Shqipëria ndër vendet më të rrezikuara në Evropë nga tërmetet

, Shqipëria ndër vendet më të rrezikuara në Evropë nga tërmetet

Një tërmet 4.3 ballë i shkallës Rihter goditi në orët e para të mëngjesit juglindjen e vendit.
Sipas Institutit të Sizmiologjisë, epiqendra e tij ishte 9 kilometra në veri të Ersekës. Për specialistët, për shkak të vendodhjes së saj Shqipëria bën pjesë në vendet me rrezikun më të lartë sizmik në Europë.
“Shqipëria bënë pjesë në brezin me aktivitete sizmike. Aktiviteti sizmik është shpeshherë i lartë. Në bëjmë pjesë në vendet me rrezikun më të lartë sizmik në Europë”.

Edhe pse disa shkencëtarë amerikanë e kanë vlerësuar vendin tonë me një normë risku prej 10 %, më të lartin në Europë, për sizmiologun Dushi pas periudhave me aktivitete të shtuara të tërmeteve të fortë që nga vitet ’80, Shqipëria ndodhet në periudhën me aktivitet të ulët të tërmeteve. Çka do të thotë që vendi ynë regjistron thuajse çdo ditë mikrotërmete të vogla, të cilët nuk kanë pasoja për vendin./Klan/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button