Reportazh/ Në fshatin që po falimenton (FOTO- Video Reportazh)

Mes shkurti. Pak ditë dhe vjen pranvera. Fermerët do të nisin procesin e përvitshëm të tyre: Të mbjellin tokën për të jetuar. Por, para se t’ja nisin punës, në fillim bëjnë një bilanc se si shkoi viti që kaloi: A pati prodhim? A pati treg? A pati fitim? E sigurisht nëse këto nuk japin rezultat gjithkush do të mendonte se ata do të ndërrojnë kulturën e mëparshme bujqësore dhe do ja nisnin me një tjetër. Por me çfarë të meren?! A e siguron qeveria tregun për kulturën e re? A ka mekanizma që ndihmojnë fermerin shqiptar dhe sa i përdor ato?

Këto dhe shumë të tjera i gjejmë më së miri në fshatin Orman në fushën e Korçës. Fermerët aty janë duke u përballur me mungesën e tregut të prodhimeve të tyre, kryesisht patates. Koha për ata nuk pret. Situata i detyroi që të ngriheshin së bashku të protestonin, për t’i kërkuar llogari përgjegjësve. “Ka mbiprodhim të patates” ishte justifikimi i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Korçë, e cila u përsërit në kor nga të gjithë aktorët e tjerë në qeveri. Ndërsa Kryeministri i shtoi kësaj problematike edhe një faktor tjetër:“Ata nuk mbjellin mollë, por mbjellin pataten e bardhë e cila nuk konkuron dot me Kavajën dhe Kukësin”.

Stafi i 360grade.al udhëtoi në juglindje të Shqipërisë, për ta parë nga afër situatën me fermerët e Ormanit. Rrugës nga Pogradeci për në Korçë të duhet të marrësh kthesën majtas në Libonik për të shkuar drejt Ormanit. Ajo që vihej re ndër tokat e punuara si një sixhade e bukur, ishte mungesa e arterieve të bujqësisë, kanaleve ujitëse. Që siç tregojnë banorët gjatë verës përballen me thatësirën e madhe.

Sapo hyn në fshat, dallon patatet e mbuluara më dhe në oborret e shtëpive dhe njerëzit që të ngulin sytë për të parë nëse je ndonjë tregtar patatesh.

Të mësuar këto ditë me median, sapo shohin një të ri në fshat të afrohen për t’ë shprehur problemet e tyre. Ka edhe nga ata që hezitojnë të flasin në kamera. “Të lutem mos më vër në pozitë, unë e kam hallkën në fyt, vërtet dua të flas që shteti të më sigurojë treg për patatet, por po fola une më heqin ndihmën ekonomike, a nuk e shikon çpo bëhet?!”,- na thotë një 40-vjeçar, baba i tre fëmijëve, që puna e mundimshme duket sikur i ka shtuar ca vite mbi supe.

Përveç mallit të mbetur stok, tani në fshat ka rënë edhe një re e zezë pesimizmi. Pasi protestuan për dy ditë rresht dhe siç tregojnë nuk morën asnjë përgjigjje konkrete, por vetëm dëgjuan se sivjet -pas 25-vjetëve të njejtë- paska mbiprodhim dhe qeveria nuk ka ç’u bën.

Të ndodhur mes një udhëkryqi, kanë filluar t’i përdorin edhe si ushqim për bagëtitë.

“Prej tri muajsh kemi filluar t’i ziejmë në kazanë të mëdhenj për t’i ushqyer viçat. Skemi çtë bëjmë, më mirë sesa t’i hedhim”,-tregon Marigleni.

Nga bisedat e shkurtëra me banorët, në rrugë kupton se një gjë ishte tepër e qartë: Nuk duan që politika të futet në mes tyre.

“Duam vetëm të na shitet malli që kemi prodhuar, pasi jemi drejt falimentimit, nuk e bëjmë për arsye politike. Na kanë thënë politikanë opozitare të vijnë të na mbështesin dhe ne nuk kemi pranuar”, shprehet një tjetër fermer.

Të tjerë thonë se kultivojnë të dyja kulturat, edhe pemëtari, dhe kjo e fundit po ashtu ose i ka lënë pa prodhim, ose është shitur lirë.

Fredi Berberi tregon se vitet e fundit, pemëtaria nuk është favorizuar nga klima e ftohtë e cila e prek në momentet e lulëzimit. (Video e mëposhtme)

Megjithatë, a do të arrijnë t’ja dalin edhe kësaj rradhe?!

Me shpresën se djersa e fermerit do të triumfojë, dal nga fshati dhe lë pas trishtimin e atyre njerëzve të ndodhur përballë falimentimit.

Ndërsa kthehem rrugës mbrapsht vërej fshatrat e tjerë. Tani më duken po aq të ngjashëm sa Ormani. Fermeri dhe fshati në Shqipëri është duke u përballur me falimentimin!

Autori: Denis Manoku/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Reportazh/ Në fshatin që po falimenton (FOTO- Video Reportazh)
Reportazh/ Në fshatin që po falimenton (FOTO- Video Reportazh)
https://3.bp.blogspot.com/-ISDmKP8SLyo/Wow9ZnCGiDI/AAAAAAAATMc/JlZgU7SF52odjSHAS45iSIT3649Q2h6agCLcBGAs/s640/Screenshot_4-62.png
https://3.bp.blogspot.com/-ISDmKP8SLyo/Wow9ZnCGiDI/AAAAAAAATMc/JlZgU7SF52odjSHAS45iSIT3649Q2h6agCLcBGAs/s72-c/Screenshot_4-62.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/reportazh-ne-fshatin-qe-po-falimenton.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/reportazh-ne-fshatin-qe-po-falimenton.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy