Ramush Haradinajn: BE nuk na përfill, kur shkoj në Bruksel flamuri kosovar s’është aty

Tim Sebastian, gazetari i njohur për pyetjet e drejtpërdrejta të tij, me të cilat u përball dikur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ka mbërthyer këtë herë në një intervistë të vështirë kreun e ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj.

Po luani lojëra me Gjykatën Speciale, kërcënoni se do t’ia ktheni shpinën Demarkacionit dhe prapë doni që BE-ja t’iu ndihmojë”, i thotë gazetari i “Deutsche Welle”-s.

Haradinaj këmbënguli se sfidat e vendit bëhen edhe më të mëdha nga fakti që pret prej vitesh njohjen e plotë.

“BE-ja s’ mund të komunikojë me ne si partner. Kur unë jam në Bruksel, flamuri kosovar s’është aty”, tha Haradinaj.

Kryeministri u ankua se blloku nuk i ka kushtuar mjaftueshëm vëmendje rajonit e vet Kosovës. Sebastian, megjithatë ka vazhduar të ngulmojë në logjikën e tij.

Tim Sebastian: Po si mund t’iu besojnë në të ardhmen, s’i mund t’iu ndihmojnë kur ju nuk respektoni detyrimet tuaja ndërkombëtare?

Ajo që po ndodh me Demarkacionin dhe gjykatën nuk është diçka e re. Realiteti ynë, marrëdhëniet tona me BE-në kanë nisur shumë përpara kësaj. Nuk e fajësoj bllokun për ato që janë detyrat tona, por kërkoj që të gjitha vendet anëtare të tij të kenë një qasje të unifikuar ndaj Kosovës”, tha Haradinaj.

Në fokusin e intervistës u vendos në mënyrë të pashmagnshme ai që është kthyer në shqetësim madhor për Uashingtonin e Brukselin: fati i Gjykatës Speciale.

Haradinaj deklaroi se nuk beson që do të ketë sukses nisma e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e kësaj gjykate, e shtoi se personalisht nuk i frikësohet Speciales, madje është i gatshëm të paraqitet vullnetarisht nëse do t’i kërkohet një gjë e tillë, ashtu siç veproi në vitin 2004 në Hagë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ramush Haradinajn: BE nuk na përfill, kur shkoj në Bruksel flamuri kosovar s’është aty
Ramush Haradinajn: BE nuk na përfill, kur shkoj në Bruksel flamuri kosovar s’është aty
https://4.bp.blogspot.com/-VectgS5OB7M/WnQ-QTNYLOI/AAAAAAAARII/sPqZaqGrx58u6AiMrYrEi6-tz2sbK_FYgCLcBGAs/s640/haradinaj.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-VectgS5OB7M/WnQ-QTNYLOI/AAAAAAAARII/sPqZaqGrx58u6AiMrYrEi6-tz2sbK_FYgCLcBGAs/s72-c/haradinaj.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ramush-haradinajn-be-nuk-na-perfill-kur.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ramush-haradinajn-be-nuk-na-perfill-kur.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy