Serbia anëtare e BE brenda 2025? Shqipëria sërish pa afate

Komisioni Europian del me një strategji të re për Ballkanin Perëndimor, si përpjekje e radhës për të nxitur dhe përshpejtuar procesin e reformave.

Sipas asaj që raporton Radio Evropa e Lirë, në strategjinë e miratuar, e që do të publikohet të martën, vetëm Mali i Zi dhe Serbia marrin afate kohore të qarta për anëtarësimin. Strategjia thotë se si Beogradi, ashtu edhe Podgorica mund të jenë anëtare me të drejta të plota të BE-së brenda vitit 2025.

“Negociatat e anëtarësimit janë duke u zhvilluar me Malin e Zi dhe Serbinë. Me vullnet politik, me reforma reale dhe të qëndrueshme, si dhe me zgjidhje përfundimtare të kontesteve me fqinjët, këto dy vende do të jenë potencialisht të gatshme për anëtarësim në vitin 2025”, thuhet në tekstin e Strategjisë së Komisionit Europian.

Sa i takon Shqipërisë nuk caktohet asnjë afat kohor, por shprehet gatishmëria e Komisionit për të rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit në bazë të kushteve të plotësuara.

“Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandime për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në bazë të kushteve të plotësuara. Me përpjekje dhe angazhim të vazhdueshëm, Bosnja dhe Hercegovina mund të bëhet kandidate për anëtarësim. Kosova ka mundësi të bëjë përparim të qëndrueshëm me zbatimin e Marrëveshjes së

Stabilizim-Asociimit dhe të avancojë në rrugën e saj evropiane kur të lejojnë rrethanat objektive”, thuhet në dokumentin e siguruar nga REL.

Sipas Radio Evropa e Lirë, në dokument BE ashpërson gjuhën në kapitullin për sundimin e ligjit.

“Sot, vendet tregojnë elemente të qarta të shteteve ‘të kapura’, përfshirë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës, si dhe përzierje të fuqishme të interesave publike dhe private”, thuhet në të.

Strategjia për Ballkanin Perëndimor vë theksin mbi dy çështje të rëndësishme që ndikojnë në të gjithë rajonin dhe që duhet të zgjidhen përpara se ndonjë vend i rajonit t’i bashkohet BE-së: dialogu midis Kosovës dhe Serbisë dhe mosmarrëveshjet dypalëshe./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7950,Camëri,108,Editorial,1706,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Serbia anëtare e BE brenda 2025? Shqipëria sërish pa afate
Serbia anëtare e BE brenda 2025? Shqipëria sërish pa afate
https://1.bp.blogspot.com/-h2G9h7XWH_c/WnmY1iUICqI/AAAAAAAARqs/zQZn_zsXfFYuep1qHjXWYm_j9FoWx0O3QCLcBGAs/s640/rel-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-h2G9h7XWH_c/WnmY1iUICqI/AAAAAAAARqs/zQZn_zsXfFYuep1qHjXWYm_j9FoWx0O3QCLcBGAs/s72-c/rel-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/serbia-anetare-e-be-brenda-2025.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/serbia-anetare-e-be-brenda-2025.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy