Sektorët më fitimprurës të ekonomisë shqiptare, ja cilët kanë numrin më të madh të të punësuarve

Tregtia është sektori nga sigurojnë fitimet pjesa më e madhe e njerëzve në vend. Sipas të dhënave të Anketës Strukturore të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor”, fitimet e tregtisë në vitin 2016 arritën në 66 miliardë lekë (rreth 490 milionë euro), që përbëjnë gati 40% të gjithë fitimeve të gjeneruara në ekonominë vendase. Në tregti janë të punësuar gjithsej 68 mijë persona, nga të cilët 46 mijë janë të vetëpunësuar.

Tregtia është dhe sektori që qarkullon më shumë të ardhura në vend, me rreth 904 miliardë lekë, ose gati 50% të totalit. Por, të punosh në këtë sektor nuk është dhe aq fitimprurëse në raport me shitjet totale, pasi ndonëse qarkullon shumë para, në fund të ditës vetëm pak të mbeten në xhep. Norma e fitimit në shit-blerje është 7.3%, çka do të thotë që për çdo 100 lekë të ardhura, vetëm 7.3 lekë janë fitime.

Sektori i dytë janë shërbimet, që kanë gjeneruar 30 miliardë euro fitime (225 milionë euro) dhe ku janë të punësuar 80 mijë persona. Shërbimet i “shpërblejnë” më mirë të punësuarit në këtë sektor, pasi kanë shpenzime të ulëta dhe si rrjedhojë normën e kthimit më të lartë në ekonomi, me 18.2%.

Në vend të tretë është ndërtimi, i cili ka sjellë 195 milionë euro fitime. Pas shërbimeve, ndërtimi është sektori i dytë me normën më të lartë të fitimit në ekonomi, prej 12.3%. Në ndërtim janë të punësuar 38 mijë persona.

Industria përpunuese dhe transport-komunikacioni gjeneruan përkatësisht 18.3 dhe 13.3 miliardë lekë fitime, me norma prej 8.5 dhe 9.5%.

Nga energjia u gjeneruan 8 miliardë lekë fitime, me një normë prej 6.1%.

Kthim të lartë ka dhe akomodimi dhe shërbimi ushqimor, me 11.8%, ndërsa në vlerë absolute solli 5 miliardë lekë fitime.

Sektori i vetëm me humbje 2.9 miliardë lekë është industria nxjerrëse, si rrjedhojë e faktit që kompanitë nxjerrëse të naftës nuk deklarojnë ende fitime.

Në total, fitimet në ekonomi arritën në 165 miliardë lekë, me një normë kthimi prej 8.8%. Në krahasim me një vit më parë fitimet në vlerë absolute janë rritur me 5.1%. ndërsa norma e fitimit ka shënuar një rritje fare të papërfillshme, teksa në 2015-n ishte 8.7%./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sektorët më fitimprurës të ekonomisë shqiptare, ja cilët kanë numrin më të madh të të punësuarve
Sektorët më fitimprurës të ekonomisë shqiptare, ja cilët kanë numrin më të madh të të punësuarve
https://2.bp.blogspot.com/-a53YK3-rCu4/Woyu46GPMJI/AAAAAAAACQI/hVlv1mUv1MsmVr4RcPHc8fqlL5dzLzYAwCLcBGAs/s640/sekfrutave-600x329.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-a53YK3-rCu4/Woyu46GPMJI/AAAAAAAACQI/hVlv1mUv1MsmVr4RcPHc8fqlL5dzLzYAwCLcBGAs/s72-c/sekfrutave-600x329.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/sektoret-me-fitimprures-te-ekonomise.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/sektoret-me-fitimprures-te-ekonomise.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy