Shqipëria favorite kryesore për të hyrë e para në BE, ja ç’do ndodhë me Berishën dhe Ramën

Nga Spartak Ngjela - Asnjë vend tjetër nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është më pranë se Shqipëria për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Por shqiptarët i ka gjetur rreziku i tyre i madh nga elitat politike të korruptuara të të dyja krahëve e politikës që nuk pranojnë të ikin.

Por do të ikin. Ja, mu sikur kanë ikur. Se procesi ka filluar konkretisht kundër tyre.

E gjithë Reforma në Drejtësi është formulim i ekspertizës juridike perëndimore për të larguar nga skena politike tërësisht këtë klasë politikë të korruptuar deri në palcë.

Por këta janë edhe injorantë edhe të liq.

Megjithatë Prokurorja e Përgjithshme dhe dy prokurorët, ai i Tiranës dhe ai i Elbasanit, e filluan këto ditë punën e tyre në funksion të goditjes së korrupsionit.

Procesi do të vijojë.

l.

Shqiptarët duhet ta dinë se vetëm Shqipëria është favorite kryesore për të hyrë e para në Bashkimin Europian. Sepse është bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor që e kushtëzon këtë gjë.

Sot janë dy shtete shqiptarë në Ballkan: Shqipëria dhe Kosova. Si mendoni ju që kjo nuk është përparësi? Sigurisht që po.

Shqiptarët janë pastaj të shpërndarë po kështu edhe në katër shtete të tjerë ballkanikë: në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi.

Por edhe Maqedonia shumë shpejt do të jetë një shtet shqiptaro-sllav, me shumicë shqiptare.

Pas kësaj edhe vetë Greqia është një shtet dykombësish: një shtet shqiptaro- grek.

Ja, kjo është situata. Po kjo situatë, përballë politikës amerikane dhe asaj gjermane, është krejt e krejt në favor të shqiptarëve.

Ka një interes amerikan dhe një interes gjerman për Ballkanin Perëndimor që kërkon të mbështetet në botën shqiptare ballkanike.

Ky tani është një imperativ për politikën amerikane, kurse klasa dirigjente e politikës shqiptare është kundër. Si gjithmonë në historinë e Shqipërisë.

Pikërisht për këtë edhe Uashingtoni, edhe Berlini, edhe Brukseli po presin Reformën kundër korrupsionit në Tiranë. Kjo Reformë është pa dyshim përmbajtja e likuidimit nga skena e politikës shqiptare të elitës politike të korruptuar.

Po shqiptarët ndërkohë po i sorrillasin pa produkt drejtuesit e vet politikë të korruptuar.

Dhe ky është e do të mbetet ngaherë një turp historik për shqiptarët, të cilët janë sorrollatur ligsht nga dymbëdhjetë pushtetarë të korruptuar që, pasi kanë vjedhur shtetin, kanë shtypur shqiptarët në çdo mjet, dhe, me ligësinë e tyre mendojnë se mund t’i shmangen ndëshkimit dhe shpronësimit nga Reforma në Drejtësi.

Por mundohen kot: nuk i shmangen dot ndëshkimit dhe shpronësimit. Kjo është tanimë një çështje e mbyllur. Kush nuk e kupton, është i metë në logjikë; kush e kupton por mendon se do t’i shmanget, ka rënë në iluzionizmin e një hajduti vocërrak që mendon se i vetëm mund të mundë një shtet.

ll.

Arrestimet e ditëve të fundit po e provojnë sak se ndërhyrja amerikane për emërimin e Prokurores së Përgjithshme, ishte një lëvizje efikase për Shqipërinë aktuale.

Janë dy drejtorë të përgjithshëm të drejtorisë së rrugëve që janë të arrestuar për korrupsion.

Por çfarë tregon kjo?

Kjo tregon se dy kryeministra të qeverive të fundit: Berisha dhe Rama, po shkojnë drejt penalizimit.

Pyetja që ngrihet këtu është kjo:

A ka pasur një korrupsion galopant në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve në Shqipëri?

Po. Kjo ka qenë drejtoria kampione e korrupsionit në Shqipëri; dhe tani këtë e di i madh e i vogël.

Një vjedhje e madhe ka ndodhur në Rrugën e Kombit; por edhe në shumë të tjera; kudo në të gjithë Shqipërinë.

Korrupsioni i rrugëve mendohet të jetë me një vjedhje që i kalon një miliardë dollarë. Kush i ka marrë, ku janë, dhe a do të merren sërish e të kthehen në favor të shqiptarëve këto pata, të cilët, si pasojë e korrupsionit, kanë mbetur si populli më i varfër i Europës?

Sigurisht që po. Edhe paratë janë gjetur, edhe hajdutët janë identifikuar.

Kurrë mos ju shkojë në mendje që një drejtor i përgjithshëm rrugësh mund të vjedhë në tendera e në investim rrugësh pa ministrin e transportit; dhe kurrë mos ju shkojë në mendje se një ministër mund të vjedhë në një investim shtetëror pa dieninë e kryeministrit, se i tillë është rregjimi ligjor administrativ.

Atëherë: çfarë mund të ndodhë më Berishën dhe me Ramën?

Po të provohen vjedhjet e ministrave të tyre të transportit; që të dy do t’i keni nën akuzë. Madje shumë shpejt.

lll.

Koha po bën përpara drejt modernizimit perëndimor të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi dhe ngritja e koshiencë shqiptate në Gadishullin Ilirik është një proces historik i pakthyeshëm.

Korrupsioni aktual shqiptar tani nuk mund të ketë më asnjë shpresë për të mbijetuar, kurse ristrukturimi i shtetit shqiptar do të ecë sipas kushtetutës së re që ka formuluar ekspertiza amerikano-gjermane.

Ndërkohë ka filluar tragjedia e korrupsionit shqiptar.

Fenomeni korruptiv i rrugëve është më i kapshmi dhe më skandalozi në këta 15 vjetët e fundit. Por korrupsioni ka qenë i përhapur kudo, në çdo aspekt të administratës shtetërore; madje edhe në arsim, edhe në shëndetësi.

Kudo janë blerë vendet e punës në administratën shtetërore shqiptare: një turp i paparë ky në Europë. Tamam një mendësi osmane dhe otomane në drejtimin e shtetit.

Por shqiptarët duhet të presin të qetë e të shohin ndëshkimin që po i vjen korrupsionit. Arrestimi i dy drejtorëve, në funksion të hetimit, është hapi i parë drejt likuidimit të korrupsionit kryeministror në Shqipëri.

Kurse vetë ndëshkimi i krerëve të korrupsionit, do të krijojë realisht optimizmin e qëndrueshëm të të gjithë shqiptarëve/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria favorite kryesore për të hyrë e para në BE, ja ç’do ndodhë me Berishën dhe Ramën
Shqipëria favorite kryesore për të hyrë e para në BE, ja ç’do ndodhë me Berishën dhe Ramën
https://1.bp.blogspot.com/-K4yTb3V-QyQ/WnxpDUcnvwI/AAAAAAAAR8g/gYt9THh2bVUuXWAsKUIzBmEuR2EkCh1ugCLcBGAs/s640/ngjela-1024x7362-751x540.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-K4yTb3V-QyQ/WnxpDUcnvwI/AAAAAAAAR8g/gYt9THh2bVUuXWAsKUIzBmEuR2EkCh1ugCLcBGAs/s72-c/ngjela-1024x7362-751x540.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shqiperia-favorite-kryesore-per-te-hyre.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shqiperia-favorite-kryesore-per-te-hyre.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy