjermanë dhe nuk do të ishte aq stimuluese kjo, se do ishte tepër e mërzitshme, por sidoqoftë ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël, efikase, do të ishte vërtet maksimumi për ne.”

Rama foli në Forumin e Biznesit Shqipëri-Itali, ku merrnin pjesë 200 kompani të Konfindustria-s italiane me synimin për të nisur një kapitull të ri investimesh që krijojnë punësim dhe ekonomi në Shqipëri.

Rama falënderoi të gjithë sipërmarrësit italianë të pranishëm në forum, veçanërisht Presidentin e Konfindustrias italiane.

“Të mendosh se janë 20 miliardë euro këtu në sallë është një gjë e pabesueshme edhe për këtë hotel edhe për këtë vend. Shpresoj shumë që ndonjë euro nga të gjitha këto të mbetet në Shqipëri në formën e investimeve, sepse Shqipëria është jo vetëm një vend që po rritet, por sepse italianët ndodhen në shtëpinë e tyre. Sepse jemi italianë me të gjitha vlerat dhe të metat.”

“Nuk kemi të njëjtën histori, në kuptimin e traditave dhe të gjithë asaj që e bën Italinë një prej vendeve më të mëdha dhe të mrekullueshme të botës, por jemi Itali e gjyshërve tuaj, ku ka shumë për të parë, për të bërë dhe shumë për të fituar.”

Rama tha se ata që e kanë bërë këtë hap mund të dëshmojnë se përveç problemeve, pengesave, Shqipëria vërtet garanton shumë. “Ka një mënyrë të qeni dhe të jetuari që ngjan si dy pika uji me mënyrën tuaj të të jetuarit në Itali, me avantazhin që taksat janë shumë më të ulëta, dhe burokracia po ashtu. Janë dy gjëra që e bëjnë shumë të vuajë Italinë prej shumë vitesh.

Edhe ne duhet të lehtësojmë burokracinë, por me taksat jemi shumë poshtë… Ka vërtetë shumë për të bërë në këtë fushë, ndërsa çdo vit rritja e kërkesës është vërtetë e paarritshme nga pikëpamja e ofertës, tour operatorët tanë janë të detyruar të refuzojnë rreth 5 % të kërkesës”, tha Rama, duke shtuar se “do doja të nënvizoja se kemi një legjislacion shumë avantazhues.

Ne besojmë se në 5-10 vitet e ardhshme, turizmi do të jetë kantieri më i rëndësishëm i Shqipërisë në të gjitha pikëpamjet. Për këtë kemi përgatitur një legjislacion shumë tërheqës.

Mjafton të mendojmë se kushdo do të investonte në një hotel apo strukture me 4-5 yje do të kishte 10 vjet pa asnjë taksë, përveç një TVSH-je prej 6 %.”/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rama: Ne nuk mundemi kurrë të bëhemi një Zvicër. Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël dhe efikase
Rama: Ne nuk mundemi kurrë të bëhemi një Zvicër. Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël dhe efikase
Rama: Ne nuk mundemi kurrë të bëhemi një Zvicër. Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël dhe efikase
https://4.bp.blogspot.com/-6vYnbMtKNVk/WosBTSVbrnI/AAAAAAAATHM/t1f5llqJ-tktcHxeV0DAvxHK1XkseED9gCLcBGAs/s640/Edi-Rama-1-3.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-6vYnbMtKNVk/WosBTSVbrnI/AAAAAAAATHM/t1f5llqJ-tktcHxeV0DAvxHK1XkseED9gCLcBGAs/s72-c/Edi-Rama-1-3.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/rama-ne-nuk-mundemi-kurre-te-behemi-nje.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/rama-ne-nuk-mundemi-kurre-te-behemi-nje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy