Shqipëria do jetë nën pushtetin e kohës së keqe këtë javë, mbërrin i ftohti siberian

Reshje të dendura bore që kanë vijuar me intensitet gjatë gjithë natës kanë pushtuar të gjithë verilindjen e vendit duke shënuar trashësi bore deri në 50 cm. Në Rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, trashësia ka arritur në 10 centimetra. Makineritë borëpastruese nisën menjëherë nga puna për largimin e borës nga rruga dhe hedhjen e kripës.

Rruga e Kombit po mbahet në qarkullim të plotë dhe pa probleme, ndërsa në disa akse rurale ka vështirësi në qarkullim. Energjia elektrike ka pasur ndërprerje gjatë natës, si pasojë e erërave të forta.

Në zonat e Korçës, lëvizja me mjete të ulëta është e pamundur, sepse bora ka bërë të pakalueshme disa rrugë.

Ndërkohë që reshjet po vijojnë me intensitet prej 48-orësh, nga meteorologët parashikohet që edhe në fillim të javës, moti do të jetë me reshje të dendura bore.

Sa u përket reshjeve të shiut, që kanë dominuar në jug dhe perëndim të vendit ditët e fundit, duke filluar që nga dita e hënë, do të kenë intensitet më të ulët. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta.

Gjatë ditës së hënë, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 500 m mbi nivelin e detit.

Të hënën, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 5 / 12

Në vendet e ulëta: 5 / 12

Në vendet malore: -2 / 6 °C. (Lajmi.net)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria do jetë nën pushtetin e kohës së keqe këtë javë, mbërrin i ftohti siberian
Shqipëria do jetë nën pushtetin e kohës së keqe këtë javë, mbërrin i ftohti siberian
https://1.bp.blogspot.com/-7-_EER07esE/WoFFSZRG29I/AAAAAAAASdA/Vm1ZvPu9nlcuWewyeOOGleMJX0jE-mrgQCLcBGAs/s640/ftohte-ngrice-bore%2B%25281%2529.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-7-_EER07esE/WoFFSZRG29I/AAAAAAAASdA/Vm1ZvPu9nlcuWewyeOOGleMJX0jE-mrgQCLcBGAs/s72-c/ftohte-ngrice-bore%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shqiperia-do-jete-nen-pushtetin-e-kohes_12.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shqiperia-do-jete-nen-pushtetin-e-kohes_12.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy