SHELL: Shqipëria përfiton më shumë nga marrëveshja e re

Në kushtet kur kompanitë në fushën e kërkimi të naftës dhe gazit kanë rrudhur aktivitetin e tyre në të gjithë botën për shkak të rënies së çmimit të këtij produkti në tregjet ndërkombëtare, në Shqipëri, kompania holandeze SHELL, një ndër më të mëdhatë për kërkim nafte dhe gazi po angazhohet edhe në bllokun nr. 4 në juglindje të vendit pas kërkimeve që po kryen në blloqet nr. 2 dhe 3.

Një ditë më parë SHELL nga Berati nënshkroi marrëveshjen me qeverinë shqiptare.

Përgjegjësi i sektorit të gazit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Stavri Dhima në një intervistë për ATSH-në thotë se jemi shumë optimist se aty do të kemi rezultate pasi ka shumë të dhëna se kemi rezerva të konsiderueshme.

“Interesi që ka treguar SHELL për të arritur një marrëveshje është një interes i bazuar dhe gjithë zona e blloqeve 2 dhe 3 dhe zona e bllokut 4 është një zonë me perspektivë. Interesi që tregon SHELL vjen pasi nga njësitë profesionale teknike dhe shkencore të saj është bërë vlerësimi i të dhënave”, deklaron Dhima.

Kompania, shprehet ai, ka bazuar kërkesën e saj jo vetëm mbi të dhënat që ka pasur shteti shqiptar, por janë pasur në konsideratë dhe janë shfrytëzuar edhe të dhënat që ka bërë kompania austriake OMV, që është edhe ajo një nga kompanitë e mëdha të Europës në kërkim të naftës dhe gazit.

Në këtë kontekst vlerësohet që interesi që ka treguar SHELL për të arritur një marrëveshje për kërkime në bllokun tre dhe katër është një marrëveshje e besuar.

Zyrtari i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shpjegon edhe se cili është interesi i kompanisë dhe cili është interesi i qeverisë shqiptare.

“Marrëveshja e nënshkruar me kompaninë SHELL është një marrëveshje me një interes të dyfishtë, sepse është një marrëveshje e shkruar pas shumë vitesh negociatash me SHELL”, shprehet ai.

Në këtë kontratë, sipas tij, janë parashikuar edhe terma të rinj që nuk kanë qenë në kontratat e mëparshme për shkak edhe të një rishikimi të një amendimi apo ndryshimi që është bërë në ligjin bazë për hidrokarburet, i cili përcakton se mënyra si do të shpërndahen të përfitimet nga zbulimi i mundshëm do të jenë të tilla që që në fuçinë e parë do të ketë përfitim edhe për shtetin edhe për kompaninë.

“Kjo marrëveshje vendos në mënyrë të drejtë, të logjikshme, por edhe me interes reciprok si interesat e kompanisë SHELL edhe të shtetit shqiptar”, deklaroi Dhima.

Madje, shton ai, në këtë marrëveshje përveç atyre përftimeve të mëdha që janë të parat, si punësimi apo interesa të tjera të bizneseve të ndryshme që lidhen me këto aktivitete, është shumë i rëndësishëm imazhi që krijohet.

“Për shkak edhe të ndryshimit të çmimeve të naftës, uljes në tregjet ndërkombëtare në krahasim me 5-6 vite më parë, interesi për kërkim ose e thënë ndryshe investimi që bëjnë kompanitë për investim është rrudhur. Edhe vet Shell i ka rrudhur investimet në kërkim të naftës në shumë vende të botës. Fakti që në Shqipëri jo vetëm vazhdon ato që kishte, por dhe po hedh investime të reja, tregon që territori shqiptar i ofron SHELL-it një mundësi shumë të mirë për të dhënë rezultate dhe njëkohësisht kemi edhe anën tjetër që edhe qeveria shqiptare i ofron kondita dhe kushte që ajo të zhvillojë biznesin e saj me sukses”, vuri në dukje Dhima.

Investimi që bëhet në fazën e kërkimit, sipas Dhimës, është i konsiderueshëm, por ai mund të rritet me rreth 50% nëse do të kemi rezultate pozitive.

“Nëse nëpërmjet shpimit të puseve që do të bëhet në periudhën e dytë dhe të tretë do të kemi rezultat pozitiv në nxjerrje nafte dhe gazi, atëherë do të kalojmë në një fazë tjetër të prodhimit që parashikohet në marrëveshje për një periudhë 25 vjeçare dhe ligji parashikon që në rast se zona paraqet interes shtohet edhe për një periudhë 5 vjeçare.

Shqipëria prej një shekulli ka demonstruar që ka territor naftë gaz mbajtës dhe kjo është vërtetuar më vonë me zbulimin e vendburimeve në Kuçovë, Patos, Marinzë, Visokë, Gorish Kocul, Ballsh dhe Cakran dhe gjithë vendburimet e tjera që ne i kemi sot në shfrytëzim. Pra rezervat naftë gaz mbajtëse të Shqipërisë janë të vërtetuara. Çështja shtrohet nëse ka të tjera burime dhe a mund të zbulohen ato.

“Rezultatet e kërkimit në blloqet 2 dhe 3 nga kompania SHELL treguan se nëpërmjet zbulimit në pusin 2 të Shpiragut u morën rezerva të konsiderueshme në periudhën e testit u tregua se kemi rezerva të konsiderueshme. Nga testimi i parë në një periudhë 2-3 ditore doli që kemi një prodhim prej 200-300 ton naftë në ditë dhe rreth 100 mijë metra kub gaz në ditë, që janë sasi të konsiderueshme. Tashmë SHELL vazhdon me shpimin e puseve të tjera që do të vërtetojnë përfundimisht rezervat në këtë zonë, por do të bëjnë të mundur pastaj edhe kalimin në fazën e prodhimit industrial në këtë zonë”, deklaron Dhima.

Këtë vit Shqipëria shënon 100 vjetorin e gjetjes në naftës nga pusi i Drashovicës, Në Vlorë të rezervave industriale të naftës nga disa kompani italiane.Marre nga ATA/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: SHELL: Shqipëria përfiton më shumë nga marrëveshja e re
SHELL: Shqipëria përfiton më shumë nga marrëveshja e re
SHELL: Shqipëria përfiton më shumë nga marrëveshja e re
https://3.bp.blogspot.com/-RIqV66KZtXk/Wo7VdaQBARI/AAAAAAAATUs/RaHTPGhXXvQ5Tmxsb4AGH753tQuLyRUXQCLcBGAs/s640/NAFTA.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-RIqV66KZtXk/Wo7VdaQBARI/AAAAAAAATUs/RaHTPGhXXvQ5Tmxsb4AGH753tQuLyRUXQCLcBGAs/s72-c/NAFTA.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shell-shqiperia-perfiton-me-shume-nga_22.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shell-shqiperia-perfiton-me-shume-nga_22.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy