Rama për votën kundër SHBA-ve në OKB: E pse duhet të votoja pro, a e njeh Izraeli Kosovën?

Rama për votën kundër SHBA-ve në OKB: Edhe 100 herë po të votonim – edhe 100 herë do të votonim njëjtë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën vendosur që Jerusalemin ta njohin si kryeqytetin e Izraelit dhe kundër këtij vendimi të njëanshëm u bë një rezolutë në Kombet e Bashkuara ku kundër SHBA-ve votojë edhe Shqipëria – siç bënë 128 shtete të tjera.

Për këtë u bë një zhurmë e madhe në Shqipëri e Kosovë – pasi u cilësua si një votë kundër partnerit më strategjik të shqiptarëve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar përse Shqipërisë iu desh të marrë këtë pozicion.

“Janë shfaqur njerëz që janë më izraelitë se izraelitët – më çifutë se çifutët do thosha unë – ndërkohë që marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera me Izraelin dhe shumë shpejt do të shihni një provë ulëritëse të këtij fakti”, ka thënë ai në Zona e Pavarësisë në Klan Kosova.

“Vota jonë ka qenë një votë që edhe 100 herë po të bëhej, edhe 100 herë ashtu do të ishte”.

“Nuk është votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por e bazuar në parim shumë të thjeshtë. Shqipëria nuk e ka luksin të futet në mes, kur ka diskordancë mes BE-së e SHBA-ve, për këtë jo unë, por edhe qeveritë tjera, përfshirë atë të Sali Berishës – që bëhet më çifut se çifutët, por bëhet edhe më palestinezë se palestinezët kur ka nevojë – kemi vendosur që kur ka diskordanca të tilla, Shqipëria është në linjë me BE-në. Aq më tepër që Izraeli nuk e ka njohur akoma Kosovën si shtet të pavarur”.

“Këtë e dinë partnerët tanë në SHBA, këtë e dinë ata, e kuptojnë dhe e mirëkuptojnë”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rama për votën kundër SHBA-ve në OKB: E pse duhet të votoja pro, a e njeh Izraeli Kosovën?
Rama për votën kundër SHBA-ve në OKB: E pse duhet të votoja pro, a e njeh Izraeli Kosovën?
https://1.bp.blogspot.com/-9jeC-VPhC-I/WoiAIF9PyZI/AAAAAAAAS9Y/uhN1wfnOx_Mc0BaCHglnsy5dj5tGg3cUwCLcBGAs/s640/afasegfsrg-1200x630-1-640x336.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-9jeC-VPhC-I/WoiAIF9PyZI/AAAAAAAAS9Y/uhN1wfnOx_Mc0BaCHglnsy5dj5tGg3cUwCLcBGAs/s72-c/afasegfsrg-1200x630-1-640x336.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/rama-per-voten-kunder-shba-ve-ne-okb-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/rama-per-voten-kunder-shba-ve-ne-okb-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy