Revista gjermane: Lidhja e Balilit me Presidentin Meta, pasqyrimi më i pastër i lidhjes MAFIE-POLITIKË (REPORTAZHI)

Revista e njohur gjermane «Stern» ka shkruar një reportazh të gjatë mbi klanet shqiptare në Europën qendrore, ku ato po marrin kontrollin në biznesin e drogës.

Ajo që bie në sy në reportazhin e saj të gjatë është fakti i lidhjes së ngushtë të presidentit Ilir Meta me Klement Balilin. “STERN” e quan lidhjen e Metës me Balilin si rastin më të pastër të pasqyrimit të lidhjes mes politikës dhe mafies.

“Në Shqipëri çdokush e njeh emrin Balili. Bosi i drogës është njëri prej kriminelëve më famëkeq të botës; dhe ndoshta asnjë rast tjetër nuk e përshkruan më mirë lidhjen absurde mes politikës dhe mafies në Shqipëri se sa ndjekja e «Pablo Escobarit të Shqipërisë». Gazetari Artan Hoxha ka raportuar disa herë në emisionin e tij televiziv “Xhungël” mbi Balilin, sepse çështja e tij bëri jehonë të madhe.

Hoxha thotë: Ka fotografi në të cilat shihet presidenti i Shqipërisë në njërën nga pritjet e organizuara nga Balili. Hoxha thotë: «Ndërkohë partitë po përpiqen ta heshtin këtë temë. Por puna ime është që t’ua kujtoj»,- shkruan presigjozja gjermane.

“Gjurmët e drogës shkojnë nga lagjet e stacionit të trenit në Frankfurt te politika shqiptare – dhe në fund te një njeri, të cilin e quajnë «Pablo Escobari i Ballkanit» dhe i cili madje gëzon respektin edhe të presidentit të Shqipërisë’”, thekson më tej “Stern’’

Ndërsa sa i përket luftës së shtetit shqiptar ndaj krimit dhe drogës, revista gjermane shkruan se “Kryeministri shqiptar Edi Rama dëshiron ta anëtarësojë vendin e tij në BE në vitet e ardhshme. Për këtë qëllim ai i ka shpallur luftë prodhimit të kanabisit. Në Tiranë njësitë speciale te policisë aktualisht ndalojnë shumë prej veturave të panumërta luksoze, kontrollojnë dokumentet dhe bagazhin. Këtu në rrethinë njësitë e policisë i sulen plantacioneve të kanabisit, konfiskojnë armë dhe djegin ara në të cilat bujqit me vite të tëra kanë mbjellë mariuanë.”

Artikulli i plotë i revistës gjermane “STERN”

Nga Jonas Breng

Përherë në mëngjes kur Artan Hoxha çapitet në banjë për t’i larë dhëmbët, ai së pari shikon nëse poshtë në oborr po presin vrasësit. Hoxha shikon përmes perdeve të banesës së tij në katin e shtatë, hedh shikimin në rrugicën me akacie, e cila shkëlqen nga drita, sheh kafenetë me çadrat shumëngjyrëshe të diellit, dhe nganjëherë, gjatë ditëve të mërzitshme, Hoxha pyet veten se si do ta kryejë atë punë mafia. Hoxha dëshiron që ta bëjnë me kallashnikov. Apo me një autobombë. Sidoqoftë me diçka të shpejtë. «Bum, cak, dhe pastaj s’do të jem më».

Kartelet shqiptare janë ndër më famëkëqijat në botë. Në tregun europian të drogës ato viteve të fundit janë bërë gjithnjë e më të fuqishme.

Jeta e këtij njeriu trupshkurtër është në rrezik, sepse ai moderon një shou televiziv. Emisioni quhet «Xhungël» dhe merret me një temë për të cilën në Shqipëri është më mirë të heshtësh: mafia. Sapo të ndizen kamerat, gazetari hulumtues ia fillon, godet politikanët e korruptuar, zbulon rrugët e kontrabandës, përmend emra kartelesh dhe të bosëve të drogës. Një shou i një njeriu. Me gjasë më i pazakonshëm se fakti që Hoxha flet është se ai ende jeton.

Kartelet shqiptare janë ndër më famëkëqijat në botë. Në tregun europian të drogës ato viteve të fundit janë bërë gjithnjë e më të fuqishme. Sepse biznesi me drogë po lulëzon dhe ndërsa gjithnjë e më shumë mall arrin në kontinent, ndërsa hetuesit e drogës konfiskojnë sasi rekorde, shqiptarët synojnë të marrin kontrollin – edhe në Gjermani.

Për këtë rrëfen ky artikull. Për një vend të vogël, në të cilin sundon mafia dhe për një vend të madh që pothuaj s’po gjen mjete për të luftuar atë. Ky artikull flet për gazetarin Hoxha, i cili ndjek bosin e mafias Balilin. Për një vrasës në kërkim. Dhe për dy gjermanë, një polic i zemëruar dhe një punëtor social, i cili për pak vdiq. Hoxha thotë: «Gjermani, të kesh kujdes».

Punëtori social

Pushteti i ri në zonën e shitjes së drogës e goditi Tom Holz-in me fuqinë e një plumbi të kalibrit nëntë milimetra. Holz, punëtor social me sy me bullunga si një boksier në raundin e dymbëdhjetë, ishte duke bërë xhiron nëpër lagjen e stacionit të trenit në Frankfurt, kur dëgjoi britmat në një qoshe të rrugës. Së pari Holz mendoi se ishte një konsumues droge që bënte skena majmuni. Tashmë 13 vjet ai kujdeset për narkomanët në lagjen më të famshme të drogës në Gjermani dhe këtu përherë bën vaki diçka. Por kur Holz atë ditë u kthye në rrugën Moselstrasse, ai pa një grup burrash me shkopinj bejzbolli që po godisnin njëri-tjetrin. Ata erdhën vrap nga «Coco Loco», një lokal i shqiptarëve. Pastaj u shkrepën katër plumba nëpër lagje. Një plumb qorr e përplasi Holz-in në tokë. Kur preku plagën që po e përvëlonte në kurriz, ai ndjeu në gishtat e tij diçka të ngrohtë, të lëngshme: o zot, vdiqa, mendoi Holz. Pastaj gjithçka u bë terr para syve të tij.

Disa sallone lojërash dhe bastore tashmë kontrollohen prej tyre, një firmë shqiptare ruan shumë restorante dhe lokale të tjera në këtë rajon. Kësisoj Frankfurti dhe Gjermania mund të jenë fillimi i një zhvillimi që tashmë ka ndodhur në disa pjesë të Europës: kartelet shqiptare po përpiqen të marrin kontrollin.

Tani punëtori social qëndron para «Coco Loco» dhe shikon gurin e trotuarit, ku atëbotë për pak kishte vdekur nga gjakderdhja. Në lagje shumë njerëz menduan se Holz do të linte këtë punë, por ai vazhdoi. Ai thotë se këtë nuk e kishte bërë dikush nga njerëzit e tij. Jo narkomanët, por ata të tjerët: «Fuqitë në prapaskenë».

Holz nuk e ka fjalën për shitësit marokenë të drogës, pranë të cilëve ai kalon duke i përshëndetur. Ai e ka fjalën për ata që qëndrojnë pas tyre, ata që duan të marrin kontrollin mbi tregtinë me kokainë dhe heroinë në qytetet gjermane: shqiptarët. Në lagje ata viteve të fundit janë përhapur si hije. Me përjashtim të plumbit ndaj Holz, kjo ka ndodhur pothuaj pa u vërejtur. Disa sallone lojërash dhe bastore tashmë kontrollohen prej tyre, një firmë shqiptare ruan shumë restorante dhe lokale të tjera në këtë rajon. Kësisoj Frankfurti dhe Gjermania mund të jenë fillimi i një zhvillimi që tashmë ka ndodhur në disa pjesë të Europës: kartelet shqiptare po përpiqen të marrin kontrollin. Viteve të fundit ata kanë marrë nga turqit dhe rusët pjesë gjithnjë e më të mëdha të biznesit. Që shqiptarët po veprojnë edhe në Gjermani, këtë e tregojnë edhe shifrat e fundit të Entit të Kriminalistikës të Gjermanisë: në vitin 2016 hetuesit regjistruan në fushën e krimit të organizuar një rritje prej 85,4 për qind te të dyshuarit nga Shqipëria, në të shumtën e rasteve akuza lidhje me tregti me drogë në nivel ndërkombëtar.

Ndërsa gjithnjë e më shumë resurse shkojnë në mbrojtjen nga terrori, tregu i drogës po lulëzon si kurrë më parë. Që nga viti 2014 vetëm sasia e konfiskuar e kokainës në mbarë botën është rritur për 70 për qind. Nëse pyesni për përfituesit nga ky lulëzim, në Europë shpejt do të përfundoni te kartelet shqiptare. Por kush janë këta njerëz, të cilët duan të dalin të parët në biznesin prej disa miliardave? Çfarë bëjnë ndryshe ata? Dhe përse janë aq të suksesshëm?

Polici

Në këtë ditë të enjte të muajit tetor Valentin Persicke përkulet duke sharë mbi një hartë të Europës në një zyrë paksa të zbrazur. Persicke, 61-vjeçar, është shef i Policisë Kriminalistike në Lörrach dhe kur flitet për shqiptarët mustaku i tij i bardhë fillon të dridhet kërcënueshëm. Persickes nuk i intereson aq se ç’po ngjet në oborr, atje po e ngritin një tendë ku do të mbahet një pritje për daljen e tij në pension. Por në ditën e fundit të karrierës Persicke shikon me hidhërim nga dritarja dhe thotë: «Kur i shikoj gjërat mund të them se jam dështuar». Qarku i Lörrach-ut është një idil, i rrethuar me vreshta, prej të cilave ke një pamje të mrekullueshme në drejtim të Alpeve të Zvicrës. Ky rajon është i famshëm për çokollatën Milka. Dhe për drogën. Në zemër të zonës së përgjegjësisë të Persickes gjendet njëri prej vendeve më të rëndësishme për shpërndarjen e drogës në tregtinë europiane: kufiri mes tri vendeve. Këtu, ku kufijtë shtetërorë shkrihen në një rajon metropolitan, kalon një pjesë e madhe e mallit të kontrabanduar, i cili pastaj e gjen rrugën në qytetet e mëdha të Europës Perëndimore. Drogat vijnë nga skajet më të ndryshme të botës. Kokaina kontrabandohet kryesisht përmes rrugës detare nga Amerika jugore në Europë, e fshehur në kontejnerë ajo përfundon në portet e mëdha. Heroina arrin në Europë përmes rrugës tokësore, nga Afganistani përmes Turqisë dhe pastaj para së gjithash përmes linjës së Ballkanit në drejtim të Perëndimit. Te hetuesi Persicke gjendet një nga nyjat për mallin, i cili nga jugu i Europës duhet të transportohet në veri.

Në stacionin e policisë në Lörrach thonë: turqit arrin t’i zbulosh për shkak se janë vanitozë, rusët me familje, por shqiptarët, ata lindin të pagojë.

«Për këtë arsye shqiptarët janë këtu, për ta kjo është parajsa», thotë Persicke. Para disa vitesh ai ka qenë i involvuar në njërin prej aksioneve më të mëdha kundër krimit shqiptar të drogës. Të përkrahur nga Europoli policët nga Franca, Gjermania dhe Zvicra zhvilluan hetime gjatë një viti kundër një karteli të madh shqiptar të drogës, i cili operonte nga Lörrach-u. Ata përgjuan telefona mobilë, angazhuan informatorë dhe vëzhguan shqiptarë, pandërprerë. Në fund 450 zyrtarë bastisën restorante, kafehane dhe banesa në tri vende dhe realizuan 100 fletarreste – madje edhe njësia speciale SEK ishte aktive.

Por katër javë më vonë gjithçka ishte si më parë. «Kjo nuk u bëri fare përshtypje shefave të klaneve në Shqipëri, ata thjeshtë dërguan njerëz të rinj», thotë Persicke.

Kjo është ajo risia që Persicken e bën të tërbohet në fund të karrierës së tij: ai përballet me një kundërshtar, i cili s’mund të mposhtet më me mjete normale të policisë. Është si në një sagë që Persicke ia lexon nipit të tij: nëse kreut të përbindëshave ia këput kokën, një kokë e re rritet.

E vetmja gjë që do të ndihmonte kundër shqiptarëve, sipas mendimit të Persicke, do të ishte një ekip europian i hetuesve, i cili pandërprerë dhe së bashku vepron kundër shqiptarëve. Sepse ata punojnë më profesionalisht se të gjithë ata që i ka parë Persicke në karrierën e tij të gjatë: brutalisht, efektivisht dhe tmerrësisht të heshtur. Në stacionin e policisë në Lörrach thonë: turqit arrin t’i zbulosh për shkak se janë vanitozë, rusët me familje, por shqiptarët, ata lindin të pagojë.

Kësaj duhet shtuar rrjetin efektiv të shqiptarëve në diasporë, i cili i mundëson mafies kontakte në mbarë Europën, në të cilat mafia mafiozët mund të llogarisin deri në vdekje. «Nuk janë grupe të zakonshme njerëzish të dhunshëm, por njësi me organizim brutal dhe hierarki vertikale», thotë Persicke kur pak me vonesë niset për në Friedlingen. Në «fron», siç thonë në Lörrach.

Ndonëse të rinjtë, të cilët shpesh rrjedhin prej familjeve të varfra nga zonat rurale shqiptare, në vendet ku veprojnë shpesh banojnë në banesa të zbrazëta mbi dyshekë të ndotur – ata janë besnikë edhe me çmimin e vdekjes.

Qarku problematik në kufirin francezo-zviceran shpërfaq shumë probleme me të cilat duhet të ballafaqohet policia në luftën kundër karteleve shqiptare. Vështirësi asaj i shkaktojnë sidomos kufijtë e depërtueshëm. Për policinë gjermane e drejta për të vepruar përfundon aty ku përfundon territori i shtetit. «Ata kënaqen duke qeshur me neve që presim në qetësi në kufi», thotë Persicke ndërsa vetura e tij kalon pranë lokaleve që shesin doner.

Në këtë lagje filloi ngritja e shqiptarëve. Kjo ndodhi para afër shtatë vitesh. Atëbotë hetuesve u ranë në sy gjithnjë e më shumë burra të rinj shqiptarë, të cilët kalonin kohën në bastore dhe sallone lojërash në Friedlingen, por s’flisnin asnjë fjalë gjermane. Ata zakonisht nuk binin në sy, pinin pak alkool dhe kurrë nuk kapeshin me drogë. «Në fillim nuk e kemi kuptuar fare sa shpejt ata e morën nën kontroll biznesin, gjithçka dukej se eci sipas një plani të përgatitur mirë», thotë Persicke. Përmes një informatori ata dhe njerëzit e tij mësuan se si veprojnë kartelet. Së pari këtu janë menaxherët – njerëz të besueshëm të klanit, të cilët e kanë fjalën kryesore në vendin përkatës dhe telefonojnë direkt me bosat në atdhe. Pastaj janë përgatitësit e terrenit, të cilët kujdesen për paratë dhe mallin në vend. Përgatitësit urdhërojnë po ashtu të ashtuquajturit vrapues (korrierë), të cilët e bartin drogën nga pika A në B. Ata janë niveli më i ulët në biznes dhe shpesh pika e dobët në organizatat mafioze.

Por te shqiptarët është ndryshe. Ndonëse të rinjtë, të cilët shpesh rrjedhin prej familjeve të varfra nga zonat rurale shqiptare, në vendet ku veprojnë shpesh banojnë në banesa të zbrazëta mbi dyshekë të ndotur – ata janë besnikë edhe me çmimin e vdekjes. Sepse kartelet u paguajnë familjeve në atdhe një rrogë relativisht të mirë dhe as që e fshehin se çka punojnë djemtë e tyre. Me atë rast familjet janë peng i karteleve. Asnjë «korrier» nuk do të fliste nëse arrestohet, sepse kështu do të rrezikonte jetën e familjarëve në atdhe. Para se «korrierët» të udhëtojnë në botën e jashtme, ata marrin instruksione të qarta nga klani: qëndrimi vetëm në lokale të caktuara, pak alkool, jo ngatërresa me policinë. Disiplina është çelësi, thotë Persicke. «Ata jetojnë si inxhinierë shembullorë që vijnë për të montuar diçka, pastaj kthehen në atdhe». Shqiptarët mund të qëndrojnë tre muaj në hapësirën e Schengenit. Meqë në Shqipëri ndërrimi i emrit nuk kushton më shumë se 50 euro, të njëjtat surrate shihen shpesh, thotë hetuesi Persicke. Për të vepruar kundër të tillëve duhet të ketë më shumë personel, thotë ai. Nëse kjo s’bëhet, atëherë në landin e Baden-Ëürttembergut do të mbretërojnë rrethana siciliane.

«Kjo lëndë nuk ka qëllim tjetër përveç se për të tëholluar heroinën dhe diçka e tillë atje shitet edhe në dyqane».

Natyrisht Persicke e di se tregtia me drogë nuk mund të mposhtet. Por ai e ndien veten të braktisur nga politika. Kjo është dilema e vjetër: sa më shumë policë që kërkojnë drogë, aq më shumë zbulohet. Kjo nuk është një ofertë joshëse për shumicën e ministrave të brendshëm të landeve gjermane, të cilat kështu do të mund të shkatërronin statistikat e kriminalitetit. Kësaj duhet shtuar se shkaku i problemit është shumë larg: në Shqipëri. Këtë e di edhe Persicke. Para dy vitesh njëri nga njerëzit e tij udhëtoi në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, për të zhvilluar hetime mbi një kartel heroine. Në vend të ndihmës nga policia kolegu gjeti vetëm mallin, i cili ishte gjetur në Lörrach te shqiptarët: pluhur paracetamolli. Në dyqanet e vogla përreth Tiranës shitej me thasë. «Kjo lëndë nuk ka qëllim tjetër përveç se për të tëholluar heroinën dhe diçka e tillë atje shitet edhe në dyqane», thotë Persicke, i cili më vonë për herë të fundit ngjitet shkallëve për të hyrë në stacionin e policisë. Pas tij davaritet dielli i mbrëmjes mbi vreshta. Pastaj me një psherëtimë brava e derës bie në vend.

Gazetari

Gati 1200 kilometra më tutje, në atë vend të cilin Persicke e quan «shtet maskarenjsh», një burrë trupshkurtër dhe trashaluq fshin djersët nga zverku në një kafene. Artan Hoxha, 42-vjeçar, i veshur me tuta, është diçka si shpresa e fundit e Persickes. Ndonëse polici gjerman dhe gazetari hulumtues nga Shqipëria nuk janë takuar kurrë – por të dy kanë të njëjtin armik.

Kafeneja në Tiranë të cilën ai e ka zgjedhur në këtë ditë i takon një të njohuri. Hoxha ka zënë vend afër daljes anësore, me fytyrë nga dera. Nëse vrasësit vijnë, atij do t’i mbesnin disa sekonda për t’ia mbathur. Hoxha nuk vuan nga paranoja. Kërcënimin e fundit me vrasje e ka marrë para disa orësh. Ai përkulet dhe me zë të ulët thotë: «Kemi të bëjmë me prodhimet më të suksesshme të eksportit të Shqipërisë: drogë dhe dhunë».

Sipas gazetarit Artan Hoxhës janë tri arsye kryesore që e kanë bërë të mundshme ngritjen e mafies. Së pari: struktura e klaneve. Së dyti: pozita gjeografike e Shqipërisë. Së treti: politika. «Është si në serë – nëse klima është e përshtatshme, atëherë lulëzon».

19 vjet Hoxha ka hulumtuar mbi klanet shqiptare, ka takuar informatorë dhe policë, politikanë dhe trafikantë. Gjatë hulumtimeve të tij është kidnapuar, fyer dhe ndjekur.

Në Shqipëri qarkullojnë shumë legjenda se si Hoxha ia ka dalë të mbijetojë. Disa thonë se Hoxha vetë është pjesë e mafies dhe i angazhuar nga njëri kartel për të dëmtuar tjetrin. Të tjerët thonë se Hoxha mbrohet nga CIA. Vetë Hoxha qeshet dhe thotë: «Sa më vështirë që e kanë të më vlerësojnë, aq më të mira janë shanset e mia për të mbijetuar».

Sipas Hoxhës janë tri arsye kryesore që e kanë bërë të mundshme ngritjen e mafies. Së pari: struktura e klaneve. Së dyti: pozita gjeografike e Shqipërisë. Së treti: politika. «Është si në serë – nëse klima është e përshtatshme, atëherë lulëzon», thotë ai dhe në një letër shkruan me laps numrin 20. Kaq klane të mëdha me lidhje në botën e jashtme mendohet se ekzistojnë në Shqipëri. Ato veprojnë të shtyra nga familjet e fuqishme, të përkrahura nga një rrjet vëllezërish, xhaxhallarësh dhe kushërinjsh. Në rrethin e ngushtë nuk zgjidhesh, por lind. Përmes kësaj bërthame klanet shqiptare sa i përket numrit të burrave janë më të vogla se njësitë e mëdha italiane të mafias së Cosa Nostras dhe ‘Ndranghetas. Njëkohësisht kjo i bën ato imune ndaj tradhtisë dhe shkatërrimit. «Te italianët vendosë kumbara si një diktator, këtu (te shqiptarët) sundon rrjeti. Nëse e heq qafe njërin vëlla, vjen tjetri», thotë Hoxha.

Klima shqiptare për kultivimin e kanabisit është fantastike: 280 ditë me diell gjatë vitit.

Ngritja e klaneve filloi në vitet ’90. Atëbotë Hoxha ishte gazetar i sportit dhe raportonte për një gazetë mbi Dinamon e Tiranës, njërin prej ekipeve më të mëdha të vendit. Ishte një kohë e tranzicionit të dhimbshëm: nga një diktaturë, e cila me dekada ishte e izoluar si Koreja e Veriut sot, në një demokraci, në të cilën sundonte kaosi – trazirat dhe paligjësia karakterizonin vendin. Në këtë shtet të shkatërruar ishin shtrirë klanet. Hoxha i shihte prijësit e tyre në stadiume futbolli të ulur në tribunë pranë funksionarëve. Ata kishin kontakte të mira me politikën, dhe nganjëherë Hoxha përshëndetej me ta. Kur më 1997 lufta civile dridhi vendin, kryeredaktori i Hoxhës e bëri atë reporter. Sepse Hoxha i dinte emrat e shefave të karteleve, të cilët tani tërhiqnin penjtë, dhe e dinte se si i fitojnë ata paratë. Shumë prej tyre ishin bërë të pasur me heroinë. Klanet përfituan herët nga shtegu ballkanik, rruga më e rëndësishme e tregtisë me heroinë, e cila kalon fare pranë territoreve shqiptare në drejtim të Europës Perëndimore. Pastaj nga fillimi i vitit 2000 kjo tregti u plotësua nga biznesi i ri i karteleve: mbjellja e kanabisit. Për këtë klima shqiptare me 280 ditë me diell gjatë vitit ishte tepër e përshtatshme. Ndërkohë Shqipëria zë vendin e parë në Europë në prodhimin e mariuanës – duke lënë të tjerët larg. Andaj ishte vetëm çështje kohe se kur do të kyçeshin shqiptarët edhe në tregtinë me kokainë, ku mund të fitohen më së shumti para.

Sot, pak vite më vonë, ata e marrin mallin direkt nga prodhuesit në Amerikën Latine, pa ndërmjetësues. Kjo është një shpallje lufte kundër lojtarëve në segmentin më brutal të të gjitha drogave. Se sa të pakompromis janë në përpjekjen për të depërtuar në këtë biznes u pa vitin e kaluar në Amsterdam dhe Londër, dy qytetet më të rëndësishme të kokainës në Europë. Atje së fundi ambasadorët shqiptarë u ftuan në takim nga autoritetet vendase – një reagim ky ndaj dhunës, e cila po del nga kontrolli në rrugë.

Vrasësi

Kush dëshiron të kuptojë dhunën e shqiptarëve, ai përfundon te njerëzit si Samo. Atë gjen në një kafehane të fshehur në Shkodër, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë. Në një ekran pas tij shihet liga gjermane e futbollit. Samo në të vërtetë nuk quhet Samo, por meqë atë e ndjekë FBI, ai s’mund të tregojë emrin e vërtetë. Ky 33-vjeçar udhëheq një grup të vogël gangsterësh, të cilët në këtë rajon fitojnë para me kokainë dhe kanabis. Samo është 2,05 metra i gjatë dhe 120 kilogramë i rëndë, por ai është «peshk i vogël», siç thuhet në Shqipëri.

Për dilerët si ai gjendja tani është e komplikuar. Kryeministri shqiptar Edi Rama dëshiron ta anëtarësojë vendin e tij në BE në vitet e ardhshme. Për këtë qëllim ai i ka shpallur luftë prodhimit të kanabisit. Në Tiranë njësitë speciale te policisë aktualisht ndalojnë shumë prej veturave të panumërta luksoze, kontrollojnë dokumentet dhe bagazhin. Këtu në rrethinë njësitë e policisë i sulen plantacioneve të kanabisit, konfiskojnë armë dhe djegin ara në të cilat bujqit me vite të tëra kanë mbjellë mariuanë.

Samo është rritur në Shkodër, por disa vite ka jetuar në Neë York, ku ishte arrestuar për shkak të krimit të organizuar, tregtisë me drogë dhe vrasjes. Rasti i tij u përmend edhe nga mediat. Samo është i lirë vetëm për shkak se disa dëshmitarë u zhdukën gjatë procesit. Ai këtë e tregon duke u zgërdhirë.

«Ata duan t’i tregojnë BE-së se vërtet po bënë diçka», thotë Samo. «Por kjo është qesharake, këtë luftë nuk mund ta fitojnë». Ai ngrihet në këmbë dhe ecën teposhtë në njërën nga rrugët, të cilat shtrihen nëpër lagjet e ngushta të banimit në Shkodër.

Samo është rritur në Shkodër, por disa vite ka jetuar në Neë York, ku ishte arrestuar për shkak të krimit të organizuar, tregtisë me drogë dhe vrasjes. Rasti i tij u përmend edhe nga mediat. Samo është i lirë vetëm për shkak se disa dëshmitarë u zhdukën gjatë procesit. Ai këtë e tregon duke u zgërdhirë.

Në një dhomë dite me erë myku dhe me perde të lëshuara ai një orë më vonë zë vend në një kanape. Mbi tavolinë gjendet malli: një thes plastike me kanabis dhe pak kokainë. Kanabisi është nga rrethina, kokaina ka arritur përmes një lidhjeje në portin e Vlorës.

Kartelet e Amerikës jugore ndërkohë po e sjellin mallin e tyre direkt në Shqipëri dhe kjo është një risi – në të vërtetë kjo është një rrugë e tërthortë nga tregjet e mëdha në Europën Perëndimore. Kjo tregon fuqinë e re të shqiptarëve. «Ata e dinë, ne mund të dërgojmë mallin e tyre gjithkund, në Danimarkë, në Gjermani, s’luan rol ku», thotë Samo, i cili paguan afër 30 mijë euro për një kilogram.

«Çdokush në Shqipëri e di: mafia për ty i fiton zgjedhjet».

Për dallim nga njësitë në Tiranë policia lokale në Shkodër nuk i nxjerr probleme Samos. «Një polic i varfër nuk është budalla. Nëse do të më arrestonte, vëllezërit e mi së pari e vrasin atë pastaj gjithë familjen e tij», thotë Samo dhe hedh shikimin në drejtim të një valixheje, e cila qëndron në divan si dëshmi. Brenda saj: një pushkë automatike, dy revole, një autobombë dhe shumë municion. Ai thotë se vrasja e dikujt nuk është diçka personale, thjeshtë është pjesë e punës. «Nëse askush nuk ka frikë nga ti, atëherë të shkërdhejnë», thotë Sam dhe lëpin nga gishti një duq kokainë.

Në vitin 2016 në Shqipëri ka pasur 1349 arrestime në lidhje me drogën. Por vetëm 100 dënime. Mes tyre nuk është asnjë «peshk i madh». Ata do të bëjnë gjithçka për të mos arrestuar njërin nga bosat, thotë Samo, kur më vonë del në rrugë. Politika dhe kartelet janë të lidhura ngushtë, tregon ai. «Çdokush në Shqipëri e di: mafia për ty i fiton zgjedhjet».

Kumbara

Kështu mendon edhe Artan Hoxha. Është vonë në mbrëmje kur ai në një mbrëmje shtatori shkon edhe njëherë në zyrën e tij në televizion. Hoxha zë vend në tavolinën e punës, e cila duket sikur një postier të ketë derdhur çantën e tij. Letrat vijnë nga shikuesit, të cilët i dërgojnë Hoxhës të dhëna për kartelet. Ata ia dërgojnë atij dhe jo policisë, sepse ata më shumë i besojnë një gazetari trashaluq se shtetit të tyre. Nga një grumbull letrash Hoxha nxjerr një gazetë dhe tregon fotografinë e një njeriu. Ai bart kostum, ka flokë të shkurtra, bojëkafe dhe rrudhat e një burri në fund të dyzetave. «Ky është», thotë Hoxha. «Ky është Klement Balili».

Në Shqipëri çdokush e njeh emrin Balili. Bosi i drogës është njëri prej kriminelëve më famëkeq të botës; dhe ndoshta asnjë rast tjetër nuk e përshkruan më mirë lidhjen absurde mes politikës dhe mafies në Shqipëri se sa ndjekja e «Pablo Escobarit të Shqipërisë». Hoxha ka raportuar disa herë në emisionin e tij mbi Balilin, sepse çështja e tij bëri jehonë të madhe. Ka fotografi në të cilat shihet presidenti i Shqipërisë në njërën nga pritjet e organizuara nga Balili. Hoxha thotë: «Ndërkohë partitë po përpiqen ta heshtin këtë temë. Por puna ime është që t’ua kujtoj».

Fshati i Klement Balilit gjendet afër qytetit të Sarandës, një vend i njohur turistik me një promenadë të bukur, me shumë hotele dhe dyqane suveniresh. Shqipëria këtu duket si Ibiza.

Për këtë arsye ai disa ditë më vonë qëndron në një veturë në jug të Shqipërisë dhe shikon përmes xhamit të zi tri vila të mëdha, para të cilave kamerat mbajnë nën vëzhgim rrugën. Hoxha ka ardhur të hulumtojë në Stjar, në fshatin e lindjes të Balilit. Gruaja e Balilit dhe pjesa më e madhe e klanit të tij famëkeq ende jetojnë këtu. Hoxha është i shqetësuar, ai bart syze dielli dhe një kapelë si yjet e Hollyëoodit kur shkojnë për të blerë diçka në dyqan.

Para se Hoxha të shkonte në fshatin e përhumbur, ai në një pikë karburantesh u takua me shefin e policisë së rajonit. Më herët shefi i policisë ka qenë pjesëtari njësive speciale, Delta Force, dhe ai është i ngarkuar me ndjekjen e Balilit. Hoxha dhe ai janë miq të vjetër. Duhet të më nxjerrësh nga atje nëse ndodhë diçka në Stjar, tha Hoxha. Shefi i policisë kafshoi buzën. Si të bëhet kjo kur 80 për qind e vartësve të tij i shërbejnë Balilit, u përgjigj ai. Për një çast dy burrat shikuan njëri-tjetrin. Pastaj Hoxha shkoi në Stjar.

Fshati gjendet afër qytetit të Sarandës, një vend i njohur turistik me një promenadë të bukur, me shumë hotele dhe dyqane suveniresh. Shqipëria këtu duket si Ibiza.

Bilanci i klanit Balili në qytet, sipas Hoxhës: disa ndërtesa banimi, disa restorante, një diskotekë, dy kafehane dhe dy hotele, njëri prej tyre është «Santa Quaranta» – një bujtinë me pesë yje dhe me qasje të veten në det, ndërsa para tij të parkuara limuzinat luksoze me tabela gjermane. Tek në nëntor 2017 u konfiskuan hoteli dhe disa patundshmëri të Balilit.

Deri më tani ka pasur pesë përpjekje për të kapur Balilin, përherë pa sukses. Gjatë përpjekjes së fundit ai gjendej në lozhën e personave të rëndësishëm të një stadiumi dhe shikonte një ndeshje futbolli. Kur arritën njësitë speciale, ai u zhduk. «Këtu nuk vepron vetëm një informator», thotë Hoxha, «por tërë komanda e policisë».

Balili, sipas Hoxhës, përherë e ka ditur se çfarë kryen punë: shumë para. Thuhet se bosi i drogës paguante aq mirë, saqë disa vite pasi ishe kyçur në biznesin me kanabis mund të shfrytëzonte madje edhe policinë për transportet e tij. Në vitin 2017 një veturë policie u ndalua me 700 kilogramë mariuanë. Kur u bë e qartë lidhja me Balilin, e arrestuan, por pas vetëm pesë muajve e liruan.

Kjo i gëzoi njerëzit në rrugët e këndejme, thotë Hoxha. Sepse klani i Balilit ishte i popullarizuar. Balili kujdesej për njerëzit, jepte traktorë me qira, paguante për dasma dhe vizita në spital. Popullsia e varfër e vuri një nofkë: Robin Hood. Në fund të viteve 2000 jugu i Shqipërisë u bë një «Balilistan», siç thotë Hoxha. Një vend ku sundonte një njeri si mbret.

Politika e bëri Balilin në vitin 2014 drejtor të ministrisë së transporteve dhe rrugëve në jug. Pikërisht në atë kohë kur thuhet se Balili ishte angazhuar në tregtinë ndërkombëtare të kokainës me shumicë. Hetuesit e drogës të DEA-s amerikan dhe Europoli në atë kohë tashmë i kishin rënë në gjurmë Balilit. Më 2016 ato lëshuan fletarrest ndërkombëtar kundër një njeriu që ndërkohë fitonte qindra milionë dhe kishte krijuar një rrjet transporti, i cili shtrihej nga Greqia në Austri.

«Ti je ai gazetari», i tha prefekti befas Hoxhës. Pastaj edhe burri tjetër ktheu kokën, Hoxha shikoi fytyrën që e njihte nga fotografitë ku ishte shpallur në kërkim. Balili nuk qeshi, ai e vështroi Hoxhën në heshtje.

Politika qe gabimi i parë vërtet i madh i Balilit. Përmes saj ai nga hija doli në dritë. Pasi presioni ndërkombëtar u bë gjithnjë e më i madh, Balili humbi postin dhe që nga atëherë është zhdukur në nëntokë. Ose në atë që në Shqipëri kuptohet me nëntokë.

Fytyra e butë e Hoxhës merr tipare të ashpra kur flet për këtë. Ishte një ditë para afër tetë javësh, në një rrugë me pluhur afër Tiranës. Atë pasdite Hoxha po udhëtonte me një mik të tijin arkitekt dhe, sapo ishte nisur të kthehej në qytet, pranë veturës së tyre u ndal një Range Rover i zi. Në veturë, tregon Hoxha, ishte një prefekt nga jugu, një familjar i Balilit, i cili deshi të përshëndeste arkitektin, dhe një burrë tjetër.

Hoxha fillimisht nuk e kishte vërejtur atë fare – flokët sërish të gjata, mjekra ngjyrë hiri. «Ti je ai gazetari», i tha prefekti befas Hoxhës. Pastaj edhe burri tjetër ktheu kokën, Hoxha shikoi fytyrën që e njihte nga fotografitë ku ishte shpallur në kërkim. Balili nuk qeshi, ai e vështroi Hoxhën në heshtje. Zemra e Hoxhës filloi të dridhej, por para se të thoshte diçka dritarja u mbyll dhe Range Roveri u largua shpejt./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Revista gjermane: Lidhja e Balilit me Presidentin Meta, pasqyrimi më i pastër i lidhjes MAFIE-POLITIKË (REPORTAZHI)
Revista gjermane: Lidhja e Balilit me Presidentin Meta, pasqyrimi më i pastër i lidhjes MAFIE-POLITIKË (REPORTAZHI)
https://1.bp.blogspot.com/-s_MB8T_DsUU/Wnknll5mdtI/AAAAAAAABCE/lV78X4obGIU-SH7lmaVLRF7VDddo3aFCQCLcBGAs/s640/meta-balili-770x470.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-s_MB8T_DsUU/Wnknll5mdtI/AAAAAAAABCE/lV78X4obGIU-SH7lmaVLRF7VDddo3aFCQCLcBGAs/s72-c/meta-balili-770x470.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/revista-gjermane-lidhja-e-balilit-me.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/revista-gjermane-lidhja-e-balilit-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy