Shfaqet ''Severna Armija'' në veri, kërcënon me likuidim pjesëtarët serbë të FSK-së

Nëpërmes të një pamfleti, "Severna Armija" (Armata e Veriut) u ka bërë thirrje pjesëtarëve të FSK-së që të largohen, përndryshe "do t'ua thyejnë kockat". Para një muaji, "Srpska" në Zubin Potok i ka porositur pjesëtarët serbë të FSK-së, se "të gjithë njerëzit e Kolashinit (Zubin Potokut) të cilët provojnë që të ardhmën e tyre ta kërkojnë në insitutucionin e Ushtrisë së Kosovës "do të leçitënnga populli Kolashinit"

Zubin Potok. Tani veriu i Kosovës do ta ketë ushtrinë e vetë. Eshtë shfaqur të shtunën në Zubin Potok e ashtuquajtur "Severna Armija" (Armata e Veriut), e cila i ka kërcënuar me likuidim pjesëtarët serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pamfleti është shpërndarë në gjithë Zubin Potokun, ndërkohë që Policia e Kosovës është duke hetuar këtë rast.

"Jemi dëshmitarë të aspiratës së shqiptarëve për t'i përfshirë serbët nga Zubin Potoku në ushtrinë UÇK, ose FSK, në të njëjtën ushtri, e cila na ka vrarë fëmijë, gra dhe pleq në gjithë Kosovën. Nuk u lejojmë njerëzve të prishur të gjakut tonë, të cilët kanë pranuar këtë thirrje të jetojnë, punojnë dhe të jenë në Zubin Potok. Nuk do të lejojmë që atyre t'u ndihmojë komuna e Zubin Potokut në krye me kryetarin. Do t'ua thyejmë kockat. Ju ushtarë, takohemi shumë shpejt. Nuk mund t'u mbrojë as komuna, as policia", thuhet mes tjerash në pamflet.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, kapiten Besim Hoti, ka thenë se policia është duke e hetuar këtë rast dhe se për të është njoftuar Prokuroria.

E ndërkaq, një muaj para shfaqjes së këtij pamfleti dhe të të ashtuquajturës "Armatë e Veriut", Lista "Srpska" në Zubin Potok, pati ftuar të gjithë pjesëtarët e FSK-së të komunës së Zubin Potokut që të largohen nga FSK-ja, përndryshe, siç ishte kërcënuar "Srpska", "do të leqiten nga populli i Kolashinit".

"Sipas zakonit të vjetër të Kolashinit, "ata të mos thirren kurrë as në gëzime e as në ngushëllime, as në kishë e as në kafene, të shpallën të padëshirueshëm në të gjitha objektet publike, të injorohen në çdo hap, jetën e tyre lë ta vazhdojnë atje ku e kanë filluar me mendje fatkeqe, të turbullt dhe të perenduar. Në këtë mënyrë lojalitetin dhe përkushtimin ndaj shtetit tonë të vetëm, Serbisë dhe ndaj populllit tonë, do ta tregojnë të gjithë qytetarët e Zubin Potokut, si dhe bojkotin ndaj atyre kolashinasve të cilët do të përpiqen që të ardhmën ta kërkojnë në institucionin Ushtria e Kosovës". Me këto fjalë, Këshilli Komunal i Listës "Srpska" në Zubin Potok u është drejtuar qytetarëve të Zubin Potokut, me 10 janar 2018. "Srpska" në Zubin Potok, është deklaruar, siç thuhet, "për shkak të paralajmërimeve për aplikim të disa qytetarëve të Zubin Potokut për angazhim në Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilën ata e quajnë "ish-UÇK".

"Organizata terroriste - UÇK, nga e cila ka dalë FSK-ja është vetëm kontinuitet i një veprimi terrorist dhe antiserb. Angazhimi i njerëzve të rinj të komunitetit serb është vetëm dhënie e legjitimitetit një organizate që dëshiron të shndërrohet në Ushtri të Kosovës. Lista Serbe, pa të cilën në Kuvendin e Kosovës nuk mund të votohet formimi i kësaj kuaziushtrie ashpër e gjykon dhe me të gjitha mjetët demokratike e lufton formimin e saj. Të gjithë ata serbë që provojnë të hyjnë në FSK do të përballen me bojkot të ashper të bashkësisë serbe. Duke ditur se çfarë u ka bërë serbëve UÇK-ja dhe cili është qellimi i FSK dhe Ushtrisë së ardhshme të Kosovës, ua tërheqim vërejtjen qytetarëve dhe bashkombësve tanë se edhe në të ardhmën, me këtë akt të turpshëm të kyqjes në FSK, ata përcaktohen vetë ndaj popullit të vet dhe ndaj vitimave të së kaluarës, por edhe ndaj fëmijëve të vet, të cilët do të detyrohen, sikurse jeniqerët, që pushkët t'i kthejnë ndaj popullit të vet.

Zubin Potoku, komuna me zhvillimin më të madh ekonomik, me strukturën më të rregulluar, me një zhvillim të hovshëm në bujqësi, turizëm dhe me potenciale ekologjike, thërret qytetarët e vet që fuqinë e tyre ta drejtojnë nga zhvillimi i rajonit tonë dhe të heqin dorë nga aleancat me ata që nuk na e duan të miren. Qytetarët e Kolashinit duhet të tregojnë lojalitetin dhe përkushtimin vetëm ndaj shtetit të Serbisë dhe këta njerëz nëse nuk i thërrasin mendjes, do të injorohen në çdo hap, në bazë të zakoneve të vjetra të Kolashinit, nuk do të ftohen as në gëzime e as për ngushëllime, as në kish e as në kafene, do të shpallën të padëshirueshëm në të gjitha objektet publike dhe gjithkund", thuhej në një kumtesë për banorët e komunës së Zubin Potokut, të lëshuar nga Këshillit Komunal i Listës "Srpska" në Zubin Potok.

Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës aktualisht ka 103 pjesëtarë të nacionalitetit serb. Në mesin e tyre ka edhe pjesëtarë të komunës së Zubin Potokut. Dhe pikërisht për këtë arsye, në fund të nëntorit të vitit të kaluar një bombë ishte hedhur në shtëpitë e dy pjesëtari të FSK-së në Zubin Potok, ndërsa ishte bërë përpjekje për ta djegur edhe veturën e njërit prej tyre./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shfaqet ''Severna Armija'' në veri, kërcënon me likuidim pjesëtarët serbë të FSK-së
Shfaqet ''Severna Armija'' në veri, kërcënon me likuidim pjesëtarët serbë të FSK-së
https://4.bp.blogspot.com/-t1lu2f7f77E/Wotm1seIoDI/AAAAAAAACOw/G07tzLmDUMIvQFp8p0vw4XyhJrClyg2rwCLcBGAs/s640/auto_FSK_Parakalimi_per_pavarsis_201519063384.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-t1lu2f7f77E/Wotm1seIoDI/AAAAAAAACOw/G07tzLmDUMIvQFp8p0vw4XyhJrClyg2rwCLcBGAs/s72-c/auto_FSK_Parakalimi_per_pavarsis_201519063384.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shfaqet-severna-armija-ne-veri-kercenon.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shfaqet-severna-armija-ne-veri-kercenon.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy